Kosova nuk është e varfër, por është e vjedhur

Opinione

Kosova nuk është e varfër, por është e vjedhur

Nga: Adem Bytyçi Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 15:37
Autori

Disa herë është pohuar në mënyrë të përsëritur se Kosova nuk është e varfër, por është e vjedhur.

Tani, ata që e kanë vjedhur duke u pasuruar vetë dhe varfëruar qytetarët e Kosovës, dalin e prononcohen paturpësisht se, ne jemi thonë ata që e luftojmë korrupsionin dhe hajnitë.

Nuk mund të ketë gjë më të tmerrshme kur në një vend të korruptuarit thonë se do ta luftojmë korrupsionin dhe të tjerëve u thonë mashtrues për t'i mbuluar të zezat të cilat ia kanë shkaktuar vetë vendit dhe për çudi shpresojnë se mund t'i gënjejnë qytetarët për t'ua besuar përëseri qeverisjen e vendit.

Kjo, jo vetëm që nuk mund të ndodhë kurrë, por nuk do të jetë largë dita kur hajnat e milionave dhe zhvatësit e qytetarëve të Kosovës do të identifikohen dhe do të dalin para ligjit për të dhënë llogori për vjedhjen e qytetarëve të Kosovës për t`u pasuruar vetë e varfëruar qytetarët.

Në momentin që do të funksionojë shteti ligjore, do të konstatohet se, aq shumë është vjedhur Kosova dhe qytetarët e Kosovës nga individit me emër dhe mbiemër, sa që vështirë do të mund të imagjinohej.

Tani, me rastin e aprovimit në Parlament të Projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pa justifikushme, hajnat janë në panik, nuk mund ta bëjnë as gjymin rehat, nuk lënë guri pa rrokullisur as metodë pa vënë në veprim për ta rrëzuar qeverinë aktuale, për të ardhur vetë në pushtet me shpresë se mund ta abrogojnë Projektligjin për konfiskomini e pasurisë së pa justifikueshme, për ta vazhduar avazin e hajnive të pasurive të Kosovës për t'i trash pasuritë e tyre të mëparshme të vjedhura.

Por, kjo nuk mund të ndodh, sepse nuk do ta lejojë Sovrani, i vetëdijshëm se, hajnia dhe korrupsioni janë shkaktarët kryesor të të gjitha të këqijave me të cilat po ballafaqohet vendi dhe qytetarët një kohë të gjatë dhe pa flakjen e tyre vendi nuk mund të shkojë përpara dhe qytetarët ta fitojnë luftën kundër varfërisë për të jetuar ashtu siç e meritojnë në një vend të pasur me pasuri natyrore siç është Atdheu i tyre Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat