Showbizi i ‘Tukulukave’ të supermenit Naim Abazi..!

Opinione

Showbizi i ‘Tukulukave’ të supermenit Naim Abazi..!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 15:00
Ismail Muqiqi

30 vite pa ndërprerë Naim Abazi të cilit nuk i dihet CV se a është mjek me profesion apo këngëtar, apo boss i marketingut, të biznesit apo patriot i madh i cili në momentet e duhura rreshtohet pas UÇK-së. E do edhe Ibrahim Rugovën, por gjithmonë loti i pikon për nënën Shqipëri. Ky Naim Abazi në kohë dhe momente të duhura për interesat e tij, ka ditur të rreshtohet aty ku popullit i dhemb zemra më së shumti. Derisa ishte Kosova e okupuar nga regjimi serb ky Naim Abazi organizoi mbrëmje dhe koncerte nëpër vende të ndryshme të diasporës aty ku shqiptarët punonin, dhe jetonin, por gjithmonë ëndrrën dhe dhimbjen e kishin për atdheun Kosovën. Më kujtohet viti 1993 në kufirin Kosovë-Maqedoni aty ku qëndronin policia serbe kisha rastin ta shoh Naim Abazin duke u kthyer nga diaspora sigurisht me bakshishet e majme nga shqiptarët gjithandej Evropës, duke iu përkulur milicëve serbë në vendkalimin kufitar në Bllacën e mallkuar. Por, Naim Abazi ka ditur të notoi. Ky nuk u ndal asnjëherë, preku pulsin e shqiptarëve, diti tu qëndroi afër biznesmenëve, të kohës dhe kështu disa vite ishte moderator i “Telebingos” përmes të cilës rinia shqiptare e Kosovës manipulohej. Më vonë doli se pronarët e kësaj telebingo e cila falimentoi kishin bërë shkelje të ligjit përmes pastrimit të parasë me të cilët kishte punë edhe drejtësia [ligji], por Naim Abazi sigurisht se nuk u nda keq nga ky biznes profitabil duke fituar para të majme dhe benifite tjera. Ky tani edhe pas luftës diti të rreshtohet duke bërë kalkulime më të ndryshme për interesat e veta. Tani përmes të ashtuquajturit “Odeon” Naim Abazi e ka gjet veten herë duke përfituar nga marketingu i shoëbizit të kompanive më të ndryshme të cilat ky i hulumton për interesat e tij. Ky edhe pse është “patriot i madh” nuk qanë kokën kur përmes Odeonit të tij biznesor u bënë marketing kompanive të ndryshme shumica prej tyre përmes ndërtimeve te objekteve banesore, pallateve tjera, me vite nuk u dihet pronari i vërtet, prejardhja e parasë dhe kush qëndron pas tyre. Ky Naim Abazi edhe pse deklarohet si humanist veten e reklamon si mjek [doktor] duke qarë lot “krokodili” për misionin e “Hipokratit”. Mjerisht ky nuk ka pasur kohë të mirret me profesionin e mjekut pasi që interesi i shumëfishtë është në anën tjetër të shoëbizit. Ky Shoëbizi i Naim Abazi [Odeon] i cili përbëhet kryesisht nga familjarët dhe miqtë e tij po vazhdon telenovelën vite me radhë përmes [Tukulukave] me humorin e tyre primitivë dhe banal për mentalitetin e kohës. Naim Abazi ka sens që t’i mbaj afër edhe politikanët me ndikim. Kështu sa herë që e kërkon nevoja apo kur afrohen zgjedhjet ky emisionin e tij Odeon di ta shndërroj edhe në rrjedhat e politikës. Kështu ky në prag të zgjedhjeve të fundit, u mundua tu ndihmoj disa figurave të cilët kishin pretendime për tu bërë faktorë në politikë, por mjerisht i dështoi falli. Këtij i intereson vetëm paraja pavarësisht se çfarë është karakteri i pronarit të biznesit dhe e kaluara e tyre. Tani kohëve të fundit këtë Naim Abazin po e pengojnë edhe rinia me mjekra për çka para pak ditësh kishte propozuar që ata të shkojnë në Arabi. Ky është Naim Abazi i Tukulukave të cilët përmes teksteve dhe fjalorit banal, primitiv po i servon audiencës emision për të argëtuar dhe “edukuar” rininë me antivlerat e tij. Më thotë mendja se dy përfituesit më të mëdhenj që ditën t’i imponohen politikës dhe rrethanave ekzistuese ishin dy figura Naim Abazi me shoëbizin e tij 30 vjeçar nga i cili u pasurua shumë!... Dhe Ilir Shaqiri, i heshtur por me benifite të mëdha financiare. Prandaj është e dhimbshme për këtë popull që në shekullin e 21 të argëtohen “me përrallat” e Naim Abazit dhe shumë të tjerëve. Kësaj radhe vetëm kaq. Por kam edhe shumë për të thënë por ndonjëherë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat