Borrell dhe Stano, pro referendumit të Serbisë në Republikën e Dardanisë

Opinione

Borrell dhe Stano, pro referendumit të Serbisë në Republikën e Dardanisë

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 13 janar 2022 Në ora: 20:57
Borrell

Duke u nisur nga ajo se zoti Borrell vjen nga shteti i Spanjës, e cila nuk e ka njohur shtetin e Dardanisë, në njërën anë, është rreshtuar krahë Serbisë, më një anim të hapur, krahas katër shteteve tjera të cilat dorën në zemër, nuk qojnë peshë, përpos 22 shteteve evropiane të cilat e njohin Dardaninë si shtet sovran dhe të pavarur, karshi më tepër se 100 shteteve apo mbi 2/3 e shteteve anëtare të OKB-së.

Një anim i këtillë i hapur dhe i rrezikshëm nga ana e zotit Borrell, sikur i dehur nga “shlivovica” serbe që për qellim e ka të ndërhyjë në Kushtetutën e Dardanisë, para se t’ua bëjë me sy forcave serbe të ndërhyjnë në shtetin e Dardanisë. Kjo është një sjellje e paprecedent ndaj një shteti sovran e demokratik.

Kryeministri i Republikës së Dardanisë, ka dhënë qëndrim shtetëror ndaj kësaj kërkesa provokative nga ana e Serbisë, e cila donë të tregojë se “ka sovranitet mbi shtetin" e Dardanisë duke u nisur nga fakti se në preambulën e kushtetutës së Serbisë, ende Dardania figuron si pjesë e saj dhe kjo është një provokim, krahas atij me ushtri, siç ndodhi gjatë zbatimit të detyrave kushtetuese në veriun Dardanisë.

Kryeministri Kurti, qëndrimin e tij e bazon në Komisionin e Venecias për raste të këtilla prandaj, qëndrimi i zotit Borrell, tani edhe sipas zotit Peter Stano(jeviq), edhe të BE-së që është për çdo kritikë dhe assesi e pranueshme.

Prandaj, votimi me postë ose në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Dardani, në praninë e flamurit të shtetit të cilin serbet i takojnë si qytetar të saj.

Edhe në në SHBA, gjatë votimit e kemi përdor të njëjtat metoda, pra, përmes postës ose në zyrat e ambasadave dhe konsullatave, ashtu siç iu ka konvente shtetasve dardan me nënshtetësi amerikane.

Kur njeriu i verën këto sjellje të e evropian, njeherit ndërmjetësues të bisedimeve, në mes dy shteteve që pretendohet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje, as qe dukën në horizont.

Si mund të ndodhe kjo, kur të dy ndërmjetësuesit vijnë nga të dy shtetet të cilat nuk e njohin Dardaninë dhe vazhdojnë të sillën me negativitet, ashtu siç janë sjellë derisa ishin në postet të këtyre dy shteteve që hapur e kundërshtonin pavarësinë e Dardanisë, edhe pse ajo u vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare si tërësisht normale dhe legjitime.

Zoti Borrell, i ngarkuar më problemet e brendshme të shtetit të tij lidhur me Krahinën e Katatonisë, si pjesa më e pasur dhe e zhvilluar e Spanjës, si një Kaliforni e Amerikës e cila legjitimisht kërkojë shkëputje. Zoti Borrell aty e ka dhimbjen dhe tani na vërsulët neve, ku haptas rreshtohet në anën e Serbisë.

Zoti Borrell, Katalonia një ditë do të ndahet dhe, për njohurinë tënde, shteti i Dardanisë do të jetë ndër të parët, i cili do ta njeh si shtet sovran dhe të pavarur, duke i këmbyet ndër të parët ambasadorët me letra kredenciale si shenjë e një miqësie bilaterale në marrëdhënie të shkëlqyera, diplomatike, politike, ekonomike dhe në shumë sfera tjera të interesit.

Zoti Borrell, si do të dukët kjo “ e pëlqyer” apo ndoshta do të nervozojë.

Kjo është e vetmja mënyrë ta kuptosh anën e atij, që iu ke vërsulur dhe nuk i hiqesh qafe, se po të dhemb aty ku shkon gjuha.

Sa po mashtrohemi se Evropa “gradualisht po ndryshon” nga ai kualifikim i të Madhit Gjergj Fishta, Evropa lavire, ju zotëri bashkë me shtetet tjera të çakorduara e të katandisura, po na vërtetoni vetvetiu duke i  ujitur dhe kultivuar ato qëndrime kundër shqiptarëve dhe pranimit të tyre në “gjirin e ftohur” të Evropës.

Ishim shtet si Dardani para dymijë vite dhe populli më vjetër, ju zotëri po e injoroni këtë fakt ndaj të cilit jeni xhelozë.

Sjelljet e juaja karshi një shteti kriminel, që ushtrojë gjenocid ndaj popullit shqiptar, Serbia, ju po e inkurajoni atë që të fillojë agresionin ushtarak të armatosur nga Rusia ndaj Dardanisë, pra një luftë të tretë potenciale botërore.

Një gjë ju të nderuar përfaqësues joadekuat jo të drejtë e jo të paanshëm, duhet ta dini se në krye të Republikës së Dardanisë, nuk janë ma ata më të cilët keni manipuluar, të cilët i keni kushtëzuar dhe të cilët i keni shantazhuar duke i njohur si udhëheqës jo kredibil, nën akuza të rënda për krime ndaj shqiptarëve, për korrupsion dhe hajdutëri ndaj shtetit dhe popullit të tyre të cilët sovrani, siç thoshin në kohën e Serbisë në Dardani, ua dhanë “shupli kartën” pa kthim në pusht.

Ju zotëri po qani për ta,  sepse iu bënë të “suksesshëm, dhe tani po mendoni ta ktheni atë periudhë, e cila ka marrë rrugë pa kthim.

Më këto veprime në vendëse të arrini një marrëveshje, ju po e largoni duke e inkurajuar shtetin kriminel Serbinë më një udhëheqës pasues të kriminelit Millosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat