Nëse Sali Berisha nuk do të zgjidhej në 1997, Shqipëria do të ishte në BE!

Opinione

Nëse Sali Berisha nuk do të zgjidhej në 1997, Shqipëria do të ishte në BE!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 5 janar 2022 Në ora: 09:25
Foto ilustrim nga autori

Më kujtohet shumë mirë zgjedhja e Sali Berishës president në vitin 1997, në një situatë shumë të rënduar politike në prag gadi të “luftës civile” në Shqipëri. Në të gjithë aktivitetin politik, Berisha ka përdorur sulmet ose kundër kundërshtarëve të tij brënda PD-së dhe ndërkombëtarëve të cilët e këshillonin për zhvillime politike demokratike në vend. Berisha jo vetëm që nuk i dëgjoi amerikanët, por u zgjodh president në mes “tymit dhe flakëve”, si pasojë e celjes së depove të armëve mbas krizës së fajdeve, firmave spekulative rentiere në Shqipëi. Sh.B.A. e kishin këshilluar Berishën për ndarjen e pushteteve në Shqipëri, drejtësi të pavarur dhe hapa të kujdesshëm në raport me ngjarjet në Ballkanin jug-perëndimorë.

Ata ishin shumë të informuar për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë titiste dhe e këshillonin Berishën që të ishte shumë i kujdeshëm në raport me këtë situatë lufte në Ballkan.  Në këtë periudhë mbas “Rënies së murit të Berlinit” dhe fillimit të demokratizimit të vendit, kushti për mos zgjedhjen e Berishës president, do të ndikonte në integrimin e Shqipërisë në këta vite në Evropë. Shumë vendeve të ish-lindjes komuniste nuk ishin në pozicionin tonë në raport më Sh.B.A.-të. Amerikanët kërkonin një partner, si Shqipëria të sigurtë me stabilitet të integruar në Europë dhe të zhvilluar ekonomikisht dhe demokracinë në vend, si kundërpeshë të ndikimit rus në Ballkan.

Por Sali Berisha bëri krejt të kundërtën me atë cfarë kërkonin Sh.B.A.-të. Shqipëria u fundos në një kaos ekonomik, politik dhe u zhyt në informalitet duke ndikuar tek siguria kombëtare, zhvillimet në rajon dhe Kosovë. Me të drejtë Zoti Lulzim Basha e përmendi këtë ngjarje më rëndësi për integrimin tonë në Europë, në kuvendin e datës 18. Dhjetorë.2021.  

Sali Berisha edhe mbas 30 vitesh ben politikë personale dhe me ulje ngritje me Sh.B.A-të, bën thirje për sulme kundër institucioneve shtetërore, këtë herë kundër selisë së PD-së që i dha shumë këtij “politikani të dështuar”. Është hera e parë në historinë politike në Shqipëri, biles dhe në rajon e më gjërë, kur një politikan sulmon “shtëpinë e vet”, për interesa thellësisht personale dhe famijare. Por harron se Shqipëria është vend i Natos dhe sistemi i drejtësisë po bëhet gjithnjë e më i pavarur. Duhet shtuar që Sh.B.A-të, që e këshilluan Berishën të mos zgjidhej President, mbështesin hapur politikanin më pro-amerikan në historinë e Shqipërisë Lulzim Bashën, tek i cili kanë varur edhe shpresën e madhe për ndryshime të mëdha në Shqipëri dhe integrimin në BE! 

Selia e PD-së është e të gjithë demokratëve të ndershëm dhe nuk duhet të kthehet në një “Kapitol Hill imagjinar”, mbasi  organizatorët do të përfundojnë pas hekurave për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe sulm kundër institucioneve legjitime shtetërore.  

Pjetër Arbnori ishte njeri i preferuar i amerikanëve në 1997!? 

Ish i dënuari i burgjeve komuniste intelektuali dhe shkrimtari Pjetër Arbnori ishte i preferuar  nga Sh.B.A.të në 1997 për tu zgjedhur President. Arbnori plotësonte të gjitha kriteret kulturore, sociale dhe politike për të qenë president i të gjithë shqiptarëve. Amerikanët do të ndikonin tek vendet europiane për integrimin tonë me një figurë simbolike sic ishte Pjetër Arbnori. Amerikanët nuk mund të besonin tek një njeri i klanit të Enver Hoxhës, sic ishte Sali Berisha për të drejtuar demokracinë shqiptare. Amerikanët kanë qenë dhe janë kundër komunizmit. Prandaj Pjetër Arbnori plotësonte të gjitha kushtet për një post të tillë të lartë. Por me ta marrë vesht Sali Berisha këtë plan, sidomos mbas një vizite të Arbnorit në Washinton filloi denigrimin e tij si politikan dhe njeri me shumë vlera që kishte vuajtur në burgjet ish-komuniste. Me ndihmën e “levave të tij” Jozefina Topallli dhe kryesisht Lorenc Luka një personazh qesharak politik dhe aktorë të tjerë ndikoi në largimin e Pjetër Arbnorit nga politika, në pencionimin e tij politik.  

Pjetër Arbnori deklaronte: “Berisha, Cari i PD-së më la pa rrogë. Ai është përjashtues”! 

Po e mbylli opinionin me një thënie të Pjetër Arbnorit: “Socialistët, ish-komunistët nuk janë socialista por specialista”. 

Historia politike në këta 30 vite dhe në të gjithë zhvillimet politike në Shqipëri, që mbas pavarësisë ka treguar që të majtët ish-komunistët, socialistët janë specialistë të dizintegrimit tonë nga perëndimi dhe vendet demokratike, sidomos Sh.B.A-të.  Prandaj sulmohet politikani modern, më pro-amerikan dhe perëndimorë në historinë e Shqipërisë Lulzim Basha. Është turp për Sali Berishën që nxit ndjenja antiameriakne tek militantët dhe mbështetësit e PD-së, thjeshtë për interesa personale, por nuk do ia dali këtë herë! 

Fali Zot, se nuk dinë ca bajnë për karrige dhe interesa personale, disa politikanë në Shqipëri! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat