Edi Rama në kthetrat e Gebelsit serb

Opinione

Edi Rama në kthetrat e Gebelsit serb

Nga: Daut Kelmendi Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 19:18
Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama

Gebels  në qeverinë e Hitlerit kishte të njëjtën pozitë që e kishte Vuqiqi në qeverinë e kriminelit Milosheviq, të dy ishin ministra për propagandë dhe informim. i serb gjatë luftërave në ish Jugosllavi deklaronte : Çdokush që vranë një serb në do ti vrasim njëqind prej tyre. Mentori dhe babai i tij politikë krimineli i dënuar nga Gjykata e Hagës Sheshel deklaronte: Nëse NATO bombardon Serbinë, më nuk do të ketë shqiptarë në Kosovë!

Ne do ti vrasim të gjithë! Është për çudi që it serb askush në Evropë nuk ia përmend pozitën dhe rolin që kishte në qeverinë e kriminelit Milosheviq si dhe kontributin e tij në masakrat që ndodhen. i serb i mohon të gjitha masakrat dhe gjenocidin në Kosovë sepse vetë ishte bashkëpjesëmarrës në to.

Serbët historikisht i kanë urryer shqiptarët, jo se ata iu kanë bërë ndonjë të keqe, por vetëm e vetëm për të i robëruar e për t`i dëbuar nga trojet e tyre shekullore. Shqiptarët i paraqitnin si njerëz jo të civilizuar herë me bishta më të mëdhenj e herë më të vegjël siç bënte Vlladan Gjorgjeviqi etj, duke insistuar se nuk meritojnë shtet, por tokat e tyre duhet të ndahen në mes të Serbisë, Greqisë e Malit të Zi. I njëjti diskurs i urrejtjes serbe ndaj shqiptarëve vlen edhe sot. Në shumë sondazhe që janë bërë nëpër Serbi, në pyetjen se kënd e urreni më shumë prej popujve të Ballkanit, ata kanë deklaruar se më së shumti i urrejnë shqiptarët . Pra ky diskurs serb ka mbetur i njëjtë si para 150 viteve.

Duke e ditur se Serbia në Kosovë ka kryer afro 400 (katërqind) masakra në të cilat janë vrarë 15.000 ( pesëmbëdhjetë mijë shqiptarë) ku në mesin e tyre ishin 1.500 ( njëmijë e pesëqind ) fëmije , kurse ende figurojnë mbi 1.600 ( njëmijë e gjashtëqind ) të zhdukur, 20.000 ( njëzet mijë ) gra e vajza të dhunuara, 45. 000 ( katërdhjetë e pesë mijë) të plagosur e sakatosur të cilët për çudi askund nuk përmenden.

Të gjitha këto të regjistruara në dosje të trasha. Të gjitha këto sipas Gebelsit serb nuk kane ndodhur. Në Serbi ndodhen 16 (gjashtëmbëdhjetë ) varreza masive për të cilat BIA serbe i din mirë lokacionet e tyre. Gebelsi serb kërkon nga shqiptarët që të tregojnë vendndodhjen sepse ky monstrum kinse nuk e dinë ku ndodhen kurse i ka të gjitha para vehtes të regjistruara nga shërbimet informative serbe.

Një mijë shqiptarë të vrarë në Kosove ( një pjese e të cilëve iu ishin marrë organet për transplatim ) u transportuan në Serbi me rimorkio e frigo nëpër varreza masive, edhe këto Gebelsi serb i mohon e Evropa hesht. Po të kishte ndodhur që shqiptarët të kishin bërë këso krime ndaj serbëve, do të shpalleshin si populli më BARBAR në botë pas luftës së dytë botërore. Por ja që Evropa hesht e kërkon nga ne që këtë gjenocid ta harrojmë, bile bile kërkon që ta shpërblejmë ne Serbinë duke formuar një Serbi të vogël brenda Kosovës me “Zajebnicën”.

Po më kujtohen fjalët e të madhit At Gjergj Fishta , i cili i zhgënjyer, kësaj Evrope iu kishte drejtuar me : “oj Evropë oj k*va plakë”. Kjo Evropë që propagandon drejtësi për të gjithë njerëzit, na ka mbyllë në kafaz të hekurt sikurse të ishim të gjithë të infektuar nga EBOLLA , dhe po te dilnim jashtë Kosovës do të infektonim të tjerët. Çfarë marrëzie, një popull që historikisht dihet se është një prej popujve më të vjetër në Evropë, po trajtohet në mënyrën më çnjerëzore duke ia pamundësuar lëvizjen e lirë.

Rama për të arsyetuar tradhtinë që po u bënë shqiptarëve, po e merr për shembull nënshkrimin e marrëveshjes Francë - Gjermani për qymyrin dhe çelikun që i parapriu marrëveshjes për formimin e BE-së. Unë do të pyesja zotin Rama se a do të ulej në tavolinë Franca me Gjermaninë nëse përballë tyre do të ishte Paul Jozef Gebels? Dihet se kjo nuk do të ndodhte me asnjë kusht. Francezët u ulën përballë gjermanëve sepse Gjermania i kishte pranuar krimet që i kishte bërë dhe kishte filluar të paguaj dëmshpërblimet shteteve të dëmtuara. Ti po ulesh me Gebelsin serb i cili nuk i pranon krimet që i ka bërë, e për të paguar dëmet që i ka shkaktuar Kosovës, as që do të dijë . Ti po solidarizohesh me të dhe krimet e tij, duke kërkuar nga shqiptarët e Kosovës që ti harrojnë ato.

Nëse marrëveshjet e nënshkruara në mes të Ramës dhe Gebelsit serb realizohen atëherë Shqipëria do të shndërrohet në VAZAL të Serbisë. Shqipëria për një kohë të shkurtër nuk do të jetë në gjendje të prodhojë e as të shesë asgjë, sepse do të vërshohet nga prodhimet serbe që me DAMPING çmime do të jenë shumë më të lira kështu që dalëngadalë do të shuhet e gjithë prodhimtaria e shtetit shqiptarë. Fabrikat e falimentuara dhe pronat e ndryshme do ti blejë Serbia me çmime qesharake e në këtë mënyrë do të bëhej hisedare në shtetin shqiptarë.

Serbia është jetësisht e interesuar pavarësisht nga çmimi, ta blejë me para ruse limanin e Durrësit e këtë do të ia mundësoj Gebelsit serb vëllai i tij Rama nëse këtë ia lejon populli shqiptarë. Nëse rinia shqiptare nuk reagon në mënyrë efektive duke e larguar njëherë e mirë nga pushteti Edi Ramën, atëherë e vetmja alternativë iu mbetet gurbeti dhe shpopullimi i Shqipërisë e këtë si duket e synon Serbia me Edi Ramen . Edhe tani situate ekonomike në Shqipëri është katastrofale me këtë qeveri klepto mafioze që fati i popullit dhe i shtetit shqiptarë nuk i intereson fare. Çdo ditë e qëndrimit të kësaj qeverie në pushtet, do ti sjellë me këto marrëveshje dëme te pa riparueshme shqiptarëve, prandaj mbetet si obligim i të gjithë intelektualëve kudo që janë, të punojnë ditë e natë që këtë qeveri me Ramën në krye që askush nuk e donë përveç Serbisë, ta largojë sa më parë që dëmi të jetë më i vogël, përndryshe dëmet që do ti shkakton kjo qeveri do të sjellin në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit shqiptarë.

Nuk ka shqiptarë në botë me gjak shqiptari që mundë të pranojë këtë TRADHTI që po e bënë Edi Rama duke faktorizuar e favorizuar Serbin sikur të ishte ai vetë serb. Rama me këto veprime të tij po kërkon që plisin shqiptarë ta zavendësojmë me shajkaqën serbe. Me këto veprime Rama ia ka siguruar vetës një vend meritorë në Serbi për meritat dhe kontributin që ka dhënë për nënën Serbi! Në fund më duhet të them se shqiptarët historikisht gjithmonë kanë ditur si të veprohet ndaj tradhtarëve. Tani për tani e vetmja dritë në horizont po duket të jenë protestat gjithë popullorë të cilat duhet të përkrahen dhe masivizohen çdo ditë e me shumë duke i hedhur këto marrëveshje të Gebelsit serb me Edi Ramen në plehrat e historisë aty ku edhe e kanë vendi

Si përfundim:

- Kuvendi Shqipërisë duhet të mblidhet dhe të i diskutojë këto marrëveshje, dhe në fund si të dëmshme për shtetin ti hedhë poshtë.

- Kuvendi i Kosovës te deklarohet qartë se këto marrëveshje në mes Serbisë dhe Shqiprisë, janë të dëmshme dhe e minojnë pavarësinë e Kosovës.

- Akademitë e të dyja shteteve të deklarohen për këto marrëveshje si tejet të dëmshme për Shqiprinë dhe Kosovën dhe si të tilla të shpallen NUL.

- Organizatat studentore të Shqipërisë dhe Kosovës të diskutojnë për këto marrëveshje dhe në mënyrë ultimative të kërkojnë që këto marrëveshje të dëmshme të shpallen të pavlefshme.

- Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës së bashku të kërkojnë nga Serbia që në ndryshimet e tanishme kushtetuese të hiqet Kosova nga preambula e kushtetutës së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat