Kur të dhemb shpirti dhe të djeg zemra?

Opinione

Kur të dhemb shpirti dhe të djeg zemra?

Nga: Adem Bytyqi Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 20:01
Autori

109 vite shtet Shqipëria. Shqipëria vendi më i pasur në rajon. Shqipëria vendlindja Gjergj Kastriotit Skënderbeut, heroit të të gjitha kombeve Evropiane.

Shqipëria foleja e shqiponjave dhe e popullit më të vjetër në Evropë.

Shqipëria PERLA e rajonit e rrethuar gjithandej me det.

Shqipëria vendi me rezervat më të mëdha të “ARIT TË ZI”, në rajon.

Shqipëria vendi me numrin më të madh të azlikërkuesve në botë, për shkak të kushteve të rënda për punë e jetë.

Për se gjitha të këqiat që përjeton populli shqiptarë, nuk është fajtore Shqipëria dhe mungesa e RESURSEVE natyrore të Shqipërisë, por Qeveritë njëra pas tjetrës.

E vetmja Qeveri në Evropë e cila e shpopullon vendin e saj, për të jetuar vetë mirë e populli keq është Qeveria aktuale shqiptare.

Shqipëria, në të cilën thujase për çdo ditë merr jetë njerëzish: Drogë, papunësi, varfëri dhe hakmarrje.

Shqipëria e ditëve tona, Shqipëria për të cilën çdo shqiptari i dhemb shpirti dhe i kallet zemra, për ta parë ashtu siç do ta meritonte, si ZVICREN E BALLKANIT, në të cilën do të donin të vinin shtetasit e shtetëve tjera për të punuar dhe jetuar e jo qytetarët shqiptarë ta boshatisin këtë vend të mrekullueshëm dhe me pasuri natyrore të jashtëzakonshme.

Në çdo hap has bukuri magjepsëse, të cilat të nxisin ndjenjen e dashurisë, për ta dashur dhe vizituar sa më shpesh Shqiprinë, këtë vend të bukurive përrallore ,të cilat vetëm PERËNDIA ka ditur dhe ka dashur për t'ia dhuruar!

Lutemi, që pas kaq vitesh keqqeverisje të Shqiprisë, më në fund në krye të Shqiprisë të vije një qeveri e cila do të krijojë kushte për një jetë dinjitoze të qytetarëve shqiptarë dhe ta ndërpres trendin e ikjes jashtë vendit të qytetarëve shqiptarë. Por jo vetëm kaq, me ngritjen ekonomike të vendit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve t'i josh që në Shqipëri të këthehen edhe ata qytetarë shqiptarë , të cilët e kanë lëshuar vendin për shkak të pa punësisë dhe varferisë .

Këtë e meritojnë qytetarët e Shqipërisë, të njërit ndër vendet më të pasura me resurse natyrore dhe më të mrekullushëm me bukuri të rralla magjepsëse natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat