Disa ish-komandantë nuk luftuan për liri, qëllim kishin pasurinë!

Opinione

Disa ish-komandantë nuk luftuan për liri, qëllim kishin pasurinë!

Nga: Faton Mehmeti Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 18:33
Faton Mehmeti

Në mendësinë e disa ish-komandantëve të luftës ka qenë pasurimi i tyre personal dhe familjar, jo mirëqenia e qytetarëve.

Një luftëtar kurrë nuk mendon për pasuri, ideali i tij është liria për të cilën s’ka çmim që e paguan, sepse liria s’ka çmim. Mjafton të shohësh në agjensionin për deklarimin e pasurive, nuk gjenë asnjë ish komandantë që nuk është milionerë.

Kjo ka qenë logjika e tyre, për të cilën kur kemi shkruar na kanë kërcënuar, na kanë sharë e fyer, mbase kanë harruar këtë kur se fundi Rrustem Mustafa, ish komandant i UÇK-së në zonën e Llapit i njohur si Remi, ka thënë se liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë fituar të drejtën për t’u pasuruar pas luftës së Kosovës më 1998-1999.

Tekstualisht kështu shprehet Remi “Kemi luftu me u pasuru, me u ba ma mirë gjithçka. Njerëzit që kanë qenë të vujtun përpara luftës, kanë fillur me jetu mirë dhe këtu njerëzit që kanë jetu ma mirë përpara kanë fillu me u frigue”.

Me këtë logjikë edhe ka bërë të mundur që Remi të marrë 14 mijë euro për çdo muaj nga Telekomi i Kosovës. Kjo është logjikë mercenare që shkon në luftë dhe paguhet, nuk vepron njësoj një përson që ka luftuar për vendin e tij.

Tek e fundit ka mundur edhe mos të luftonte, të ishte diku në ndonjë kamp, përderisa ka vendosur të kap armën s’ka pse rrah gjoks, për vendin e tyre kanë luftuar. Ama, po del që nuk e kanë pasur me haki kat siç thotë populli, qëllimi i tyre ka qenë zhvatja e pasurive të vendit, një vjet komandant e 20 vjet hajn, kështu kanë vepruar ish komandatët e luftës, të cilët në emër të lirisë janë bërë milionerë.

Vet Remi është milioner sipas deklarimit që vet ai ka bërë në agjensionin për dekalrim të pasurisë, jo vetëm ky por edhe të gjithë të tjerët.

Mbi të gjtiha e vlerësoj Remin për sinqeritetin e treguar, së paku po shprehet hapur dhe kjo është kurajo nga dikush që edhe vet ka përfituar.

Ka shumë të tjerë si Remi që janë bërë milionerë, e rrahin gjoks ditë e natë për patriotizëm, harrojnë se kurrë një idealist nuk është i pasur, pasi idealet nuk janë pasuri materiale, janë më shumë se kaq, e paska njerëz të tillë në vendin tonë, fatkeqësisht këta komandatët qe mbetën gjallë nuk ishin nga ata që kishin idale, të tillët prehen në varreza të cilët këta të gjallët në përvjetore thurrin hymne, me vetura të shtrenjat e jetë luksoze me krenari kujtojnë momentet me të ndjerit, të cilët nuk kishin asnjë synim tjetër përveç lirisë.

Prandaj ata që nuk janë gjallë, por kishin ideal lirinë nderohen nga populli dhe do të nderohen gjithnjë, këta që nuk kishin ideal lirinë por pasurinë përbuzën nga populli sot, nesër s’do të përmenden askund në faqën e ndritur të historisë sonë të lavdishme të luftës për liri dhe pavarësi.

Komandant Remi dhe të tjerët që u bën milioner pas lufte, nuk i kanë shërbyer vendit për çka janë betuar. Erdhën, vodhën... asgjë nuk lan pos fytyrës të tyre me marre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat