Rusia po shkon drejt diktaturës totalitare

Opinione

Rusia po shkon drejt diktaturës totalitare

Xhavit Çitaku Nga Xhavit Çitaku Më 20 mars 2022 Në ora: 10:24
Vladimir Putin

Retorika që Presidenti Vladimir Putin e përdori në fjalimin e tij të fundit, kur ai hedhte terma si tradhëtar, plehra e të tjera fjalë fyese për ata që kundërshtojnë luftën në Ukrainë, është një tregues i qartë se Rusia po lëvizë drejt diktaturës totalitare. Apo thënë më mirë se zgjedhja e fjalëve që janë drejtpërsedrejti të kopjuara nga Adolf Hitleri i Gjermanisë naziste dhe komunisti diktator sovjetik Stalini, është më shumë se një antitud se çfarë shoqërie dëshiron ai të ndërtoj në Rusi. Pra, krimineli Putin para qytetarëve rus thekson vendosshmerinë për ta luftuar neonazizmin që ka “ zënë fill” në Ukrainë, ndërsa në anën tjetër ai vetë po rrëshqet në këtë sistem që mund t’ia sheh sherrin e gjithë bota demokratike.

Kjo retorik e togfjalëve që po përdorë diktatori rus Putin është, po ashtu, një tregues i qartë se pushtimi i Ukrainës nuk po ecën sipas parashikimeve. Së këndejmi shumë observator të brendshëm e të jashtëm e shohin si një shenjë të Putinit për t’u hakmarrë në planin e brendshëm ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai, bile me një forcë trishtuese si asnjëherë më parë. Shi për këtë, shtrohet edhe pyetja mjaft interesante se çfarë kontakti ka ai me realitetin praktik brenda Rusisë dhe informata nga frontet e luftës në Ukrainë kur ai në pjesën më të madhe është i mbyllur në Bunkerin e tij.

Paranoja e Putinit

Mjetet e huaja të informimit, duke u bazuar në burime të sigurta, bëjnë me dije se pranoi Vladimir Putin ka humbur nga vetvetja dhe e ka kapluar frika se ai mund të jetë cak i një atentati qoftë me armë apo edhe me e helmua me anë të ushqimit apo pijeve të ndryshme. Shi për këtë, lajm ekskluziv në faqet e para të gazetave suedeze ka dalur përjashtimi nga puna i më shumë se një mijë vetave personel që i shërbejnë presidentit rus. Pos kuzhiniereve dhe personelit tjetër përcjellës, që ua ka frikën shumë se nga ata mund të helmohet, Putini, thjesht, i ka përzënë nga puna edhe personelin e mbrojtjes së afërt, madje edhe pastruesit. Thënë me gjuhën e fakteve ai po e dinë fare mirë se populli është duke e urryer për këtë çmenduri çfarë ai po ndërmerr në Ukrainë, çmenduri kjo që po i kushton e do t’i kushtoj shumë popullit rus, sidomos, në fushën ekonomike. Këtë aksion të spastrimit të personelit presedencial e konfirmoi edhe zëdhënësi i saj Dmitri Peskov, duke e arsyetuar vendimin e Putinit se nga puna u përjashtuan “ tradhtarët”.

“Vëllai nuk e vret vëllain”

Sa të dhimbshme janë rrëfimet e qytetarëve ukrainas që po përjetojnë nga ushtria ruse e mercenar të paguar mirë. Ngjarjet janë të tmerrshme me vet faktin se barbaret rus po bombardojnë pa kurrfarë kontrolli çdo gjë që iu del përpara, madje, cak i tyre janë edhe çerdhet e fëmijëve, sallat e teatrove dhe ndërtesat e banimit. Megjithatë, një rrëfim i një qytetari në qytetin e shkatërruar Mariupol me la përshtypje për një përgjigje direkte që ia dha ushtarit pushtues rus, kur ai iu drejtua me fjalët: Hej vëlla, ne jemi vëllezër. Kujt po i thua vëlla? Vëllai nuk e vret vëllain. Ti dhe të gjithë të tjerët që keni ardhur këtu jeni armiq, jeni pushtues. Ju urrejmë, vazhdoi të fliste e bërtiste qytetari ukrainas.

Me këtë propagandë ka nisur pushtimin krimineli Putin, duke iu thënë ushtarëve rus se në Ukrainë do t’iu presin me lule, sepse ne ata i kemi “ vëllezër”. Mirëpo, në frontet e luftës po ndodh e kundërta. Në vend të luleve pushtuesit po qëllohen me plumba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat