Kuvendi urgjentisht të fillojë hetimin e aktiviteteve të BQK-së në relacion me gjithë sistemin financiar

Opinione

Kuvendi urgjentisht të fillojë hetimin e aktiviteteve të BQK-së në relacion me gjithë sistemin financiar

Nga: Emanuel Bajra Më: 15 prill 2022 Në ora: 10:23

Së pari unë e shoh si shumë shqetësuese që zv.Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës ndikon në ndryshimin e masave të kredi-marrjes në bankat komerciale të vendit. Pra, limiti i kredi-marrjes së stafit bankar ka qenë €100k është ngrit në €300k.

Kjo është e pa precedent dhe për këtë arsye ndryshimet në BQK janë ekzistencialisht të rëndësishme të ndodhin edhe atë shumë shpejtë dhe me urgjencë.

E dyta, kjo tregon qartë që procesi transparent dhe struktura e përgjegjësive brenda BQK-së në relacion me raportet shumë të afërta me bankat komerciale në vend janë shumë problematike për vendin.

E treta, BQK-ja duhet të luaj rolin rregullues të sistemit bankar duke e ndjekur një rrugë dy-kahëshe: 1. Ti lejojë që bankat komerciale të përcaktojnë parametrat vet për kufizime në kredi si brenda strukturave të veta po ashtu edhe në treg. 2. Ti monitorojë zhvillimet bankare e jo tw ndikohet nga organizma bankar/financiar për të ndryshuar rregullore bankare.

E katërta, nëse Shoqata e Bankierëve të Kosovës paska aq shumë peshë në bindjen e zv. Guvernatorit për ta ndryshuar një politikë qeverisëse financiare me anë të përdorimit të fuqisë politike brenda BQK-së, atëherë kjo është shumë shqetësuese dhe era “peshkë” është duke i ardhur gjithë kësaj pune.

*Një gjë ju garantojë, që këto lloj metoda të bashkëpunimit trinomik: BQK-Banka Komerciale-Shoqata e Bankierëve të Kosovës nuk njihen si praktika të shëndosha në Perëndim, prandaj i bëj thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës që urgjentisht të fillojë një shqyrtim publik ose me anë të Komisionit për financa të fillojë hetimin e aktiviteteve të BQK-së në relacion me gjithë sistemin financiar në vend me qëllim të përmirësimit të sistemit tonë bankar dhe krijimit të një sinergjije të re në mes të BQK-së dhe bankave komerciale në vend.

** Të mos harrojmë se këtu kemi të bëjmë me përafërsisht €8 miliardë kapital likuid brenda ekonomisë së vendit duke përfshirë depozitat e konsumatorit kosovarë nëpër banka - bukur një fuqi e madhe ekonomiko-politike është në pyetje këtu e menaxhuar nga njerëz që përgjegjësinë e vetme e kanë tek familjet e veta e jo te konsumatori i vendit.

***BQK-ja duhet të ri-dizajnohet urgjentisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat