Fillet e shkencave politike bashkëkohore!

Opinione

Fillet e shkencave politike bashkëkohore!

Nga: Njazi Halili Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 14:38
Autori

Si shkencë politike shoqërore, shkenca politike bashkëkohore filloi të merrte formë e sajë, të mirëfilltë në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Në atë kohë ajo filloj të ndahej nga filozofia politike, e cila i ka rrënjët në veprat e Aristotelit dhe Platonit, të cilat u shkruan afro 2500 vjet më parë.


Termi "shkencë politike" nuk dallohej shumë nga filozofia politike dhe disiplina moderne e cila ka një grup të qartë paraardhësish duke përfshirë edhe filozofinë morale, ekonominë politike, teologjinë politike, historinë dhe fusha të tjera që kanë të bëjnë me përcaktimet normative të asaj që duhet të jetë dhe me deduktimin e karakteristikave dhe funksioneve të gjendjes ideale.

Ardhja e shkencave politike si një disiplinë universitare  shënoj një  kthesë në krijimin e departamenteve dhe katedrave universitare, të titulluara  shkenca politike,  të cilat rrënjët i kanë në  fund të shekullit të 19-të.


Në fakt, emërtimi "shkencëtar politik" është tipik për ata me doktoraturë në këtë fushë, por mund të konsiderohen edhe ata që kanë një master shkencor.


Integrimi i studimeve politike të së kaluarës në një disiplinë të unifikuar është në vazhdimësi, dhe historia e shkencave  politike ka një avancim në rritje të  shkencave  politike normative dhe pozitive, krahasuar me periudhat e më hershme historike.

Shoqata Amerikane e Shkencave Politike dhe Revista Amerikane e Shkencave Politike u themeluan përkatësisht në 1903 dhe 1906, në një përpjekje për të dalluar studimin e politikës nga ekonomia dhe fenomenet e tjera shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat