Veriu i Mitrovicës, oazë e krimit dhe e korupsionit

Opinione

Veriu i Mitrovicës, oazë e krimit dhe e korupsionit

Hysni Gashi Nga Hysni Gashi Më 10 dhjetor 2021 Në ora: 22:40
Policia e Kosovës

Si studiues i sigurisë, çdo herë kam shprehur breng dhe shqetësim për sigurinë në veri të vendit e në tërë Kosovën, nga grupet kriminele serbe me ndikim të fuqishëm ne vend.

Mirëpo ato grupe që vepruan të lirë për 21 vite, nuk do të mund të fuqizoheshin pa e patuar ndëlidhjen me Prishtinën. Ndonëse kjo pjesë shqiptare ishte e pushtuar e në shërbim të tyre që vepruan të lirë e të pavarur dhe u pasuruan në mënyrë të jashtëligjshme dhe koruptive.

E krejt kjo ndërlidhje e tyre siç u dëshmua edhe tani nga SHBA-të, ishte me krerët e partive politike e qeveritë njëra pas tjetrës ne Prishtinë. Ndonëse me mbi 61 tenderë e të punësuar në institucionet në Prishtinë e të mirëpritur e të respektuar e previligjuar nga kryeministrat shqiptare siç i kemi parë.

E për me keq ketë pjesë shqiptare e vendosen grupet kriminele oazë të krimit dhe të korrupsionit e pa sovranitet e të ndarë nga jugu dhe veriu.

E për me tepër se kaq edhe ndonjë aksion i forcave të rendit që ishte zhvilluar nga Prishtina në veri, ishin vetëm sa për populizëm e për pushtetin e tyre.

Prandaj falënderues e mirënjohës SHBA-së e në veçanti presidentit të saj z.Joe Biden që i futi në listë të zezë këta kriminele në krye me Zvonko Veselinoviq,Zharko Veselinoviq, anëtarë të grupit Zheljko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq dhe Milivoje Vuloviq.

Mirëpo nuk do të ketë paqe e prespektive pa i futur edhe bashkëpunëtoret e tyre në Prishtinë.

Me ç’rast të çlirohet një herë e mirë veriu i vendit e Kosova nga këta kriminelë, që po e mbajnë peng veriun e vendit dhe tërë Kosovën dhe qytetarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat