Fuqia e mendimit

Opinione

Fuqia e mendimit

Nga: Arben Kurteshi Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:33
Arben Kurteshi

Vet Republika jonë dikur ishte vetëm një mendim Gjithçka që ne krijuam, dikur ishte vetëm një mendim

Vetëm vizioni i pikturuar në mendjet tona mund të arrihet. 

Dëshirat boshe pa pikturë në „tokën e fshehur“ pra në kokat tona nuk mund të arrihen. 

Vetëm dëshirat me aspirata dominuese e të zjarrta arrihen.

Rezultati në arritjen e cakut matet me përpjekjet dhe sakrificat, dhe jo me shansat.

Mendimet tona e ndërtojnë, dhe e krijojnë karakterin tonë. 

Njeriu është ashtu si mendon, dhe shuma totale e të gjitha mendimeve të tij, e përbën karakterin e tij, dhe asgjë tjetër

Vet njeriu me mendimet e tij, është mjeshtri dhe krijuesi i karakterit të tij

Karakteri i njeriut nuk është viktimë i ndikimeve të të tjerëve, por është rezultat i mendimeve totale, të vet atijë njeriu, thotë James Alain

Të gjitha të arriturat tona janë rezultat i mendimeve tona. Njeriu mund të bëhet vetëm viktimë e mendimeve të veta, dhe e askujt tjetër. 

Mendimet e mira NUK mund të sjellin rezultate të këqija, dhe e kundërta; mendimet e këqija kurrë nuk sjellin rezultate të mira. 

Mendimet sjellin shprehi dhe shprehitë ndërtojnë kushtet dhe rrethanat tona. Prandajë më e rëndësishmja është se çfarë mendime mbjellim në kokat tona.

Nëse në kokat tona mbjellim medime të mira, do të korrim rezultate të mira, të arritura të mira. 

Se çfarë karakteri do të kemi nesër, varet nga mendimet që i mbjellim sot.

Shumë e rëndësishme është të inkurajoni tjetrin për mendime të mira.

Nëse sot mbjellim cakun e shëndoshë dhe përpjekjen e mirë , e pashmangshme është arritja e madhe nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat