Gjurmët e lashtësisë sonë

Opinione

Gjurmët e lashtësisë sonë

Nga: Sami Arifi Më: 18 mars 2022 Në ora: 08:24
Sami Arifi

Veprat në fushën kulturo-shkencore si dhe nga prijsit burrështetasit e etnisë sonë argumentojnë, jo vetëm autoktoninë, por edhe kontinuitetin e pellazgo-iliro-shqiptarëve si racë e parë e njerëzisë nëpër shekuj...

-Emri i njerut të parë të njerëzisë, Adamit (Atamit), ka kuptim vetëm nga deshifrimi i gjuhës së moçme shqipe (pellazgo-iliro-arbërore). Adam=At+am; Zot+më jep; përgjigjja nga i Plotëfuqishmi ishte, për të njejtin emër Adam; At+amë; d.m.th, të kam dhënë Babë+nënë; pra, emri Adam (Atam) në gjuhën e moçme shqipe ka dy kuptime Zot më jep, dhe Babë+nënë...

-Dymbëdhjetë mijë vite para lindjes së Jezusit (Isës) në kontinentin e Atlantidës ishte shteti superfuqi i Pezazgjisë dhe Drakonisë, sipas Platonit, lufta e këtyre dy superfuqive për dominim në botë ishte bërë me armë shumë të sofistikuara dhe, për shkak të nxehtësisë, vije deri te shkrirja e akullnajave ku si pasoj vije deri te “Përmbytja Natyrore”, Drakoninë e përbiu shpejt dhe tërsisht uji, ndërsa Pelazgjinë më ngadal, prandaj pellazgët arritën që një numër i vogël i tyre t’i shpëtojnë “Përmytjes Natyrore” nga uji...

-Thoti ishte një atlantidas që pas “Përmbytjes Natyrore”, formoi qeverinë e parë në Egjipt, në të cilën qeveri është folur gjuha e moçme shqipe, e cila quhej qeveri “Faraon” që ka kuptimin vetëm në gjuhën e moçme shqipe fara e jonë. Nga tempujt e Thotit (emri thot është nga gjuha shqipe në vetën e tretë; ai thotë) dualën shumë filozofë, shkenctarë të cilët e filluan jetën nga zero pas “Përmbytjes Natyrore”. Ndër këta shkenctar nga tempujt e Thotit ishte edhe Pitagora aty kah shek. V p.l.K (para lindjes së Krishtit)...

-Thot-i ishte krijuesi i shkencës së lashtë, ai nxori dietarë të lartë të njerëzimit (Rama, Krishna, Mojsiu, Ofreu, Pitagora dhe Platoni), Thot-i fliste 12.000 vjet para erës sonë shqip, meqë ai ishte Ilir. Thot-i ishte krijuesi i shkencës së misterët i hieroglifeve, pra ai ishte i pari pas Përmbytjes Natyrore që bëri shfaqjen dhe shpalljen e mendimit të Zotit nëpërmjet gjuhës njerëzore ilire. Emri i Thotit përkon përpikmërisht me kuptimin e vet etimologjik, burimor: thot, veta e tretë e të tashmës dëftore të foljes shqipe tham (thom) thua thot, rrjedh nga dëftorja e foljes shqipe (ilire).

-Iliri ishte heroi eponim i ilirëve, ai ishte bir i Kadmit dhe i Harmonisë që ishin larguar nga qyteti i Tebës dhe ishin ngulitur te fisi i Enkelejëve që banonin në jug të Ilirisë. Pas vdekjes së Kadmit dhe Harmonisë, varret e tyre gjenden diku afër Aoos-it në jug të Ilirisë.

Athenau për varret e Kadmit dhe Harmonisë tregon se gjinden në jug të Drinit të Shqipërisë së sotme, si dhe në Kylik, qytet i njohur i Ilirisë. Kjo legjend për Kadmin dhe Harkoninë do të jetë e përhapur më së shumti në gadishullin Ballkanik. Fisi ilir i Enkelejëve ishe në veri të Epirit.  Pseudo Skylaksi thotë: Kadmi dhe Harmonia më parë banuan në brigjet e Kotorrit, në bregdetin Dalmat, të quajtur atëherë bregdeti i Ilirisë, ku në atë vend Iliri i biri i Kadmit hedhi themelet e qytetit Rizon.

-Dardanët i ndeshim edhe në pjestë veriperëndimore të Azisë dhe në disa zona në jug të Gadishullit Apenin. Për heroin eponim të tyre, Eneun, këndon Homeri në këngën e njëzetë të Iliadës si djalin e Zeusit dhe themeluesin e lindjes mbretërore të Trojës. Përveç Eneut, si themelues i fuqisë dhe lavdisë së Romës, me origjin dardane krenoheshin edhe shumë popuj të botës së antikitetit-epirotët, maqedonasit dhe romakët, si dhe shumë personalitete të shquara të historisë-Julius Caesar, Oktavian Augusti, Klaudi II, dhe natyrisht Konstandini i Madh, Justini I dhe Justiniani...

-Personaliteti që bëri këthesë të madhe historike konsiderohet perandori Konstandin (306-307; 307-337), i cili duke bërë konventë me krishtërimin dhe duke hapë epokë të re në historinë botërore, me të drejtë e ka merituar epitetin i Madh, i cili u ka takuar vetëm disa personaliteteve të shquara historike. Edhe se administrata romake kishte sjellur  procese të reja ekonomike, shoqërore, politike, fetare e kulturorenë gjashtë shekujt e parë të erës sonë, qyteti i i lindjes së Konstandinit, Naissus (Nishi i sotëm), si dhe provincat e Dardanisë ku është gjendur qyteti në fjalë, sipas burimeve të kohës përfshihen në kuadrin e konceptit etnogjeografik “Dardani”, përkatësisht “Iliri”. Themeluesi i dinastisë, babai i Konstandinit, Flavius Valerius Constandinus, ishte nga “Iliriku, Illrikum patria fuit”, sikurse shkruante Aureli Victoris  në librin Caesaribus ose në Jetëshkrimin e Perandorëve (Aur. Vict. Caes. 39. 26). Për vendlindjen e Konstandinit, qyteti Naissus shkruante Anonymi Valesiani në Origo Constantini Imperatorisë. Gjithashtu për këtë qytet si vendlindje të Konstandinit shkruante edhe Prisci në Fragmenta, Historia Gothica ku theksohet se Naissusi ishte qytet në Iliri.

Në Dardani respektivisht në Naissus sipas Olympiodor Fragmenta, kishte lindur edhe Flavius Constandinus...

-Perandori Justina Prima ishte baba i perandorit tjetër romak, Valentianus III Flavius Placidius (425-455). Ndërkaq, në rajonin në mes të Naissus-it dhe Scup-it rreth vitit 482 lindi njëri ndër perandorët më të mëdhenj bizantin, Flavius Petrus Sabbatius Justinianus Augustus, përkatësisht Justiniani I (527-565) Ky perandor Dardan përveçse kishte themeluar qendrën e madhe Justiniana Prima, sipas veprës De Aedeficis, të Procopii Caesariensis, vetëm në provincën e tij të lindjes, Dardani, kishte rindërtuar 61 kështjella, dhe poashtu i kishte ndërtuar 8 kështjella të reja. Ky perandor përpiloi “Kodin e njerësisë së drejtësisë”, që edhe sot mësohet në lëndën e së Drejtës Romake si kodi i drejtësisë së Justinianit...

-Vendi i luftës ishte “Beteja e Komovicës” afër Nishit, ku Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u largua nga ushtria osmane me 300 (treqind) kalorës të racës së tij dhe u kthye në atdhe. Ai më 28 nëntor të vitit 1443, ngriti flamurin kombëtar në Kështjellën e Krujës, që në popull njihet si nëntori i parë i flamurit, e pastaj ngriti flamurin në Kështjellën e Sfetigradit në Dibër, Kështjellën e Petrelës në Tiranë, Shelishit në Mat e kështu me radhë. Për të forcuar unitetin në mes të racës së tij, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu organizoi “Besëlidhjen e Arbrit” në Lezhë, që ndryshe njihet si “Besëlidhja e Lezhës” më 2 mars të vitit 1444 në Lezhë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat