U rrëzua një mit për t’u ngritur një tjetër

Opinione

U rrëzua një mit për t’u ngritur një tjetër

Nga: Kolindo Vjerdha Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:53
Kolindo Vjerdha

Rrëzimi i bustit ishte rrëzimi i një miti, i një persekucioni 45-vjeçar, ishte shpresa që vinte nga përmbysja. Sot jemi 31 vite larg nga 20 Shkurti 1991, por sa kaq shumë pranë dëshirave të atij momenti.

Në këto vite kufinjtë u hapëm, shëtitëm botën, por edhe njëherësh shumë të rinj u larguan e po largohen nga vendi.

Bizneset janë zhvilluar, mirëqënia është rritur, por shumë larg asaj që duhej, krimimaliteti është rritur po ashtu. Sistemet shkollore kanë ndryshuar pafund, sistemi i drejtësisë diçka më pak.

Pra çdo gjë në këto 31 vite ka ndryshuar përveç klasës politike dhe mentalitetit të popullit. Kemi po ato që disave u mbeti në dorë e disa të tjerë u caktuan të ishin në politikë. Kemi po atë mentalitet autokrat.

Kemi po atë racë politikani që qëndron i lidhur me politikën deri në frymën e fundit. Kemi po ato që u pasuruan me vuajtjet e shqiptarëve dhe lëvizin njëlloj të lirë. E mbi të gjitha kemi po atë mentalitet të popullit që pavarësisht nga emri që herë ulet e herë ngjitet në "fron", ai vetëm duartroket dhe brohoret, kacafytet dhe urrehet mes vetes. Për kë? Për çfarë?

U rrëzua një mit në '91, por u ngrit nga gërmadhat një tjetër. Miti i politikanit të babëzitur që vazhdon të qeverisë vendin edhe sot. A mos ndoshta ka ardhur koha të rrëzojmë një tjetër mit?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat