Rusia dhe Serbia alarmojnë Evropën se Kosova po përgatitet ta sulmojë Serbinë

Opinione

Rusia dhe Serbia alarmojnë Evropën se Kosova po përgatitet ta sulmojë Serbinë

Nga: Reshat Sahitaj Më: 5 mars 2022 Në ora: 10:54
Reshat Sahitaj

Në bazë të Pikës 2, 5,7 dhe 8 të Marrëveshjes Pjesa B Ushtarake të Rambujesë, territori i Kosovës për gjithmonë do të mbrohet nga forcat e NATO-s dhe do jenë nën kontrollin e kryetarit të SHBA-ve.

Pika 8 e Marrëveshjes Ushtarake Pjesa B e pa publikuar kurrë, stipulon përdorimin e forcave të NATO-s për të garantuar stabilitet dhe paqe në Kosovë –personeli i Aleancës atlantike, ku përfshinë : aeroplanë, autoblinda, anije, pajisje tjera ushtarake munden të lëvizin lirshëm e pa asnjë pengesë e pa kufizime në tërë territorin e Kosovës.

Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një krizë të re qe e po rrezikohet paqe në tërë planetin.

Putini vazhdimisht kërkon pretekste për të arsyetuar sulmet e tij jo vetëm ndaj Ukrainës, por ditëve të fundit me aeroplanët e tij luftarakë është duke i provokuar shtetet anëtare të NATO-s dhe jo anëtare siç ndodhi të njëjtën e kaluar ku aeroplanët e Rusisë fluturuan mbi një ishull të Suedisë. Këtyre provokimeve NATO nuk po iu përgjigjët me sulme por vetëm po i mbanë nën kontroll permanent, vetëm e vetëm të mos i jep preteskt Rusisë.

NATO vazhdimisht është duke i përcjellë forcat ruse dhe deklaratat e zyrtarëve të NATO-s e të SHBA-së janë shumë të matura që në asnjë fjalë e fjali të mos shprehen më agresivitet. Dy ditë më parë Ministri francez deklaroi që Franca i ka shpallur luftë ekonomike Rusisë e të njëjtën ditë Medvedevi nga Moskva iu kërcënua Francës duke i thënë se lufta ekonomike tërheq luftën ushtarake. Ministri francez kërkoi falje publike për gabimin e tij.

Kjo është një pasqyrë që sa të vëmendshëm janë zyrtarët e vendeve anëtare të NATO-s, që në asnjë mënyrë Rusisë të mos i japin asnjë pretekst për të filluar luftën e Tretë. Në anën tjetër, NATO ia ka bërë me dije Rusisë së nëse këmba e ushtarit rus do të shkelte cilindo kufi të shteteve anëtare të NATO-s, do t’i përgjigjën me zjarr, por duke i treguar opinionit botëror se NATO nuk është sulmuese por mbrojtëse.

Kosova i jep pretekst Serbisë dhe Rusisë

Shikuar nga prizmi i ngjarjeve që kohëve të fundit po krijohen në shtetin tonë, pa ose me vetëdije Kosova po i jep pretekst Serbisë që ata të përgatitën për të sulmuar vendin tonë.

Themelimi i Fondit të Sigurisë është gabimi më i madh dhe më destruktiv që Albin Kurti e ka marr këto ditë. Publikisht është thënë se Fondi i Sigurisë është themeluar për të blerë armë që të mbrohemi nga Serbia. Këtë deklaratë dhe themelimin e këtij Fondi, Serbia lehtësisht do ta përdori në takimet e tyre diplomatike duke shtuar se Kosova po përgatitët për luftë kundër tyre. Dihet që Serbia dhe Rusia janë shtete agresore, dhe po ashtu dihet se agresorit nuk i duhen arsyetime logjike por pretekste për të pushtuar një vend. E ne jemi duke i dhënë preteskt Serbisë që të na sulmojë në mënyrë që ajo të arsyetojë sulmet kundër Kosovës. Në fakt, deri në këto momente Serbia nuk ka guxim e as në plan për të sulmuar Kosovën. Serbia mundet të na sulmojë vetëm në rast të shkallëzimit dhe përhapjes se luftës në cilindo shtet anëtare të NATO-s. Më këtë rast Serbia do të radhitët në krahun e Rusisë dhe do të sulmojë Kosovën , Bosnjën e ndoshta edhe Kroacinë.

Albin Kurti dhe zyrtarët e qeverisë sonë kurrë nuk e kanë leuar Marrëveshjen B Ushtarake të Rambujës, ku decidivisht territori i 1974-tës i Kosovës mbrohet nga NATO si nga ana tokësore, ajrore dhe detare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat