Ndikimi i çmimeve tek operatorët ekonomik

Opinione

Ndikimi i çmimeve tek operatorët ekonomik

Nga: Egzon Kastrati Më: 7 prill 2022 Në ora: 15:15
Egzon Kastrati

Rritja e përgjithshme e çmimeve ka karakter multidimensional, sepse krahas rritjes se çmimeve të artikujt bazë ushqimorë kemi një rritje zingjirore të të gjitha të mirave tjera. Dëmtimi i zingjirit global të furnizimit ka prekur shumë vende duke shkaktuar një hendek ndërmjet kërkesës dhe ofertës për këto të mira e rrjedhimisht duke quar edhe në rritje të infalcionit në nivel global.

Kosova si vend në zhvillim dhe me ndërvarësi të madhe nga importi duke ekspozuar tej masë në mënyrë direkte dhe indirekte nga ky disbalanc i ekonomisë globale dhe kjo ka ndikur në rritje të çmimeve pothuajse deri në 40% në shumë produkte nëpër sektorë të caktuar.

Rritja e çmimit të materialit ndërtimor, betonit, armaturës, çimentos, zhavorit e shumë produkteve tjera përcjellëse marrë parasysh këtu edhe rritjën enorme të çmimit të derivateve ka bërë që shumë kompani të mos fillojnë punimet e kontraktuara, kjo si pasojë e kësaj rritje të çmimit.

Opertët ekonomik do të gjinden ndërmjet dy situatave ose të punojnë me humbje në bazë të kontratave që ata kanë lidhur dhe të punojnë me humbje të mëdha ose do të detyrohen të shkeputin kontratat në pamundësi të realizimit të punëve me këto çmime që janë deri në 40% më të shtrenjëta sesa në kontratat e lidhura me herët.

Kjo situatë do të ndikoj drejtpërdrejt në moskryrjen e punëve sa i përkëtë  investimeve kapitale nëpër komuna të Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet që tet gjej zgjidhje KRPP-ja është  i vetmi mekanizëm që mund të jep zgjidhje këtij problemi, andaj qeveria duhet të reflektoj sa më shpejt.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat