Sa jemi të sigurtë?

Opinione

Sa jemi të sigurtë?

 Engjëll I. Berisha Nga Engjëll I. Berisha Më 27 shkurt 2022 Në ora: 13:56
Ilustrim

Kur kërcënohemi nga secilido faktorë i rrezikut me përmasë, lëre më nga lufta, secili prej nesh analizon gjendjen tonë, ku jemi dhe sa mund të rezistojmë?

Më shumë se 70 për qind e popullsisë, sa jemi gjallë, e kemi përjetuar gjendjen e luftës, dëmet dhe shkatërrime tjera edhe ato shpirtërore. Mos ta harrojmë edhe frikën, e cila ka reflektuar pasoja ende pa u shëruar. Nuk do koment kjo. As që kam nevojë për elaborat, ngase nuk kemi çka të shtojmë. Pjesa tjetër, afro 30 për qind, ose kanë lindur pas luftës, ose nuk janë prekur edhe aq nga pasojat.

Dhe, mendojmë për bukën e përditshme, medikamentet, strehimin etj. Por, gjithsesi mendojmë për sigurinë që vjen nga shteti.

Kush është shteti? E para është pozita territoriale. Pastaj vijnë garantit ndërkombëtare e të drejtat kushtetuese. Në rregull jemi deri këtu. Tash, nëse lajmet thonë se ka mundësi për ndonjë luftë botërore, apo diçka e tillë që mund të na përfshijë, kërkojmë të dimë sa jemi të mbrojtur me ushtri, me armatim, me logjistikë e deri te garantimi i bukës.

Shtet i ri po. U morëm me ndërtime të institucioneve, e me rindërtime të jetës që e kishim tërësisht të shkatërruar. Edhe kjo po. Po, a është dashur të forcohemi më shumë në sigurinë fizike? Komentojeni vetë!

Na ikën gati njëzet vjet duke u ngatërruar me ato faktet që i numërova, pastaj duke u marrë me njëri tjetrin, duke rrjepur, e duke ngulur këmbë se kush e çliroi Kosovën. Kjo e fundit qoi deri te eliminimi i kundërshtarëve politikisht, e, mbase edhe më keq. Ka zëra që u tallen me çlirimtarët. Ka që i vuan në dyshim shtetet që ishin tejet këmbëngulëse për ta çliruar vendin tonë, deri te shfarosja. Ka zëra që mblodhën vota duke ua ndërruar mendjen votuesve të rinj se shtetet e huaja kanë ardhur për të rrjepur. Ka, e çka nuk kishim.

O Zot, Sa kot!. Vite kot këto që nuk na bëjnë asnjë shërbim. Dhe, këto vitet e fundit na u amputuan duke rrëzuar qeveri, duke u tallur me njëri tjetrin, duke thurur bejte në foltoren e parlamentit, e duke u përsëritur për shumë vjet vetëm me një slogan.

Tash, kur paska fajtorë nga secila kohë, individë ose në korporata, subjekte, ose grupe, a jemi kah fundi i këtyre sloganeve, apo, mbetet e vetmja gjë që dimë?!

Nga mbledhja e fundit e Parlamentit të Kosovës, nuk pashë asnjë ndryshim. Asnjë shpresë. Bile, ne prisnim së paku një seriozitet të fjalimeve e polemikave, ani pse gati secila e ka vendin e vetë, por jo atë ditë, kur na u riprodhua frika në mendjen tonë nga kërcënimi i luftës. Çka mendoni ju, mos të frikohemi? Kush na mbush mendjen? Udhëheqja e shtetit e cila gjen tallje, e grimasa në ditën kur kërkonim diçka tjetër? Refrenet poetike, tani më vjersha të mësuara përmendesh, nuk na bindin se ne presim logjistikë shtetërore për sigurinë tonë. Nëse unë e kam gabim, le të mbetem rast i izoluar me këtë konstatim. Duke qenë se kam kaluar nëpër shumë procese të këtij vendi, pa qenë i strukturuar në politikën shtetërore, thashë ta ndajë mendimin me disa miq, analistë që në shumë raste ia kishin idenë e konstatimeve. Pse jo edhe me shumë njerëz që e ndajë jetën e debateve këtë teme. Besoni se, të gjithë kanë këtë mendim, e kanë këtë frikë dhe krejt pakës besojnë.

Që të mos ngrehim akuza tani në këtë ditë të vështirë, një e kemi të sigurte: NATO, është këtu me ne. Sado që dikush e fëlliqi gojën e tha, se ata kanë interesa gjeostrategjike, atëherë, kjo është e vetmja siguri e jona. Po gjithmonë interesat gjeostrategjike dhe ato politike ose janë rrezikuar, ose kanë shpëtuar shtetet e vogla. Ushtria e facebukut nuk na mbron nga raketat e nga bombat.

Fakti se gati e tërë bota i detyroi ukrainasit të nisin luftën, të rezistojnë në shtetin e tyre, e nëse kanoset rreziku deri në katastrofë humanitare, që të kenë alibi forcat ushtarake ta ndihmojnë popullatën, është analogji me Kosovën, që dikush u desh ta nisë luftën. Popullata u desh ta refuzojnë mbrojtjen e shtetit të Serbisë. Krimi i Serbisë, i ngjashëm me rusët, bëri të rritet kriminaliteti deri në shkatërrim të fundit të Kosovës, dhe më në fund na erdhi ndihma. Tani jemi të çliruar. Kemi çlirimtarë. Kishim edhe prijës që e bindën botën të jenë me ne. Një kompaktibilitet që bëri punë për herë të parë.

Tmerri vjen edhe sot, kur edhe nga subjekti rugovian, dikush tha se, - kemi më të mençur se ai! Një pjesë e rinisë po rriten duke i shikuar çlirimtarët si kriminelë. Dikush po rritet duke bërë jetë diference me ideologji, çfarëdo qoftë ajo. E nëse, na duhet kjo rini, kush do ti mbledhë? Rugova e kishte përgatitur popullatën me rezistencë, e kur e kërkoj nevoja ishin të veshur me petkun deri te luftaraka që e bënë çlirimtarët, rinia e jonë, duke ardhur ngado që ishin.

Sot, kush po unifikon popullatën?

Kush po na përgatitë, se këtij vendi i duhet, mbase, edhe rezistencë?

Kush po na bën një, në kohë krize e përvjetorësh?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat