“Bota Sot” – mediumi mbarë shqiptar është në piedestal të fjalës së lirë dhe të lirisë së shtypit

Opinione

“Bota Sot” – mediumi mbarë shqiptar është në piedestal të fjalës së lirë dhe të lirisë së shtypit

Nga: Rexhep Torte Më: 3 maj 2022 Në ora: 20:01
Rexhep Torte

Përkundër kërcënimeve me vdekje ndaj z. Xhevdet Mazrekaj - pronar i mediumit “Bota Sot” dhe ndaj disa gazetarëve të këtij mediumi, ky medium mbarë shqiptare me seli në Prishtinë dhe në Zvicër hapëron i palëkundur, i dinjitetshëm dhe krenar në misionin e tij të shenjtë dhe ndodhet ne piedestalin e respektimit të fjalës së lirë dhe të lirisë së shtypit.

Numri i madh i milionave lexuesve të ËEB faqes së “Bota Sot” është tregues i qartë dhe bindës se mediumi “Bota Sot”, është në rrugën e vërtetë të mbrojtjes së fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit.

“Bota Sot” në gamën e saj të gjerë me një spektër të ngjeshur të informimit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga trojet shqiptare , nga Ballkani, Evropa dhe e tërë bota, dëshmon se është një dritare dhe mundësi për informim të shpejtë, cilësor dhe objektiv për të gjitha ndodhitë, ngjarjet dhe veprimet mbarë kombëtare, qeveritare, shtetërore e ndërkombëtare, që nuk e gjen të mediumet e tjera.

Në faqet e “Bota Sot” e gjen informimin edhe nga pozita edhe nga opozita të pastër dhe original, ashtu siç e jep burimi i informacionit, dhe i mbetet lexuesit të gjykojë dhe ta gjejë të vërtetën e lajmit dhe të informacionit.

Kjo tregon se “Bota Sot” është në shërbim të vëtetë të informimit për të mirën dhe të keqen, për tradhtarin, kriminelin, për të korruptuarin, për hajdutin dhe milionerin e pasluftës me emër e mbiemër, pa e kursyer as kryeministrin, as presidentin, as kryeparlamentarin, as ministrin, as ambasadorin, as kryetarin e partisë dhe as ish-udhëheqësin qeveritar, shtetëror e parlamentar, as ish komandantët e UÇK-së, as krerët e Klanit “ROGNER” dhe “PAN”, as keqpërdoruesit e fondeve “3%” dhe “Vendlindja Thërret” që mërgata shqiptare i dërgoi për UÇK-në, as për milionerët e korruptuar të pasluftës, as për vëllavrasjet gjatë luftës dhe pas luftës të kundërshtarëve politikë për pushtet, as për tradhtinë ndaj Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi nga dialoguesit nga Kosova dhe ata ndëkombëtarë që kishin pë qëllim copëtimin e Kosovës në favor të Serbisë kriminale.

Të gjitha këto të transmetura e të shkruara me objektivitet e sinqeritet, duke ia dhënë secilit mundësinë që këto informata, lajme dhe akuza t’i demantojë në çdo moment.

Kjo është rruga e drejtë dhe qëllim mirë e mediumit mbarë shqiptar “Bota Sot”, që secili akuzën nga pala tjetër të mundet ta demantojë me fakte e dëshmi.

Por, për fat të keq lexuesit e “Bata Sot” nuk kanë patur rast të lexojnë demante argumentuese nga ana e ndonjë ish komandant i UÇK-së, apo nga ndonjë udhëheqës, ish qeveritar, apo ish shtetëror, apo ish parlamentar për akuzat ndaj tij.

E tërë kjo nënkupton respektimin e fjalës së lirë dhe të lirisë së shtypit, që po e ndjek me përkushtim dhe përpikmëri medium “Bota Sot”.

E tërë kjo tregon se aty ku respektohet fjala e lirë dhe liria e shtypit, dhe ku ekziston mundësia e demantimit, nuk ka vend për kërcënimet qyqare, sepse kërcënimi përbënë krim dhe krimi është i dënueshëm.

Zoti i Madhërishëm njeriut e ka nxjerrë në jetë, që këtë jetë të shkurtër njeriu ta jetojë me ndershmëri.

Nuk ka gjë më të shëmtuar kur gazetari shantazhohet, e ndotën moralin dhe karakterin e tij, të familjes së tij, dhe vihet në shërbim të tradhtisë e bëhet shërbëtor i njerëzve të ligë për ta fshehur të vërtetën për një grusht parash apo për ndonjë favor çfarëdo qoftë ai.

Postullatet e Kur’anit Famëlartë janë ndershmëria, drejtësia dhe paanshmëria, ndryshe njeriu bëhet mëkatar dhe kundërshtar i udhëzimeve të Zotit të Madhërishëm në këtë dhe në jetën e përtejme.

Kur vjen momenti i vdekjes njeriu nuk mund të gjejë shpëtim as nga pasuria, as nga pozita dhe as nga tradhtia që e ka bërë.

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e shpallur në vitinb 1993 nga Asambleja e Përgjithme e OKB-së.

Në Raportin vjetor të Organizatës Botërore “Reporterët Pa Kufij” për vitin 2021, Kosova është e renditur në pozitën 78, Shqipëria në pozitën 83, Serbia së bashku me Maqedonia e Veriut në pozitën e 99 dhe Mali iI Zi në pozitën e 104.

Po ta ndiqnin edhe mediumet e tjera në gjuhën shqipe rrugën që po e ndjek “Bota Sot” në respekt të fjalës së lire dhe të lirisë së shtypit, me siguri që mediumet në gjuhën shqipe do të ishin vlerësuar në pozitë shumë më të mirë edhe nga Organizata Botërore “Reporterë pa Kufij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat