Nga linçimet tek tollovia e Foltores së Berishës!

Opinione

Nga linçimet tek tollovia e Foltores së Berishës!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 20 prill 2022 Në ora: 11:43
Qamil Gjyrezi

Në këta ditë Foltorja ose grupi i Rithemelimit po organizon zgjedhje në disa degë të PD-së, nga Tirana në disa qytetete dhe Bashki të veriut dhe të jugut. Qëllimi i këtyre zgjedhjeve është vetëm për të krijuar idenë për opinionin vendas së në po zhvillohen zgjedhje të lira në PD. Nga të dhënat e medias së shkruar këta zgjedhje po shoqërohen me shumë problematika, përjashtim kandidatësh, lista të manipuluara, përjashtim i demokratëve për të zgjedhur drejtuesit e tyre. Në disa degë zgjidhen kryetarë që nuk kanë të bëjnë me PD-në dhe vijnë nga forca të tjera politike të majta, LSI-ja.

Kjo situatë është e ngjashme me një tollovi politike që nuk bën bashkimin e demokratëve të vërtetë, antarësisë por realizon projektin personal të Berishës, për të zhvilluar Kuvendin e 30 Prillit për qëllime personale në dëm të PD-së, demokratëve në shërbim të Edi Ramës. Sali Berisha bën tollovi me Edi Ramën që nga viti 2008 dhe e realizon këtë tollovi politike nëpërmjet propagandës, shpifjeve dhe lincimit manipulues.

Tollovia politike e Foltores po vazhdon pa ndalim, pavarësisht se shumë drejtues, kryetarë të zgjedhur me votë po e kontestojnë këta zgjedhje që nuk i shërbejnë bashkimit të demokratëve po ndarjes së tyre. Tollovira politike po zhvilohen në degën nr.8 dhe 9 në Tiranë, Kamëz, Këlcyre. Tollovia e Foltores po vazhdon, pavarëisht kostos politike për PD-në dhe opozitën në Shqipëri.

Foltorja ka mbështetjen e vetëm 18- 30% të anëtarësisë në këta zgjedhje. Deputeti Lefter Gështenja deklaron se zgjedhjet në degën 7 të Tiranës zhvillohen pa garë. Zamira Bushati deklaron se në datën 17 prill në degën nr. 9, Tiranë konstatova disa persona të veteshpallur anëtare te grupit të rithemelimit zhvilluan një proçes "zgjedhjesh". Ky procesi ishte perjashtues, antistatutor dhe përcarës. Bibi Bajraktari dekarn se: "Në datën 17 prill në Degën e Partisë Demokratike Kamëz,me një proces krejtësisht të fallsifikuar, Grupi i tellallit dhe mashtrimit të Rithemelimit ka zhvilluar një votim të tipit të Frontit Demolratik i cili emëroi në krye të tij një person që nuk ka asnjë lidhje me strukturat e PD dhe nuk përfaqëson demokratët e Kamzës, por administratën e Bashkisë së socialistit Rakip Suli. Valter Hadaj deklaron: "Zgjedhjet fallco të njëanshme antistatutore , përcarese dhe përjashtuese nga Shtëpia e Lirisë në degën Këlcyrë. Këto ditët e fundit të prillit kanë nisur të kthehen në një makth për "Doktor Non Grata" dhe shpurën e tij.

E gjithë kjo situatë absurde e ngjashme me një tollovi poitike zhvillohet kur pretendohet bashkimi dhe kur 30 deputetë të PD-së, kanë nënshkruar patformën Alibeaj.

Zoti Aibeaj deklaroi para disa ditësh se Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentarë dhe s'mund ta zaptojë selinë e PD-së. Sot Zoti Aibeaj ka thirrur sot në një mbedhje deputetët e PD-së, kurse zëdhëndësi i Berishës Edi Paloka deklaron me ironi dhe cinizëm se, në Këshillin Kombëtarë të datës 30 Prill do të zgjidhen edhe Enkelejd Alibeaj dhe Luzim Basha?!

A mund të ketë bashkim të demokratëve me këta strategji përjashtuese tip tollovie dhe lincuese. Nëse që nga muaji shtatorë 2021 në themel të propagandës së fotores ishte lincimi, më ka thanë mue, tashti është kthyer në një akt poitik që i ngjet një tollvie që nuk i bashkon demokratët për rrëzimimin e Edi Ramës

Demokratët do të bashkohen vetëm atëherë kur të largohet nga politika Sali Berisha dhe disa mbështetës të tij fanatikë dhe të ndalet lincimi dhe tollovia politike në PD dh të bëhen zgjedhje të lira duke vlerësuar dhe respektuar votën e gadi 80.000 demokratëve në të gjithë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat