Albini thotë se do të shkojë në SHBA, opozitës i vjen “inati” që nuk ftohet, kush po mashtron?!

Opinione

Albini thotë se do të shkojë në SHBA, opozitës i vjen “inati” që nuk ftohet, kush po mashtron?!

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 1 prill 2022 Në ora: 09:03
Albin Kurti

Fabulën se SHBA nuk e do Albin Kurtin e kanë ndërtuar kundërshtarët e tij, të cilët nuk mundën t’i gjenin asnjë aferë korruptive apo diçka të ngjashme. Jo vetëm krerët e partive kundërshtare, fatkeqësisht pre e kësaj fabule mashtruese kanë rënë edhe anëtarët e atyre partive.

Këtë tezë e ka përmendur disa herë Isa Mustafa, i cili fajin e shkarkimit të Kurtit 1 ia linte mungesës së bashkërendimit me SHBA-të, nëse do të ndodhte e kundërta, ai s’do të ishte shkarkuar nga LDK, që doli nga koalicioni. Isa shkonte deri aty sa thoshte: “Zoti Kurti ka krijuar dyshime të takimeve në Uashington edhe gjatë kohës kur ishte kryeministër. Ka gabuar atëherë dhe edhe sot gabon. Po të bashkëvepronte me SHBA-në ai sot do të ishte kryeministër”.

Duket se këtë fabulë e beson edhe deputeti aktual i LDK-së, Armend Zemaj. Në tentativat e tija për ta paraqitur Albinin si të padëshiruar në SHBA. “Jam i shqetësuar si deputet e qytetar. Është Kryeministër i Kosovës se jo i VV-së. Dëshiroj që ai të ftohet në Departamentin e Shtetit”, ka thënë ai, ndonëse Zemaj në referencat e tij ndaj Kurtit, lë të nënkuptohet se Kurti nuk është i dëshiruar në SHBA.

Ndërkohë që Kurti ka paralajmëruar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në maj, opozita vazhdon të kapet pas SHBA-ve si fije kashte për të sulmuar Albinin. Fabulën e anti amerikanizmit të Albinit nuk e beson askush, as vet opozitarët nuk e besojnë, e përdorin si kërbaç për ta goditur z.Kurti, ndonëse goditjet u kthehen atyre.

Asnjëherë të vetme amerikanët nuk e kanë refuzuar Kurtin, është krejtësisht normale të ketë mosmarrëveshje, kjo për një vend si SHBA është krejtësisht normale, duke qenë vend i qytetëruar, SHBA nuk e linçojnë dikë për mendimet e ndryshme.

Armend Zemaj, një djalë i ri, është e habitshme se si akoma beson në barcoleta të Isës, duke qenë ushtar politik i tij, Zemaj e ka djegur karrierën politike të tij, fatkeqësisht që ka përfunduar kështu një djalë nga një familje heroike. Nëse Zemaj ka informacion që amerikanët nuk dëshirojnë të flasin me Kurtin, le t’i tregojë, mos të ushqehet me propagandë të ulët, e cila në fund të fundit asgjë nuk i bën Albinit, vetëm sa dëmton në thelb vërtetësinë e opozitës, ose më saktë, të një pjesëtari të saj.

I kujtoj Zemajt gabimet e LDK-së, e të cilat servilizmin ndaj të tjerëve e kanë dëmtuar në esencë këtë parti, derisa ishte në krye të saj Isa, me Zemajn që ishte marionetë e tij. Një parti politike serioze udhëhiqet nga parimet, jo nga servilizmat nga të cilat LDK duket se ende nuk ka marrë mësim.

Të presim majin për të parë se a do të shkojë apo jo Albini në SHBA, vizitë të cilën e ka paralajmëruar.

Kosova dhe cilido kryeministër i saj e ka detyrim partneritetin me SHBA-të dhe kurrë asnjë kryeministër nuk mund të mbetet në pushtet nëse është i padëshiruar nga SHBA, gjë e cila nuk ka ndodhur me Albinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat