Ata që derdhin lot krokodili për ata që s`kanë në vendin tonë

Opinione

Ata që derdhin lot krokodili për ata që s`kanë në vendin tonë

Nga: Adem Bytyçi Më: 15 qershor 2022 Në ora: 17:18
Autori Adem Bytyçi

Sot , kur qytetarët po vuajnë mungesën e lekëve për të blerë artikujt e domosdoshëm për jetë, mediat po ua shpërfaqin pasuritë marramendëse të politikanëve.

Prej që është lajmëruar kriza globale ekonomike , me të cilën po ballafaqohen edhe qytetarët tanë, klasa politike aktuale në Kosovë, nga të cilët ish kryeministra, ministra, deputetë, kryetarë të subjekteve politike, mediat po ua bëjnë publike pasuritë milionëshe, shtëpi moderne, Vila, dhe banesa, kursime bankare të llogaritura në shuma marramendëse të cilat janë detyruar vetë t'i bëjnë publike sipas ligjit.

Kjo shtresë e politikanëve kaq të pasur derdhin lot krokodili për qytetarët të cilët i ka dërmuar kriza ekonomike, duke iu pamundësuar që me të hyrat që kanë të blejnë artikujt e domosdoshëm për jetë.

Qytetarët me të drejtë i pyesin këta politikanë: Prej nga i krijuan gjithë këto pasuri dhe a thua po të kishin pasur hallin e gjendjes ekonomike të qytetarëve athua do t'i krijoheshin gjithë këto pasuri?! .

Kur dëgjon thirrjen e atyre që as vetë nuk e dinë se si i kanë krijuar gjithë ato pasuri marramendëse, që vlerësohen gjithashtu në vlera monetare marramendëse të qajnë për qytetarët që vuajnë rritjen e çmimeve, kësaj në Poemën e mjerimit i thuhet i pasuri të tallët me të varfrin.

Ky është realiteti politik dhe i varfërisë në vendin tonë në Kosovë e jo ajo që pohojnë ata politikanë ish dhe të tanishëm në Kosovë, të cilët për çdo vit blejnë Vila dhe banesa, të cilat i lëshojnë me qira, kur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve jetojnë në varfëri ekstreme dhe nuk kanë kulm mbi kokë ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat