Milazim Krasniqi meriton të kritikohet

Opinione

Milazim Krasniqi meriton të kritikohet

Nga: Adem Bytyçi Më: 27 prill 2022 Në ora: 11:17
Adem Bytyçi

Shkrimtari dhe opinionisti Milazim Krasniqi, i konsideron të dëmshme kombëtarisht kuadrot shqiptare nga Mali Zi dhe kërkon dëbimin e tyre nga Kosova.

Njeriu që i ndërroi partitë për pushtet , mundohet për të mbjellë farën e përçarjes në mes shqiptarëve. Familja e tij ia ka parë hairin nepotizmi partiak, duke iu dhënë tenderë milionësh. Me këto sjellje anti-shqiptare vetëm sa krijon antipati nga ata që ia duan të mirën kombit, atdheut dhe unitetit mbarë shqiptarë!

Diskursi tij politik është në sinkron me atë të serbo-sllavisë për t'i përçarë shqiptarët në mënyrë që armiqtë e tyre t'i sundojnë më lehtë.

Nuk mund ta di se sa është i dobishëm apo i dëmshëm të jetë profesor universiteti një individ, që mbjellë farën e përçarjes ndër shqiptarë dhe për më keq kërkon publikisht, kjo farë të kultuvohet edhe nga ata që nuk e duanë unitetin e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat