”Çlirimi i Donbasit” përpjekje për të shitur pushtimin si një sukses në shtëpi

Opinione

”Çlirimi i Donbasit” përpjekje për të shitur pushtimin si një sukses në shtëpi

Nga: Xhavit Çitaku Më: 28 mars 2022 Në ora: 13:02
Xhavit Çitaku

Ndërsa lufta në Ukrainë tani hyn në muajin e dytë, ekziston rreziku i madh që ajo të hyjë në një fazë më vdekjeprurëse. Gjithçka është në rrezik për Vladimir Putin, thuhet nga profesor dhe ekspert të politikës ruse, në shumë analiza të bëra me këtë rast. Tashmë dihet se Vladimir Putin po i afrohet të 70-ave dhe çështja e pasardhësit të tij është diskutuar në Rusi edhe para pushtimit, mirëpo, çdo gjë përveç fitores do të ishte një shenjë dobësie për të, sipas këtyre njohësve të politikës ruse. Mjerisht sipas këtyre analistëve nuk përjashtohet që ai të vendosë se e vetmja mundësi është t'i drejtohet një lloj alternative bërthamore.

Komentet e ushtrisë ruse të premten për fokusimin në "qëllimin kryesor" të "çlirimit të Donbasit" janë një përpjekje për të shitur pushtimin si një sukses në shtëpi, pavarësisht përpjekjeve ushtarake nën standarde, shkruhet në komente e analiza në mjetet të ndryshme në shtetet e Bashkimit Europian, në të cilat, po ashtu, potencohet se nuk shihet fundi i luftës në të ardhmen e afërt për shkak se pikëpamja e Putinit për Kievin si territor legjitim i Rusisë nuk do të ndryshojë. Në fakt, "Kiev nuk do të ndihet i sigurt derisa Putini të jetë jashtë pushtetit ose ushtria ruse të shpërbëhet, dhe për këtë arsye do të përpiqet të vrasë ushtarët rusë në tokën ukrainase për aq kohë sa të jetë e mundur."

Lufta tashmë po shkaton urinë në Ukrainë dhe rrezikon edhe shumë vende të tjera

Lufta ka shkaktuar tashmë urinë në Ukrainë, rrezikon rritjen e urisë në Rusi dhe madje mund të çojë në një rritje globale të kequshqyerjes dhe urisë, paralajmëron OKB. Ukraina dhe Rusia, së bashku janë hambari i Evropës, pastaj përbëjnë 75 për qind të importeve të grurit në Egjipt dhe në disa vende të tjera afrikane si Etiopia, Kenia dhe Somali, varësia nga gruri nga rajoni i Detit të Zi është edhe më i madh.

- Në Afrikën Lindore, për shembull, mesatarisht 90 për qind e grurit importohet nga Rusia dhe Ukraina, thotë Anne Poulsen, kreu nordik i Programit të Ushqimit të OKB-së (WFP), për Agjencinë telegrafike suedeze TT. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe mungesa e mallrave bazë rrezikojnë të çojnë në rritjen e tensioneve politike në rajone tashmë të paqëndrueshme. Aron Lund, analist i Lindjes së Mesme në Agjencinë Suedeze të Kërkimeve të Mbrojtjes (FOI), vë në dukje vendet që janë tashmë në një krizë të rëndë si ato më të prekura, si Siria dhe Libani. - Shumë njerëz në Liban tashmë sot nuk mund të hanë një numër normal vaktesh në ditë. Në Siri është edhe më keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat