Ç’është 12 qershori – Ditë e Çlirimit, e paqes apo e okupimit?!

Opinione

Ç’është 12 qershori – Ditë e Çlirimit, e paqes apo e okupimit?!

Nga: Xhavit Kryeziu Më: 13 qershor 2022 Në ora: 07:16
Xhavit Kryeziu

Edhe dje në Kosovë u shënua 12 Qershori njëra ndër ditët më të rëndësishme të historisë sonë më të re. Dihet se 23 vite më parë, më 12 Qershor 1999, në Kosovë kanë hyrë trupat ushtarake të aleancës veri-atlantike, të njohur si NATO, për ta ndalur, siç thuhej, gjakderdhjen e mërtejshme.

12 Qershorin ndërkombëtarët e njohin si "Peace Day" (Dita e Paqes), ne shqiptarët e njohim si "Dita e Çlirimit" (anglisht: Liberation Day), përderisa serbët këtë e ditë e kuptojnë si "Dan okupacije" (Dita e okupimit)! Nëse 12 Qershori për dikë është ditë paqeje, për dikë tjetër ditë çlirimi, e për dikë krjet tjetër ditë okupimi, atëherë duket se jo gjithçka është zgjidhur më 1999. Se është kështu, dëshmon fakti se çështja e Kosovës nuk po zgjidhet përfundimisht as pas 23 vitesh që nga nga mbarimi i luftës. Kur flitet për luftën e Kosovës, ndërkaq duhet ta kemi parasysh se bashkësia ndërkombëtare nuk e njeh luftën e Kosovës si luftë, por si konflikt. Nëse hyjmë më npë thellësi, lufta dhe konflikti nuk janë njësoj, apo jo?

Më 12 Qershor të vitit 1999 në Kosovë kanë hyrë trupat ushtarake këmbësorike të NATO-s, si rezultat i marrëveshjes së Kumanovës, më 9 Qershor 1999, të aritur mes gjeneralëve të NATO-së dhe atyre që atëherë njihej si ushtrima e Republikës Federale të Jugosllavisë. Sipas marrëveshjes në fjalë, në të cilën për arsye të pasqaruara nuk kanë marrë pjesë edhe shqiptarët, trupat ushtarake të NATO-s do të hynin në Kosovë, përderisa njëkohësisht nga Kosova do të fillonte largimi i të gjitha formacioneve policore, paraushtarake dhe ushtarake të Jugosllavisë.

Që nga ajo kohë gjer më sot kanë kanë kaluar plot 23 vite. Gjiothashtu, që nga ajo kohë gjer më sot, edhe ditën e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, dikush e quan si ditë çlirimi, dikush si ditë paqeje, e dikush tjetër si ditë okupimi. Nëse është kështu atëherë, ç’ditë është 12 Qershori?

Çdo vend i botës pasi çlirohet nga shtypja dhe pushtimi i një okupatori të huaj shënën dhe kremton një ditë të veçantë. Një ditë e tillë, gjithkund në botë njihet si ditë çlirimi. Së këndejmi, edhe vendi nëp, Kosova, njeh një ditë çlirimi, në kë ratst 12 Qershorin, apo jo?

Megjithëkëtë, jo gjithçka duket e qartë sa i përket 12 Qershorit. Nëse ne shqiptarët mendojmë se më 12 Qershor 1999 jemi çliruar nga pushtimi i Jugosllavisë/Serbisë, duket se ndërkombëtarët mendojnë ndryshe. Për ta 12 Qershori konsiderohet si ditë e paqes pasi, gjithnjë sipas tyre, është arritur një paqe mes shqipëtarëve djhe serbëve pas një konflikti, e jo lufte e cila ka ngjarë në të vërtetë. Sa i përket serbëve, ata e shohin 12 Qershorin si ditë okupimi të një pjese të “territorit të Serbisë”, pasi të njëjtit edhe sot e konsiderojnë Kosovën si pjesë të Serbisë, e jo si shtet të pavarur çfarë është shpallur realisht më 17.2.2008.

Sipas fjalorit të çdo gjuhe, fjalët “çlirim”, “paqe’ dhe “okupim” nuk janë të njëjta me njëra-tjetrën. Përkundrazi, ato dallojnë për nga kuptimi nga njëra-tjetra.Të flasësh për çlirimin do të thotë të flasësh për çlirimin e një vendi të pushtuar nga një okupator i caktuar. Të flasësh për paqen do të thotë të flasësh për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe pajtimin e dy a më shumë palëve të caktuara,pas një mosmarrëveshje, ngatërrese apo konflikti që mund ta kenë pasur më herët. Dhe, në fund, të flasësh për okupimin do të thotë të flasësh për okupimin e një vendi të lirë nga një pushtues i paligjshëm dhe i dhunshëm i cili okupon me forcë një territor të caktuar.

Pse pra, e gjithë kjo paqartësi rreth 12 Qershorit 1999?

A është bërë kjo me qëllim apo me rastësi? Pse gjithçka nuk është zgjidhur mirë më 1999 kur ka qenë me lehtë, por është bartur deri në ditët e sotme kur po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u zgjidhur?

Në Kosovë, gjatë viteve 1998 dhe 1999 ka pasur luftë, e jo konflikt siç thonë ndërkombëtarët. Në Kosovë kanë ndodhur krime të tmerrshme, vrasje masive, masakra, përdhunime, dhe mbi të gjitha gjenocid të pastër shtetëror të Republikës Federale të Jugosllavisë mbi popullsin e pafajshme dhe duarthatë shqiptare të Kosovës. Se vërtet ka qenë kështu, ndërkombëtarët e dinë më mirë se ne. Çështja duket se ata nuk po duan të jenë të sinqertë me shqiptarët? Pse ndërkombëtarët po përpiqen t’i minimizojnë krimet e egra të forcave serbe ndaj shqiptarëve? Pse ndërkombëtarët po e barazojnë viktimën me xhelatin? Ata e dinë shumë mirë se kush ka qenë viktima e kush ka qenë xhelati?

Po “personat e humbur” pse nuk quhen “pengje të luftës”?! Persona të humbur mund të konsiderohen ata të cilët mund ta kenë humbur rrugën në ndonjë mal të errët, apo ata që mund të jenë zhdukur në gërmadha pas ndonjë tërmeti apo katastrofe natyrore. T’i konsiderohsh shqiptarët e Kosovës, por edhe një numër të vogël të serbëve si persona të humbur, dtth të tallesh, t’i fyesh dhe t’i nënçmosh ata. Ata nuk kanë humbur por janë marrë peng me forcë nga persona të uniformuar dhe të armatosur. Andaj, të tillët nuk mund të konsiderohen ndryshe veçse ashtu siç janë - “pengje të luftës”!

Pse, ndërkombëtarët nuk zgjidhin drejt diçka që mund të zgjidhet shumë lehtë? Apo, ndërkombëtarët po duan, siç thotë populli, “të hanë me dy lugë”. Mirë me viktimën, mirë me xhelatin nuk shkon. Barazimi i viktimës me xhelatin sjellë urretje edhe më shumë. Serbia nuk zbutet duke u përkëdhelur ose duke i bërë lëshime në dëm të Kosovës. Përkundrazi, Serbia nxitet për të mos e nohur Kosovën, përderisa ndërkombëratët e përkëdhelin dhe i ofrojnë shumëçka që ajo kërkon në dëm të Kosovës.

Deri kur kështu?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat