SHËNIM: Ballkani ishte në Selanik dhe jo në Ohër

Opinione

SHËNIM: Ballkani ishte në Selanik dhe jo në Ohër

Nga: Shaban Murati Më: 17 qershor 2022 Në ora: 10:45
Shaban Murati

Në Selanik u zhvillua samiti i vërtetë i Ballkanit, dy ditë pas mikrosamitit të tre shteteve neojugosllave të çadrës së rreme “Ballkan i hapur”.

Ballkani ishte në Selanik dhe jo në Ohër.

Samiti i 12 shteteve të Ballkanit në Selanik miratoi dhe një komunikatë të gjatë të përbashkët, të cilën e keni në faqen zyrtare të kryeministrit grek. Në asnjë rresht dhe në asnjë germë të saj komunikata e gjatë e përbashkët e 12 shteteve ballkanike nuk e përmend fare “Ballkanin e hapur” të tre shteteve neojugosllave.

Përkundrazi shteteve aspirante për në BE, pra shteteve të Ballkanit Perëndimor, komunikata u përmend Tregun e Përbashkët Rajonal, të miratuar nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Sofie në vitin 2020.

Ja çfarë kërkon komunikata e Selanikut: “Me qëllimin e mbështetjes për transformimin shoqëroro-ekonomik të shteteve nga Europa Juglindore aspirante për në BE, pjesëmarrësit bënë thirrje për zbatimin e angazhimeve të marra për Tregun e Përbashkët Rajonal për Ballkanin Perëndimor në përputhje me parimet e barazisë dhe të gjithëpërfshirjes”.

Ballkani real i 12 shteteve e injoron nismën serbe të “Ballkanit të hapur”, sepse ajo nuk lidhet me Ballkanin, por me Jugosllavinë e hapur.

Nuk është rastësi që në Tiranë si me porosi gjithë mediat qeveritare dhe proqeveritare, që marrin fonde dhe reklama nga qeveria e Jugosllavisë së hapur, nuk e publikuan fare komunikatën e samitit të rëndësishëm të Ballkanit të vërtetë në Selanik.

Struci politik dhe mediatik shqiptar ka futur kokën në rërën serbe. Dhe aq i madh është degradimi shtetëror dhe kombëtar shqiptar, sa që qeveria ka filluar të qajë për Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat