Zelensky ia refuzoi vizitën Steimeier - it në Kiev, kur do ia ndaloi Kosova Ramës !?

Opinione

Zelensky ia refuzoi vizitën Steimeier - it në Kiev, kur do ia ndaloi Kosova Ramës !?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:36
Sherif Ramabaja

Pak ditë më parë kryetari i shtetit gjerman Steinmeier kërkoi falje publike për sjelljet dhe vlerësimin e tij që kishte pasur ndaj Putinit.

Pas kërkimit të faljes Steinmeier deshi që së bashku me politikanë të tjerë ta vizitoi Kievin derisa ishte për vizitë në Poloni, por mori një dush të ftoftë, sepse Selensky e refuzoi vizitën e tij.

Ishte një befasi që askush nuk e kishte pritur kur të merret parasysh që Gjermania vitet e fundit financiarisht më së shumti e përkrahur Ukrainën.

Me fillimin e luftës Gjermania refuzonte që me armë ta furnizonte Ukrainën, derisa shtetet e tjera nuk ngurronin dhe pa komplikime e bënin këtë.

Ishte rast komik kur Gjermania si ndihmë të parë ushtarake i premtoi Kievit, 5000 helmeta ushtarake.

Tash kur SHBA dhe shtetet e tjera evropiane vazhdimisht po e furnizojnë Ukrainën me armët e nevojshme, Gjermania po ngurron ende që ta pajisë Ukrainën me tanke - Leopard 1.

Të gjelbrit që llogariten paqësor po bëjnë presion për armatosjen e Ukrainës me armë të rënda, kurse kancelari Scholz dhe partia e tij SPD ende po ngurrojnë.

Kryetari Steinmeier po ashtu është i partisë SPD dhe gjatë kohës së qeverisjes së Merkel - it ishte edhe Ministër i Punëve të Jashtme, që me Putinin zhvillonin një kurs ledhatimi.

Kjo mund të jetë një shenjë për të treguar se edhe ish politika gjermane ndaj Rusisë, është një shkas për tragjedinë e sotme të Ukrainës.

Reagimet shtetërore në Gjermani për refuzimin e vizitës së Steinmeier - it në Kiev ishin kryesisht unanime, duke qëndruar pas kryetarit të tyre, me kritika të buta ndaj Kievit.

Ne shqiptarët po ashtu ballafaqohemi me rastin pak a shumë të njëjtë, sepse ne kemi kryeministrin Rama i cili flirton me Putinin e Ballkanit, Vuçiq - in.

Sidomos shqiptarët nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina kanë qenë më të zëshmit për politikën e tij ndaj Serbisë dhe Vuçiqit, po në vend se ai ta korrigjoi veten, i fyen të gjithë që i kundërvihen qëndrimeve dhe ideve të rrezikshme të tij.

Pas Steimeier qëndronte partia e tij SPD duke i përkrahur politikat e tij ndaj Putinit dhe Rusisë, për të cilat sot po kërkon falje si vetëkritikë, për gabimin që sot ka pasoja mjaft të mëdha.

Por po ashtu pas kryeministrit Rama qëndron PS e cila kurrë nuk ka reaguar, edhe pse ndoshta ka individ që nuk e përkrahin qëndrimin e tij, i cili bie ndesh me interesin kombëtar, po heshtja nuk mund të falet.

Sot po e vërejmë diktatorin Putin i cili ndoshta duke u identifikuar me Stalinin dhe Hitlerin po mundohet që të hyjë në histori, po nuk e kemi të qartë se cilën figurë historike po mundohet ta imitoi Rama, apo për çfarë po mundohet të dallohet që të hyjë në histori.

Si figurë historike që e lartëson kombin nuk do të hyjë, për këtë janë shqiptarët të bindur.   

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat