Qeverinë Kurti po e kritikojnë milionerët

Opinione

Qeverinë Kurti po e kritikojnë milionerët

Nga: Adem Bytyçi Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 19:16
Adem Bytyçi

Qeverinë Kurti po e kritikojnë ata deputetë dhe deputete të cilët e kanë keq qeverisur vendin jo më pak se 21 vite dhe janë përgjegjësit e vetëm për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, madje edhe për krizën energjitike .

Me këtë nuk kisha thënë se Qeveria aktuale të amnistohet nga përgjegjësia për krizën energjetike në vend, por mënyra si po sulmohet nuk është e drejtë dhe qëllimi nuk është i moralshëm, sepse bëhet nga shpresa se kështu ata që kritikojnë mund të vijnë më shpejt në pushtet!!!...

Situatën e bënë edhe më të neveritshme kur qeverinë e kritikojnë dhe e sulmojnë ata deputetë të cilët janë bërë milionerë dhe kanë krijuar pasuri marramendëse gjatë kohës sa kanë qeverisur (keq qeverisur) vendin, e të cilët shpresojnë në rrëzimin sa më të shpejtë të Qeverisë Kurti, për t'iu kthyer vetë pushtetit me qëllim që t'i shpëtojnë ballafaqimit me ligjin për t'i arsyetuar gjithë ata pasuri marramendëse të krijuar nga burimet e dyshimta të paligjshme.

Madje, këta që po kritikojnë për mungesë energjie, e dinë se kur ishin në pushtet, pikërisht njëri ndër shkaqet kryesore të mos investimeve të jashme ishte edhe mungesa e energjisë, pse këta atëherë nuk bënë asgjë për ngritjen dhe modernizimin e kapacitetëve energjetike në vend, e tani, janë aq të shfernuar në kritika kundër qeverisë Kurti, për mungesë energjie.

Edhe pse akoma nuk dihet saktësisht, se defekti në KEK, i cili i ka shkaktur ndërpreje të energjisë elektrike dhe evitimi i tij kushton mbi 230 mijë euro, dyshohet se është një sabotim i qëllimshëm në adresë të qeverisë Kurti, për mungesë energjie.

Është tëpër më rëndësi, që pas evitimit të defektit në fjalë të stabilitetit teknik në KEK, të cilët me një komunikatë për të sqaruar se ky defekt ishte i pa qëllmshëm apo ishte i qëllimshëm sabotim për ta pasur si një burim të rrejshëm, të padrejtë me qëllim që të fajësohet Qeveria Kurti ...

Se këndejmi: Vetëm të bashkuar pozitë-opozitë mund të gjejnë një zgjidhje optimale për ta zbutur sado pak këtë krizë energjitike nga e cila nuk përjashtohen as vendet larg më të zhvilluara se Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat