Masakra e Tivarit

Opinione

Masakra e Tivarit

Prof. Milazim Maraj Nga Prof. Milazim Maraj Më 2 prill 2022 Në ora: 07:26
Masakra e Tivarit

Selim Rexha ishte i biri i Rexhë Qerimit një burrë kishte shpëtuar Fshatin Vrellë nga bombardimi i projektuar nga Serbia nga forcat serbe të komanduara nga Savë Batarja dhe Miliq Kersta. 

Ndërsa Emrush Kadri Maraj ishte i biri i Kadri Qerim Maraj. Kadria kishte rënë në luftë kundër forcave turke në Pejë në betëjën e 30 majit të vitit 1912 që kishte zgjatë deri më 07, qershor të këtij viti.

Ndërsa vëllai i tij Bajram Kadri Maraj kishte rënë ditë më parë në luftë kundër forcave turke që pretendonin të futeshin në fshatin Vrellë. Këtë njësi e kishte komanduar Binak Perkiqi.  Emrushin e morën ditë më parë, nuk me kujtohet sa ditë para meje rrëfente Selimi.  Deri atëherë e kishin një farë rendi nëse e kanë marrë një mashkull prej një familje nuk e merrnin tjetrin; por për neve nuk u respektua ky rendë  thoshte Baci Selim.

U nisem prej Vrellë në këmbë dhe deri në Prizren nuk u ndalem. Nuk kishim arme dhe as që e dinim çka do të ndodhë, e ku po shkonim. Na thoni që ne do të i plotësojmë brigadat partizane që luftojnë kundër gjermaneve. Në Prizren na futën një farë shalle të ndërtuar me dërrasa ishim ngushtë të mbështetur në njeri tjetrin. Ata që ishin mbështetur në dërrasat që shërbenin si mur, patën fatin e keq. Nga jashtë përmes të plasave i therën më bajoneta. Britmat e tyre ishin të tmerrshme as kush nuk mund të u ndihmonte.

Disa prej tyre vdiqën aty dhe kur dolëm ne që ishim gjallë ata mbetën, nuk e dinim çka u bë  me trupat e tyre, sigurisht i zhduken diku. Pastaj na dërguan të një lum, aty kalonim me barka, por ato barka i mbushën me shumë njerëz së çka bartë barka, disa prej tyre u fundosën bashkë me njerëz edhe ata u zhdukën.

Duroni burra edhe pak sa të dalim në Shqipëri pëshpëritnin disa që e dinin këtë rrugë më mirë se ne, të gjithëve na mbante shpresa së në Shqipëri ka kush na del zot. Por kjo nuk ndodhi, sa e kaluam kufirin ndodhi edhe më keq. Kush do që ndalej për një nevojë personale zhdukej, nuk e shihnim më. Por edhe nëse dikush i afërt i tij, pyeste për të zhdukurin; ku mbeti? për të afërmin e vet e ftonin eja ti për ta parë ku është ai; nxirrej nga rreshti dhe zhdukej pa gjurmë.

Shqipëria nuk na ndihmojë gjë thoshte  më zëmër të plasur Baci Selim, pritem që po na shpëtonin; por jo. Në Kukës arritën të ikin disa djem por më vonë mësuam që partizanët e Shqipërisë i kishin pushkatuar e përmendnin një far Xoxe.

E ka marrë Rusia në të gjitha anët  o mik s’kemi gjë ne dorë, pëshpëritnin njerëzit që ishin më të guximshëm, por vetëm kur rojat serbe të armatosura  deri në dhëmbë dhe me kompetenca maksimale  ishin më larg. Serbet  qëndronin në dy anët e kolonës më pushkë në dorë dhe bajoneta të hapura. Duke sharë e fyer shqiptaret të robërua, ndërroheshin  kohë pas kohe, por secili vinte me i keq se tjetri.

Kur mbërrimë në Shkodër disa qytetarë, kishin dal me uji, e ushqime dhe vrapuan drejt kolonës, por nuk i lejuan rojat serbe të armatosura, këta guxuan që edhe shkodranëve të ua kthenin pushkët në shtet të vet. Në Shkodër ikën disa të rij nga kolona jonë, por më vonë morëm vesh që i paskan zënë partizanët e Shqipërisë dhe i paskan burgos. Nuk dihej a i kanë zënë të gjithë, por për do të Prizrenit po. Ishim të lodhur në një urë të ngushtë disa djem u mbyten në uji, flisnin se i ka marrë gjumi dhe kanë rënë në lum, askush nuk u mundua që të i shpëtojë.

Arritëm në Tivar atje para së të arrinim ne kishte ndodhë masakër e madhe, i kishin pushkatuar shumë shqiptarë, numrin nuk e dinim por thuhej, shumë, shumë,  kufomat e tyre flitej qe i kanë hedhur në det. Dikush thoshte se në jemi grupi që e kemi radhën, do të na pushkatojnë të gjithëve. Ndërkohë erdhën disa njerëz të huaj nuk i kuptonim çfarë gjuhe flisnin dikush tha janë nga Londra; por ata na shpëtuan.

Ata kontrolluan çdo gjë ku kishte ndodhur, kishin dëgjuar për krimin masiv, nuk e dimë nëse gjetën diçka apo jo, nga se tërë natën kishin punuar për të pastruar vendin e krimit dhe i kishin gëlqerosur muret që ishin më gjak dhe vrima plumbash, por pushkatimi u ndal dhe trajtimi për neve ndryshoj. Këtë çka kishte ndodhur na e treguan ata që i kishin detyruar të pastronin dhe gëlqerosnin, për fat kishin shpëtuar, ndoshta ata gazetaret nga Londra apo Amerika. Në këmbë kemi shkuar deri në Bari, atje e takova Emrushin, u gëzova shumë nuk e dija nëse është i gjallë rrëfente më mallëngjim Baci Selim.

Emrushi po ashtu më rrëfej për vuajtjet e grupit të tyre që nuk dallonin fare nga ato që përjetuam ne, madje ata e kishin përjetuar edhe një helmim me ata pak ushqim që u kishin dhënë. Mjekët  në Kroaci e kishin shpëtuar.  Ishte për çudi si kishte shpëtuar Emrushi, e kishte ruajt zot ati i kofshim falë. As kund nuk i takuam gjermanet, askund nuk pati luftë por kolona jonë sa vije dhe zvogëlohej thoshte Baci Emrush.

Ai ishte emër i njohur, që nga viti 1941 ishte luftëtare i forcave shqiptare në mbrojtje të shqiptarëve të Pazarit të ri, Rozhajes, Beranit, Plavës dhe Gucisë. Kishin qenë bashkë me Shaban Isuf Bicaj dhe Tahir Bajram Maxharraj. I kishim njohtë si treshi më i rrezikshëm për çetnikët ata i kishin pas emëruar (crna trojka) treshi i zi. Pas kthimit nga lufta nga Bari, Emrushi u arrestua dhe u dërgua në Beograd. Atje ishte plani të pushkatoheshin nën stigmen e armiqve të popullit edhe pse, këta kishin luftuar kundër çetave të Drazha Mihaloviqit, kishin shpëtuar popullatën e pa armatosur të këtyre viseve.

Serbet luftën e kishin kundër shqiptarëve, nuk kishte rëndësi ideologjia e tyre, partizan apo çetnik, por këtë nuk ndjenin shqiptaret në Shqipëri edhe pse ishin shtet. Pas Burgosjes së Emrushit partizanët e kërkuan edhe vëllain e tij Muharrem Kadri Maraj i cili ishte kryeplaku i fshatit, ta arrestonin ai u arratis, doli në mal. Ai ishte njeri nga  organizatoret e luftës në këtë anë. Kjo ishte luftë për mbrojtje të tokave tona dhe njerëzve tonë nga zhdukja fizike.

Xhamia e fshatit Vrellë ishte shndërruar në qendër të mobilizimit të shqiptarëve. Aty vinin shqiptaret vullnetarë nga fshatrat e ndryshme, jo vetëm të Komunës tonë, disa prej tyre tregonin gatishmërinë e tyre për luftë por, ankoheshin për bukë të familjeve të tyre. Muharrem Kadria Maraj- kryeplaku; i siguronte, së ai do të merrte për sipër bukën e  familjeve të tyre.

Mulliri i ti në të cilin punonte axha i tij Rexhë Qerim Maraj  dhe mullinjtë e fshatit ishin vu  në shërbim të luftës, kishte mjaftueshëm miell ndërkaq Muharremi u kishte thënë së pari të sigurohemi, familjet që i kanë meshkujt në luftë, të mos mbetën keq, pastaj shohim për të tjerët. Pas një kohe erdhi vala e dytë e arrestimeve, tash do të arrestoheshin edhe Ibishi Rexha Maraj, që kishte qenë truproje e Kapiten Mehemt Qaushit, vëllai i tij  Qerim Rexhë Maraj që ishte polic  në brigadën e Mehmet Gradicës, Fazli Ramë Maraj që kishte qenë ” SS” dhe që një natë kishte kontaktuar me Musë Tahirin e Dakaj, Komandant i qetës së kaçakëve nga Vrella, ndërsa vëllai i ti Malush Rama Maraj që e kishte gjuajt për ta e vra një spiunin Mustafë Ali. Bicaj, cili e kishte marrë detyrë të gjurmonte kaçakët, ku rrinë, ku ushqehen etj. 

Ai kishte bërë presion ai i kishte thënë Malushit  që po u mbante ballistat në stan në bjeshkë. Ata kishin ndërruar fjalë të rënda në mbrëmje kurse në mëngjes kishte ndodhur gjuajtja. Po të njëjtën ditë stanin  Malushit e rrethojnë mbi 100 milic por ai kishte arrit të ikte. nga rrethi. Kjo do të thotë  së do të arrestoheshin dhe të zhdukeshin e tërë  familja. Të gjithë këta i shpëtoj motra e  Kapitenit-Mehemet Qaushit, halla e Bardhyl Qaushit, Gjylshahe Qaushi-Pula, nëna e Imer Pulës.

Ajo kishte qenë e strehuar tre vjet në shtëpinë e Rexhë Qerim Marajt dhe njihej si motra Gjylshah. Ajo i kishte telefonuar Fadil Hoxhës dhe e kishte njoftuar:” Shoku Fadil familjen që me kanë mbajt mua tre vite po donë me i pushkatuar të gjithë”: 

Ndërsa deri sa kishte qëndruar në  mal Muharremi ishte ftohur dhe sëmur rëndë. Detyrohen ta dërgojnë në spital në Pejë, e dërgojnë me emrin Selim Maraj, disa ditë nuk u hetua por spiuni Mustafë Ali Bicaj kishte ardhur më dy tre veta të pa njohshëm, me mantele të bardha  dhe hyri në dhomë, posa e pa tha në gjuhën serbe: po; ky është Muharremi.

Ata dolën në korridor Baci Muharrem u qua dhe filloj të vishet, për te dalë nga spitali; vishu shpejt Bajram i kishte thënë Bajramit që e përcillte në spital rrëfente, shpesh këtë ngjarje, por ata hynë brenda dhe i thanë shtriju më ta dhënë injeksionin,  ai kundërshtoj por e shtrinë më dhunë dhe posa e kanë  injektuar baci Muharrem ka qenë i vdekur, nuk di çfarë injeksioni  i dhanë rrëfente Bajram Rustem Maraj për djalin e axhës së vet i cili u vra më injeksion nga shteti serb në spitalin e Pejës.

Ai la pas veti vetëm  vajzën Ajmanën. Vuajtje të tilla shqiptaret  përjetuan  anë e këndë Kosovës dhe viseve tjera të banuara më shqiptarë por nuk u gjunjëzuan, nuk u dorëzuan. Liria është rezultat i kësaj qëndrese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat