Hajnia sado që duket e vogël, rrënjën e ka shumë të thellë

Opinione

Hajnia sado që duket e vogël, rrënjën e ka shumë të thellë

Nga: Adem Bytyqi Më: 12 janar 2022 Në ora: 09:37
Adem Bytyqi

Të gjithë ata që i kritikojnë hajnat, kur bien në kontakt vetë me hajnin e kanë shumë të vështirë për t'i thënë jo.

Shumë lehtë është për ta kritikuar të keqen, e shumë vështirë për të mos rënë vetë viktimë e saj.

Ne, në Kosovë duhet ta dimë se përderisa nuk e zhdukemi përfundimisht virusin e hajnisë, e kemi shumë vështirë ta gëzojmë një jetë të dinjitetshme dhe të shpresojmë për një jetë më të mirë në të ardhmen për fëmijët tanë...

Hajnia është burimi i të gjitha të këqijave në një shoqëri.

Hajnia kur kalon në ves është e pa mundur të ç’rrënjoset brenda një kohe të shkurtër.

Ata që i thonë hajnisë jo janë të pakt, por janë heronj të vërtetë të së ardhmes së një shoqërie.

Në një shoqëri në të cilën nuk vepron ligji virusi i hajnisë përhapet me shpejtësi duke infektuar shumë individët në pozitat më të rëndësishme në një shoqëri njerëzore.

E vetmia terapi që i shëron individët nga hajnia është ndëshkimi për mes ligjit dhe as gjë tjetër.

Ata që mendojnë se hajnia shërohet me llafe dhe me psikoterapi, nuk e kanë për qëllim luftimin e hajnisë, por thellimin edhe më të madh të saj në të gjitha poret e shoqërisë...

Mjerë ajo shoqëri që ia hap derën hajnisë, e lum ajo shoqëri që ia mbyll asaj derën për të mos i vuajtur pasojat e saj.

Tanimë, veç shoqëria kosovare e ka kuptuar se deri ku mund të shkojë e keqja e hajnisë dhe sa vështirë është që hajnia të zhduket aq shpejt dhe shoqëria të shërohet nga një e keqe kaq e tmerrshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat