Sjellja e opozitës aktuale në Kosovë, në shërbim të politikës së Vuçiqit

Opinione

Sjellja e opozitës aktuale në Kosovë, në shërbim të politikës së Vuçiqit

Nga: Dedë Preçi Më: 5 maj 2022 Në ora: 14:10
Dedë Preçi

Është poshtëruese të jesh sot në shërbim të politikave të armikut, të jesh vegël e atyre që na masakruan dhe na përdhunuan meshkuj dhe femra, dhe sot po atyre ua bëjmë qejfin dhe ua qojmë amanetin e tyre aty ku e lanë, sigurisht është poshtërim i madh për popullin dhe për vendin tonë, për ne që po sa kishim filluar ta prekim realitetin dhe botën tonë të lirë e demokratike.

Padyshim, një nga frikësimet e tilla është ajo që vjen prej njerëzve që ky popull ua besoj votën e vet, për të udhëheqë dhe për të trajtuar nevojat e këtij populli, sikur që janë deputetët e Kuvendit tonë, të cilët me sjelljet e tyre arrogancë në këtë Institucion, secili prej nesh do lutet zotin, që mos të llogaritet asgjë nga dobia e tyre, sepse nuk janë «argatët» tanë, por janë argatë të huaj, apo të politikës së Vuçiqit.

Duke parë sot seancat e Kuvendit të Kosovës, për fat të keq dhe për keqardhje i ngjajnë më shumë një «pazari» të k…, ku nuk mundesh të sqarohesh dhe të çlirohesh nga zhurmat e lloj-llojshmëri e pazargjinjëve opozitar, dhe jo të mendosh apo ta qosh mendjen se je në Parlament, për të trajtuar problemet dhe hallet e këtij populli, sepse këtu kemi grupet opozitare, të cilat janë koordinuar që të bëjnë vetëm zhurmë, pretendimet e të cilëve janë që të pengojnë punimet e Kuvendit, dhe ecjen e qeverisë Kurti.

Këta opozitar sikur janë përkushtuar për të ç ‘akorduar këtë qeveri dhe këtë vend dhe jo për të trajtuar problemet e këtij populli, sepse me këto budallallëqet dhe arrogancat e tyre në Kuvend, me çdo marrëzi bëhen edhe më krenar dhe bëjnë gara me njëri-tjetrin se cili po ia kalon me provokime dhe kundërshtime ndaj qeverisë, herë me vend e më shumë pa vend, vetëm e vetëm që të krijojnë një farë opozitarizmi të zhurmshëm, kauza të cilëve është vetëm marrja e pushtetit.

Çfarë mesazhi marrin të rinjtë dhe populli i këtij vendi nga deputetët e tillë, ku vetëm gjuha e fëlliqur dhe poshtëruese e deputetit, që shanë edhe robt e shtëpisë, e përcakton vet rrolin dhe llojin e një rrugaçi të rrugëve dhe kurrsesi të një deputeti, sepse sjelljet dhe shprehjet që e nënçmojnë dhe përqeshin procesin e Kuvendit të Kosovës, po ashtu duke fyer edhe familjet e njëri-tjetrit, çfarë janë prognozat e tyre për të ardhmen e këtij vendi…të gjitha këto trajtime i vulgarizojnë dhe çnjerëzojnë edhe fëmijët tanë.

Mund të analizojmë dhe marrim parasysh vetëm veprimet e deputetëve të opozitës, si Abelard Tahirin dhe Arben Gashin, a e dini se çfarë sjelljesh bëjnë në këtë Kuvend, në rend të parë sikur nuk i përkasin një qenie njerëzore dhe sikur nuk jemi shqiptarë të një gjaku dhe një kombi, të cilën sjellje nuk do ta bënin as deputetët serb me Shaip Kamberin, në Parlamentin e Beogradit.

Opozita aktuale në Kosovë, me sjelljet dhe provokimet e tilla, po dëshmon se nuk është në shërbim të këtij populli, por në shërbim të armikut tonë dhe në shërbim të djallit, duke përvetësuar dhe lozur rrolin e tyre, më shumë nëpërmjet urrejtjes dhe egos, se sa nëpërmjet ndjeshmërisë dhe dashurisë ndaj këtij populli dhe këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat