Për ata që jenë kundër themelimit të fondit për mbrojtjen e vendit

Opinione

Për ata që jenë kundër themelimit të fondit për mbrojtjen e vendit

Nga: Adem Bytyçi Më: 3 mars 2022 Në ora: 08:59
Autori

Ideja e qeverisë Kurti , për themelimin e këtij fondi në këtë krizë luftrash në Evropë, siç është agresionit rus në Ukrainë, është brilante.

Është i neveritshëm kundërshtimi i këtij vendimi dhe të kësaj ideje absolutisht mëse të nevojshëm të z. Kurti , nga ca politikanë dhe pseudo patriotë.

Qytetarët , biznesmenët , ndërmarrësit Kosovarë brenda dhe jashtë vendit këtij fondi do t'i përgjigjen me përgjegjësinë ma të madhe njerëzore , qytetare dhe shtetërore, sepse është në interesin e mbrojtjes së vendit nga çdo agresion eventual të cilido shtet qoftë kundër sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kosovës .

Qytetarët janë mase të bindur se paratë e këtij fondi janë në duar të sigurta dhe nuk do të keqpërdorën, siç ka ndodhur me fondin Vendlindja thërret dhe fundi i 3%-shit, por paratë e dhëna do të shkojnë atje për ku janë destinuar në forcimin e aftësisë mbrojtëse të vendit .

Gjykuar logjikisht, kundër këtij fondi mund të jenë vetëm ata që nuk ia duanë të mirën vendit dhe do donin të ishin menaxherë vetë me këtë fond për të përfituar vetë siç ka ndodhur me të dyja fondet e lartpërmendura , por këtë kësaj radhe do ta kenë absolutisht të pa mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat