Pro apo kundër martesave të së njëjtës gjini?

Opinione

Pro apo kundër martesave të së njëjtës gjini?

Nga: Faton Mehmeti Më: 20 mars 2022 Në ora: 15:26
Faton Mehmeti

Raportet e para disa vjetëve tregonin se Kosova është vendi më “homofobik” i rajonit, e partitë politike duket se këtë gjë nuk e kanë parasysh. Kjo, ngase së fundi është votuar kundër projektligjit për martesat e personave së së njëjtës gjini nga 77 deputetë, teksa 16 prej tyre nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Nga 61 deputetët që votuan, 28 prej tyre votuan pro, 29 kundër dhe 4 deputetë kanë abstenuar. Ndonëse nismën e kodit të ri civil që i hapë rrugë martesave të së njëjtës gjini ambasada amerikane e kishte lavdëruar, faktikisht deputetët nuk e dhanë votën për një gjë të tillë.

Kishte deputetët nga të gjitha partitë që votuan pro dhe kundër. Me këtë të fundit që determinoi, çka bëri që mos të kalonte projektligji në fjalë. Në gjykimin tim është tmerruese, shqetësuese për më tepër e papranueshme një shoqëri me prirje raciste ndaj të drejtave të një pjesë tjetër të shoqërisë për të shfaqur hapur orientimet e tyre seksuale. Po ashtu, e papranueshme është racizmi që shfaqën deputete e kuvendit kundër të drejtave të një komuniteti të caktuar duke shfaqur edhe urrejtje ndaj tyre. Një shoqëri civilizuese nuk e bën as veshja, as shtëpitë e bukura dhe luksi, është mendësia si e gjykon tjetrin.

Fatkeqësisht, duhet të pranojmë se jemi larg civilizimit, vlerave të cilat me shekuj bota civilizuar i ka përqafuar. Shumë deputetë që kanë votuar kundër kanë bërë kalkulime në elektorat, pa arritur të dalin nga interesat dhe mendësitë meskine, duke dëshmuar se jemi vërtet shtet i lirë ku respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve, përderisa nuk cenojnë liritë e tjerëve. Këta deputetë që kanë votuar pro që serbëve t’u paguhet energjia elektrike nga xhepat e qytetarëve si nuk gjetën kurajo të votonin për të drejtat e një komuniteti, që tek e fundit nuk i bëjnë keq askujt. Më e dëmshme për qytetarët e vendit është të varfërohen, të diskriminohen, dikush paguan rrymën edhe për të tjerët që nuk e paguajnë dhe për më tepër nuk na njohin si shtet.

Kontrast, të njëjtit deputetë bëjnë diskriminim ndaj qytetarëve të Kosovës duke favorizuar një komunitet, derisa po të njëjtit diskriminojnë një komunitet duke u thirru në “vlerat autentike shqiptare”. Ironike. Këta deputetë me veprimet e tyre meskine jo vetëm që kanë votuar kundër të drejtave të një komuniteti të caktuar, për më tepër kanë bërë hapa prapa në liberalizimin e vizave, kur dihet se ky projektligj është ndër kushtet që duhet plotësuar. Shqetësues fakti i një kuvendi që për mendësi të ngushta, nuk dalin nga egot për të respektuar të drejtat e një komuniteti, tek e fundit nuk bëjnë as 1 % dëm sa bëjnë serbët, e për të cilat ky kuvend ka votuar tu paguhet energjia elektrike. Si qytetar i Kosovës jam i shqetësuar që në përfaqësimin në kuvend ka njerëz me mendësi meskine, pa horizont, e të cilët mjaftohen të marrin pagat e tyre të majme, pa parime, me qytetarët e vendit që vazhdojnë të jenë viktima të politikës së mbrapsht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat