Unionit Evropian dhe të tjerëve - Kur do e kuptoni se Serbia është kancer i Ballkanit?!

Opinione

Unionit Evropian dhe të tjerëve - Kur do e kuptoni se Serbia është kancer i Ballkanit?!

Nga: Luz Tomaj Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 07:27
Luz Tomaj

Bashkësia ndërkombëtare, në të kaluarën, është ballafaquar me konflikte, në mes shteteve, me përmasa dhe pasoja të dimensioneve të ndryshme. Në kontinentin europian, konflikti i fundit ishte ai, në mes Serbisë agresive dhe Kosovës viktimë. Lufta e tmerrshme ndodhi mu në fund të shekullit të kaluar, në kohen kur, Bashkimi apo Unioni europian, ishte në fazën e zgjerimit dhe zhvillimit. Ndaj, përveç OKB-s, si Organizatë botërore, shumë aktivitete mbeten në duar të UE, si institucion kontinental.

Qëllimet e dialogut

Në këtë fazë të zhvillimit dhe civilizimit, të bashkësisë ndërkombëtare, forma më e preferuar, e zgjidhjeve të të konflikteve apo mosmarrëveshjeve ndërshtetërore është dialogu në mes palëve. Zakonisht, dialogët zhvillohen me ndërmjetësimin e institucioneve apo subjekteve ndërkombëtare - OKB,  UE apo edhe të ndonjë shteti të tretë. Gjithnjë, i vetëm qellim I dialogut është arritja e marrëveshjes me qellim të evitimit të konflikteve eventuale.

Gjatë, thuaja, një dekade, bëhen përpjekje për zhvillimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Procesi kishte kaheje të gabuara, kaheje te cilat e favorizonin Serbin dhe, përfundimi me ndonjë marrëveshje objektive, nuk shihet në horizont. Dialogu zhvillohej dhe, zhvillohet me ndërmjetësimin e UE dhe kohë pas kohe bëhen përpjekje për integrimin edhe të SHBA-ve. Në procesin e gjertanishëm, mendoi se, Kosova nuk e tregoi nivelin e pjekurisë së shtetit por, më shum befasohem me faktin se, as UE nuk tregoi mjaft vendosmëri, profesionalizëm dhe përkushtim për një zgjidhje të drejtë.

Çka kërkohet nga ndërmjetësuesit

Rrolin e ndërmjetësuesit, në një mënyrë, e krahasoi me rrolin apo postin e gjyqtarit. Këtë krahasim e bëj nga se, qëllimi i ndërmjetësuesit, duhet me qenë që, gjatë procesit, në çfarëdo dialogu,  drejtësia të vjen në shprehje. Që drejtësia të vjen në shprehje kërkohet profesionalizëm, sinqeritet dhe përkushtim. Që kjo të ndodhë, është e domosdoshme që të ilustrohet identiteti I palëve në dialog, përmasat e dëmeve të shkaktuara gjatë konfliktit – luftës dhe, premtueshmëria e palëve në të ardhmen.

E kaluara e palëve duhet të merret si argument relevant në dialog

Apeloi te ndërmjetësuesit t’ia lëshojnë një sy të kaluarës historike por edhe situatës aktuale. Për atë që, sadopak ka njohuri historike, Serbia, historikisht e ka patur në agjendë zhdukjen e shqiptareve. Nuk do shkoi më larg se nga viti 1912. Në fakt, pas largimit të Imperis otomane, me 1912 e riokupoi Kosovën. Gjatë asaj lufte, Serbia bëri kërdi ndaj shqiptarëve. Disponoi me mjaft informacione por, vetem po ua përkujtoi ndërmjetësuesve se, mu në nëntor të vitit 1912, Serbia bëri krim gjenocidial klasik kundër shqiptareve. Për krimet serbe raportonin mjetet informative evropiane. Përveç tjerash, raportonin DAILY CRONICLE,  Paris HUMANITE,  gazeta daneze RIGET,  Daily Telegraph dhe te tjerat.

Historia e njeh se, Kushtetuta serbe, e quajtur progresive, nuk vlente dhe nuk aplikohej në trevat shqiptare nga se, sipas urdhrit të qeverisë serbe, ligj dhe Kushtetuta, ndaj shqiptarëve ishin policia dhe gjykatat. Përveç vrasjeve masive, në agjendën e Serbisë ishte edhe shpërngulja e shqiptareve në Turqi dhe gjetiu. Shqiptarët e besimit islam, Serbia I urrente për shkak të përkatësisë kombëtare por edhe të religjionit. Për shqiptarët e krishterë, Serbia pohonte se gjoja mbajnë orientim austrohungarez.

Në vitin 1937, Vasa Qubrilloviqi, anëtar i Akademisë serbe por edhe Ruse, e çartoi Qeverin serbe dhe propozoi që Serbia ti shpërngul shqiptarët nga treva e Kosovës, duke marr si shembull se - në se Gjermania i largon Hebrenjtë, në se Rusia shpërngul miliona njerëz nga një trevë në tjetrën, nuk do të ndodh ndonjë luftë në se Serbia I shpërngul disa qindra mijë shqiptarë. Procesin e shpërnguljes e ndali fillimi I Luftës II.

Pas Luftës II, betejën kundër kosovarëve, e vazhdoi A. Rankoviqi gjerë në vitin 1967. Tek pas largimit të Rankoviqit, kosovarët, në kuadër të ish Jugosllavisë e panë sadopak dritë. Por, në fillim të tetëdhjetave, në sipërfaqe doli Kasapi I Ballkanit – Millossheviq dhe shpresoi se UE ka njohuri për krimet serbe gjenocidiale. Përveç vrasjeve të 12-13.OOO kosovarëve, ndodhen mbi 20.000 dhunime, nën presion, diku gjysma e kosovarëve e braktisen trevën e vetë. As sot e kësaj dite, Serbia nuk tregon vendin e kufomave të pagjeturve...

Po sot çka po ndodhë

Serbia pretendon se edhe aty ku një serb gjendet, duhet të quhet Serbi. Një gjë e tillë është vazhdimësi e politikes Millosheviqiane. Nuk është befasi, nga se edhe Kryetari aktual dhe kryeparlamentari I Serbisë ishin bashkëpunëtor të ngushtë të Millosheviqit famëkeq. A vëren fare UE se çka po ndodhë edhe sot e kësaj dite në Ballkan. A nuk është Serbia kancer I Ballkanit?!!! Në një anë, Kosoven akoma e konsideron si pjesë të Serbisë dhe, kërkon njëfarë Asociacioni të komunave serbe.... ndërsa, për shqiptarët, brenda kufirit të Serbisë as që mund të flitet! Falë politikes serbomadhe, tani pretendohen konflikte në Bosnje, qëllimi I të cilave është ndarja e Republika sërpska që ti bashkëngjitet Serbisë. Iniciohen konflikte të ndryshme në Mal të Zi, ku Serbia pretendon ta okupoi. Serbia nuk zgjedhë mjete as mënyra. Përpiqet ta fshehë dorën - I shtynë liderët fetar serb që të krijon turbullona, pas të cilave qëndron politika serbe.

Ishin këto vetëm disa të dhëna, por të pamohueshme, të cilat UE dhe kushdo që ndërmjetëson, nuk mund ti anashkalon.

Këtë artikull, përmes rrjetit elektronik, do ua dërgoi UE dhe DASH-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat