Revolucioni vazhdon!

Opinione

Revolucioni vazhdon!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:41
Sherif Ramabaja

Sulmi i parë për pushtimin e kështjellës dështoi. Sulmuesit përdorën: kazma, çekana, drapërinjë, qysqi, lugë, legena, pirunjë, tepsia, xhygyma, tigana dhe çka jo tjetër.

Kadareja është duke e analizuar sulmin dhe po grumbullon material dhe fakte, ndoshta do ta filloi pjesën e dytë të Kështjellës.

Berisha i trimëruar nga sulmi por i pikëlluar që s´arriti ta pushtoi kështjellën, po përgaditet duke i ngjeshur rradhët për sulmin vijues.

Duhet ngushlluar veten, sepse pushtimi i kështjellave në mesjetë ka zgjatur me ditë, javë dhe muaj të tërë. Është një punë sizifi.

Vetëm Gjergj Kastrioti kishte arritur që ta merrte kështjellën e Krujës në dorëzim pa luftë, sepse ai e kishte siguruar dokumentin e pranim dorëzimit të kështjellës. Atëherë nuk kishte fax, iphon, komjuter që të vërtetoheshin gjërat.

Sot Berisha duke i shfrytëzuar këto mjete të komunikimit ka vendosur që të organizohet shumë më mirë në pushtimin e kështjellës.

Mesazhet i shpërndau nëpër gjithë Shqipërinë, Kosovë, Luginë, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Nga Shqipëria i ka ftuar të tërë derrat ata të shtëpisë, po edhe nga mali. Ka ftuar gomarët, kuajt, lopët, delet, dhitë, pulat, macat etj, kurse nga mali, kafshët e egra duke filluar nga arinjtë, ujqit, dhelpërat, lepujt, urithat, minjtë, zogjtë, laraskat, sorrat, pëllumbat, lejlekët, pulëbardhat, rosat, patat etj.

Nga Kosova po ashtu pritet që të niset një kontigjent nga të gjitha këto kafshë, sepse Revolucioni nuk organizohet çdo ditë, sidomos  domosdo duan të jenë pjesëmarrës të një akti të pushtimit të kështjellës për të hyrë në histori.

 Nuk duhet harruar se në histori kishte hyrë edhe Isa Boletini i cili me 200 kalorës ishte nisur drejt Vlorës, për t´iu bashkuar plakur të urtë Ismal Qemalit në aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Nga Lugina po ashtu do të ketë nisje, sepse gjyshi Berisha u ka premtuar çlirim nga pushtimi serb.

Nga Maqedonia pritet të nisen hoxhollarët, salafistat, ekstremistat dhe të gjithë sektet muslimane, sepse gjyshi Berisha ishte i vetmi burrështetasi shqiptar që Shqipërinë e kishte bërë pjesë të botës myslimane.

Nga Mali i Zi do të ketë më pak, por po insistohet që Abaz (o) viqat të nisen edhe ata drejt kështjellës. Nëse nuk binden Abaz (o) viqat edhe atje ka mjaft shtazë të të gjitha llojeve që mund të nisen për ta përjetuar aktin e tillë, që ndoshta vetëm njëherë në jetë paraqitet.

 Para se të nisen drejt sulmit mbi kështjellën gjyshi Berisha ka vendosur që kësaj ushtrie t´ia mbaj një fjalim të zjarrtë, në mënyrë që si revolucionarë të pamposhtur t´i përvishen pushtimit.

 Këtij fjalimi pritet që zjarrin t´ia shtoi edhe presidenti Meta, sepse kur është në pyetje karriera nuk shikohen SHBA e Rusi.

Kryeministri Rama në këtë rast si gjithherë që vepron do t´i fërkoi duart, duke i quajtur opozitarët kufoma politike.

Dita e vazhdimit të Revolucionit pritet të caktohet, sepse tash s´është problem komunikimi fal internetit me pajisjet e tij.

Plani është i gatshëm. Në krye të sulmit duhet të qëndrojnë arinjtë. Sapo t´i hapin portat do të sulmojnë ushqit, pastaj derrat, gomarët, kuajt, sorrat, dhitë e kështu me rradhë.

Rroftë gjyshi Berisha, kulti më i ri i popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat