Brukseli dhe Washingtoni duhet të marrin në shqyrtim pozitën anti-evropiane të Aleksandër Vuçiq!

Opinione

Brukseli dhe Washingtoni duhet të marrin në shqyrtim pozitën anti-evropiane të Aleksandër Vuçiq!

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:10
Skënder Karaçica

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ishte pjesë e kabinetit të kryekriminelit dhe kasapit të Ballkanit,Sllobodan Millosheviq dhe pjesë e projketit për luftërat kundër popujve jo serb në ish-Jugosllavi dhe gjenocidi në BeH dhe Kosovë.

Në kohën e regjimit fashist të Federatës Ruse me kriminelin Vladimir Putin,presidenti serb i del në krah regjimit fashist dhe ndahet nga bota demokratike e popujve evropianë dhe Amerika,duke kundërshtuar sanksionet ndaj ,,vëllait rus,,(sic!)dhe regjimit fashist të Putinit!

Brukseli dhe Washingtoni,pa hamendje dhe sa më shpejtë do duhej vënë në tovolinë kërkesën e kohës dhe jo më në  dy karriga për Serbinë:Më popujt e Evropës ose me Rusinë!

Presidenti Aleksandër Vuçiq ishte pjesë e kabinetit të kryekriminelit dhe të Kasapit të Ballkanit,Sllobodan Millosheviq në krah të projektit për gjenocid ndaj popujve jo serb, kundër  popullit boshnjak në BeH dhe popullit shqiptar në Kosovë!

Çikago,21 prill 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat