Atë që e ka bërë zoti DioGuardi për Dardaninë, asnjë shtet nuk ka mundur ta bëjë

Opinione

Atë që e ka bërë zoti DioGuardi për Dardaninë, asnjë shtet nuk ka mundur ta bëjë

Nga: Hafiz Shala Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 00:11
Joe & Jill Biden iu dergojne Kartoline me urime per Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2021, familjes se DioGuardi

Lobi Shqiptar në SHBA në krye me zotin DioGuardi dhe zonjën Sherley Cloys-Dioguardi

përmes Kongresit dhe Senatit, për herë të parë bënë me dije se ku gjindet Dardania, deri athere e panjohur për ta dhe popullin amerika

Do të deshiroja që t’i veçoja disa detaje me theks të veqant në momentet kur mund të ndodhnin kthesa edhe negative po mos te ishim syçelë e kujdestarë në shërbim të çështjës shqiptare dhe asaj dardane në veçanti kur flitej për fatin e saj dhe kur rreziku i rrinte si shpata e Demokliut mbi kokë nga armiku i ynë i papërmirësuar, Serbia agresore e gjenocidale.

Do të dëshiroja t`i cek disa momente interesante për opinionin dhe lexuesit tuaj të ndëruar gjatë kësajë periudhe tani 32 vjeqare që nga themelimi i Lobit Shqiptaro apo Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane vitin 1989.

Zoti DioGuardi i pa frikësuar dhe i pa i dëshpëruar nga humbja për t’u zgjedhur për herë të tretë, ai përseri garon për Kongresmen duke e ndërruar distriktin e tij për të vazhduar lobimin në Kongres edhe në administratën e Gorge H. Bushit të vjetër që në emër të shqiptarëve në ish Jugosllavi, posaçërisht të atyre në Dardani t’i adresojë të padrejtat elementare, nacionale dhe arsimore, të cilat ushtrohen ndaj tyre nga rgjimin komunist Jugosllav.

Ai me devotshmëri bashkë me stafin e tij, të paguar nga Lobi Shqiptar, e ka intesifikuar presionin ndaj Departamentit të Shtetiti orientuar pro-serb duke organizuar demonstrata masive, konferenca për shtyp dhe kështu duke e përgatitur kauzën shqiptare përmes deklaratave publike për miqtë dhe kolegët e tij të shumtë në Kongres dhe Senat.

Në shkurt të vitit 1991, gjatë një dëshmie nga ana e DioGuardit para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan i udhëhequr nga bashkëkryesuesit, Senatorët Joe Biden dhe Claiborne Pell, duke e paraqitur për herë të parë lëndën për pavarësinë e Dardanisë sipas ligjeve ndërkombëtare, njëherit duke e krahasuar Millosheviçin me Hitlerin, Stalinin, Sadam Hyseinin si “Sadam të Serbisë”, ia doli që ta rikthejë bindjën e tyre se për Dardaninë e vetmja zgjedhje e qëndrueshme, është pavarësia e saj nga Serbia.

Në prill të vitit 1990, Lobi Shqiptar sponzoron delegacionin e liderëve dhe intelektualëve nga Dardania i kryesuar nga Dr. Ibrahim Rugova për të dëshmuar kundër okupimit të Dardanisë nga ana e Millosheviçit në një degjim në Ushington dhe duke e organizuar darkën historike në hotelin “Sheraton” në qytetin e Neë Yorkut me pjesëmarrjen e 2700 shqiptarëve duke e “Pshendetur Lirinë dhe Demokracinë e Dardanisë”.

Më 1990 është organizuar dëgjim në Kongresin Amerikan i sponzirzuar dhe udhëhqur nga Kongresistja me origjinë serbe, Helene Delich Bentley në të cilin ka marrë pjësë DioGuardi, Dr. Ibrahim Rugova, nga Dardania dhe përfaqësuesit serb, intelektual, klerik dhe vetë Dobrica Qosiq (nënshkruas i “ Naçertanjës” pamflet të cilin Dioguardi e ka përkthyer në gjuhën angleze dhe sot gjendet në bibliotekat e Kongresit dhe Senatit), siq e quajnë serbet,”babai i kombit serb”.

Kongresistja Bentley e udhëhiqte këtë dëgjim dhe në një moment kur zoti DioGuardi në mënyrë agresive i paraqiti masat represive të pushtetit të Millosheviçit ndaj mohimit të të drejtave elementare të shqiptarëve, duke ua mbyllur shkollat, universitetet, largimet masive nga puna, kontrollimet e spitaleve dhe masava tjera represive duke ua ndaluar edhe përdorimin e gjuhës shqipe, ajo iu drejtua DioGuardit se, mos po e teproni sepse shqiptarët në shtepitë e tyre mund ta flasin gjuhën shqipe në familjet e tyre dhe i drejtohet më fjalë se, a nuk mjaftonë kjo zoti DioGuardi?

Merreni me mend në shekullin 19-të zonja Kongresiste, Helen Delich Bentley iu drejtua zotit DioGuardi se “po hedh benzin në zjarr me paraqitjet e tua”, duke iu drejtuar atij me këto fjalë dhe duke e pyetur: “Zoti DioGuardi, sa të paguajnë ty shqiptarët për t’i mbrojtur ata?” Ky iu përgjigj: “Zonja kongresmene, une jam shqiptar etnik dhe në damarët e mi rrjedh gjaku i shqiptarit prandaj une nuk paguhem asnjë cent, une punojë për kombin tim ashtu sikur edhe t’i që punon për kombin tënd”.

Me 1996, zonja Sherley Cloys- DioGuardi, deshmoi në emër të Shqipërisë në një degjim të cilin e kishte sponzoruar Nicholas Gage, Keyetar i Lobit Grek në SHBA për themelimin e Federatës Panepiriotike në Shqipërinë Komuniste duke kërkuar përmbysjen e Qeverisë së Berishës.

Nicholas Gage, ka migruar në SHBA që nga viti 1949. Ka studiuar gazetarinë pran Universitetit të njohur Columbia dhe ka punuar për The Neë York Times si gazetar investigativ, njëherit Kryetar i Lobi Grek i cili ishte shumë i fortë finaciarisht, por edhe politikisht duke u influencuar në politikën amerikane dhe që nga atëherë punonte dhe bashkëpunonte me Kongresmenë e Senatorë që ishin në krah të Serbisë dhe po ashtu me qeveritë serbe, pasi faktikishtë Lobi serb nuk ka qenë i organizuar sikur ai grek, kroat e shqiptar.

T’ua përkujtojë lexuesve se, Keyetari i Lobit Grek Nicholas Gage e kishte kushtëzuar këtë dëgjim duke kërkuar që asnjë shqiptarë nuk mund të jetë në panel si pjesëmarrës në diskutim.

Duke e vërejtur pamundësinë e një pjesëmarrjeje qoftë edhe të zotit DioGuardi si shqiptar, atëherë iu drejtuam Kongresmenit Benjamin Gilman( tani i ndjerë) që të ndërhynë dhe i propozuam që zonja Sherley Cloys t’i përfaqësojë shqiptarët në këtë degjim. Fal Kongresmenit Gilman që ishte në përkrahje të Lobit Shqiptar( me prejardhje hebreje sikur edhe 35 të tjerë po ashtu hebrenj në shenjë mirënjohje për shpetimin e hebrejëve gjat Luftës së II-të Botërore), ia arritem që të jemi prezent përmes zonjës Sherley Cloys-DioGuardi.

Me Nicholas Gage, nga Shqipëria ishte i shoqëruar atëhere nga zoti Gramoz Pashko e edhe një shqiptar që nuk më kujtohet emri. Në këtë dëgjim merrnin pjesë në sallë edhe Delegacionii udhëheqësve partiak nga Maqedonia në krye më të ndjerin Arbër Xhaferi.

Zonja Sherley Cloys ishte fenomenale dhe Nicholas Gage doli kokë -ulur si humbës ndërsa, delegacioni nga Maqedonia u nda shumë i kënaqur sa që nuk mund të përmbaheshin nga gëzimi i paraqitjës së suksesshme të zonjës Sherley Cloys, Këshilltare për Çështje të Ballkanit në Lobin Shqiptar.

Me 1998, në një tubim përkujtimor i mbajtur më rastin e ramjes heroike të luftëtarit të UÇK-se, Ardian Krasniqit, në një pjesë të Neë Yorkut në Brooklyn, me një popullatë mbi tre milion banor, Lobi Shqiptar mori vendim unanim që në atë tubim perkujtimor, të deklarohet publikisht për njohjen dhe përkrahjen e Ushtrise Çlirimtare te Dardanisë ndër të parat dhe i vetmi subjekt i komunitetit në SHBA, karshi formave të ndryshme të organizimit si, degë partish, shoqatash etj.

Nëse nuk më merret si pa modesti(anipse ndihem krenar), nga zoti DioGuardi dhe Bordi i Ligës, vendosen që une ta bëja ketë publike në këtë tubim që në shejë përkrahje u përcoll me brohoritje frenetike.

Aty për aty, filloi mbledhja e ndihmave financiare për armatosjen e UÇK-së.

Ajo që është me rëndësi të veçantë se, Lobi Shqiptar i doli në mbrojtje të UÇK-së kur propaganda serbe ishte në kulminacionin e saj duke e propaganduar dhe duke e prezentuar UÇK-në si organizatë teroriste.

Se, megjithatë, në një menyrë disi gati ia arritën edhe deri aty kur në një degjim të organizuar po atë vit në Kongresin Amerikan ku në panel merrte pjesë zonja Sherley Cloys-DioGuardi, dhe Ambasadori Richard Gelbard i cili, i dezinformuar ndoshta edhe i ndikuar nga propaganda serbe, e kërcënoi UÇK-në se shumë lehtë mund të futet ne listën e organizatave teroriste.

Më të degjuar këtë deklaratë, zonja Sherley Cloys- DioGuardi iu drejtua Ambasadorit Gelbard më këto fjalë: Zoti Ambasador, nëse mendoni se UÇK-ja është organizatë terroriste, atëherë, lirisht mund t’i futni edhe 500.000 shqiptar në atë listë. I skuqur dhe i habitur, nuk më mbeti gjë tjetër vetëm të heshtë dhe kjo, kurrë më mos të përsëritet nga askush e askund.

Gjatë gjykimit të Millosheviqit në Hagë, zoti dhe zonja DioGuadi, shkuan për të dëshmuar kundër Millosheviqit për krimet e bëra në Dardani.

Vlenë të theksohet se, Millosheviqi gjatë gjykimit të tij në një fjalim që i përngjante atyre fjalimeve komuniste në Kongreset partiake duke harruar se ishte në sallën e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish Jugosllavi, filloi të drejtojë akuza të rënda ndaj zotit DioGuardi i cili e akuzoi si shkatërrues të Serbisë politikisht, duke e satanizuar ate dhe duke e zhveshur lakuriq para botës si shtet kriminal dhe Millosheviqin si kriminel.

Prandaj, Millosheviqi nuk permendi asnjë ëmër tjetër të ndonjë personaliteti, qoftë nga Dardania, apo nga SHBA-të që i ka sjellë dëme Serbisë më shumë se, siç u shpreh ai, nga Kongresmeni me ndikim shumë të madh në Kongres dhe Senat, zoti Josef DioGuardi, i cili me veprimtarinë e tij e demantoi, satanizoi dhe e demaskoi Serbinë duke ia mohuar gënjeshtrat dhe propagandat e saj.

U përcaktova për dy apo tri momente karskteristike në mesin e shumë rasteve me peshë e rëndësi të veçantë gjatë veprimtarisë lobiste, tani ma se 32 vite duke e përfshirë edhe shumë Rezoluta të ndryshme të cilat duke u shndërruar në ato obligative pas aprovimeve të tyre në Kongres dhe Senat e sollën Dardaninë dhe çështjen shqiptare në agjendat e politikës amerikane me theks të veçant pranë Kongresit dhë Senatit Amerikan si fuqi e politikës dhe demokracisë për shumë çështje të cilat pas miratimit të këtyre organeve me votimin e ligjvënësve, shndërroheshin në Rezoluta të cilat e obligonin egzekutivin për zbatim.

Historia e vërtetë e veprimtarisë lobiste të Lobit Shqiptar në SHBA, do të përfshihet në librin i cili do te jetë pjesë e nje thesari të historisë për më tepër se tri dekada dhë me besojë se Arkivi shtetëror i Dardanisë duhet të jetë i interesuar për këtë pjësë të kësaj historie krahas asajë të luftë për liri, pavarësi dhe demokraci të përfunduar me themelimin një shteti sovran si rezultat i Luftës Çlirimtare të popullit shqiptar nga okupimi serb me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit dhe mikut tonë historik.

Përderisa Ushtria Çlirimtare luftonte në vijat e para të frontit, lobi Shqiptar në SHBA, zhvillonte luftë politike ne sallat e Kongresit, Senatit e të Departameniti të Shtetit, duke e paraqitur luftën e drejt çlirimtare në mbrojtjën e pragut të shtepisë e jo si shtet okupues kriminal dhe gjenocidal siç ishte dhe vazhdonë të jetë Serbia e Vuçiqit pasardhësit dhe promovuesit të politikës së tij duke i kërcënuar fqinjët e saj dhë njëherit destabilizuese e rajonit, Evropës dhë Shteteve të Bashkuara të Amerikës bashkë me aleatin e saj, Kinën.

Ishte një tentim modest që t’i paraqes disa momente nga të shumtat ku Lobi Shqiptar më të vërtetë ishte një ndër akteteret që i shtroi rrugën Dardanisë në çlirimin, pavarësimin dhë shtetendërtimin me miqësi të përjetshme më Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zoti DioGuardi dhe zonja Sherley Cloys- DioGuardi, meritojnë një vënd në piedestalin më të lartë të historisë së shekullit 20-të krahas rilindasëve dhë heronjëve tanë kombëtar.

Të citojë thënjën e Dr. Ibrahim Rugovës, arkitektin dhe themeluesin e shtetit të Dardanisë i cili me një rast në një takim pat thënë: “Atë që e ka bërë zoti DioGuardi për Dardaninë, as një shtet nuk ka mundur ta bëjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat