Berisha- Harpagoni që zgjidhi qesen e nëntokës për foltoren.

Opinione

Berisha- Harpagoni që zgjidhi qesen e nëntokës për foltoren.

Nga: Azgan Haklaj Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 13:13
Azgan Haklaj

Kjo që shihni ne vidio është përpjekja e shëmtuar për ta rrëmbyer PDSH-së, pikërisht në ditëlindjen e saj dhe për ta shitur si rithemelim.

Kjo platformë kriminale e sponsorizuar me miliarda para korrupsuioni, shoqëruar me shpërdorim të vulës logos e stemës, fallsifikim firmash e mbushje fiktive të kutive me formularët e sondukut të Palokës, mbështetur nga nëntoka dhe trekëndëshi i Bermudës është fundi teatral i Berishës dhe Berishizmit për të zhbërë historinë e partisë misionare të Kombit Shqiptar dhe për të krijuar një parti antiperëndimore, antieuroatlantike ,konkretisht kundër SHBA-së.

Purga bolshevike nuk e fshin dot realitetin historik sepse tashmë skenari është dekriptuar e dekonspiruar publikisht.

Çfarë komedie?!

Çfarë antipodi midis fjalimeve “parimore” ,në emër të “moralit” të folsëve që piskasin me pompozitet dhe pamjeve groteske para dumbabistëve që shihni duke i mbështetur në çmendurinë e tyre regjizorin dhe aktorët      e kasaj telenovele me ovacione frenetike.

Tartufi ynë ju drejtue solemnisht SHBA-së:

O ma hiqni shpalljen non grata ose do ta vazhdoj betejën deri në fund!

Çfarë kamelaoni?!

Nga njëra anë thotë e kam dërguar çështjen në gjygj, nga ana tjetër kërcënon publikisht superfuqinë botërore në kryefoltoren e stadiumit kombëtar të sponsorizuar nga shuma marramendëse parash.

Çfarë marrëzie?!

Berisha sulmoj ambasadoren amerikane në mënyrë të paskrupullt duke e cilësuar si e ardhur nga Moska dhe jo nga Uashingtoni.

Çfarë parodie e turpshme teksa sheh një komision hajnash që përpiqen të grabisin historinë 31-të vjeçare të PDSH-së?!

Çfarë deshtimi i turpshëm?!

Ekzibicionizmi i “kauzës” dhe karakterit të egoncentrikëve berishistë  u shfaq publikisht.

Si kanë moral të dalin e të kapërdisen në media e të na mbajnë leksione të gjata demokratike rasputinët berishianë të cilët u damkosën publikisht si hajdutë amatorë.

Sigurisht që para këtyre pamjeve komediane do të reagojnë fuqishëm të gjithë demokratët e Shqipërisë, madje edhe ata që janë mashtruar nga Tartufi Berisha dhe do të vijnë në sofrën e bashkimit me dt 18-të dhjetor.

Tashmë duket qartë se zjarri antiamerikan i nostalgjikëve u fik si flakë kashte.

Strategjia kriminale shterroj në mënyrë tragjikomike.

Me dt 18 dhjetor një parti një kuvend.

Një parti properëndimore, euroatlantike, aleate e kampionit të lirisë dhe demokracisë perëndimore SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat