Vajtimi i Vuçiqit, si ta pengojmë 23 qershorin në Bruksel!

Opinione

Vajtimi i Vuçiqit, si ta pengojmë 23 qershorin në Bruksel!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 17 qershor 2022 Në ora: 22:14
Aleksandër Vuçiç

Askush nuk po qanë kokën për serbët. Askund në botë nuk ndodh që as 3% e serbëve nuk po kthehen në Kosovë. Na bombarduan dhe mendojnë se kishin të drejtë.

Udhëheqësit e serbëve të Veriut po i ndjekin me akuza e sanksione. Do i shpërngulin të gjithë serbët dhe askush nuk flet dhe nuk brengoset për ta.

Rreziku në horizont: Kosova me 23 qershor mund të përfitoi diçka, e ne askush nuk na pyet.

Ne i kishim zgjedhjet para ca javësh dhe kishim vendosur që Kosova me kushtetutë të mbetet në gjiun tonë. Këtë unë e festova me ceremoni shtetërore.

Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet t´i mbyll sytë para këtyre fakteve. Unë nuk po kërkoi luftë, sepse Serbia gjithmonë ka qenë paqësore, po ajo që po kërkojmë ne është të respektohen ligjet ndërkombëtare.

Këtë kërkesë kishte edhe Putini, po askush nuk ia vente e nuk e dëgjonte. Ai duroi sa mundi dhe tash po shihet se ç’po ndodhë dhe ku jemi.

Unë nuk dua që të nisem asaj rruge, por kërkoi që të na respektoni, sepse unë nuk pajtohem që të poshtërohet Serbia.

I vetmi i cili ka mirëkuptim për ne është kryeministri Rama, të tjerët po na injorojnë.

Me ligjet ndërkombëtare, ne po kërkojmë vetëm të drejtën tonë, Kosova ta  pranoi realitetin. Insistojmë që t´i bashkohet Serbisë, ashtu siç e kërkon kushtetuta jonë, dhe vizat do t´i largohen menjëherë.

Serbia si shtet demokratik detyrohet të respektoj të drejtat e pakicave sipas garancisë dhe standardeve ndërkombëtare. Ne jo vetëm që do t´i bashkohemi Vishegradit si sferë aziatike e interesit, po garantojmë edhe Ballkanin e Hapur dhe EU.

Vetëm me ne, të gjitha këto të drejta janë të garantuara. Këto mundësi nuk i ofron as EU, as SHBA dhe as NATO, kurse ne po, prandaj Kosova duhet të mendoi se ku dëshiron.

EU – në Kosova është duke e pritur me decenie dhe nuk pa liberalizim të vizave, nuk ka hapje të bisedimeve as për Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjën e as për ne, prandaj na u imponua Ballkani i Hapur, për të cilin po luftojmë unë dhe Rama.

Ne i kërkojmë Kosovës që ta harroj 23 qershorin dhe Brukselin. Rruga e kosovarëve kalon mes nesh. Ne u garantojmë shkollim cilësor, investime, liri të mendimit, liri të shtypit, media të pavarura, liri të lëvizjes, administratë lokale vendore, zhvillim bujqësor, blegtori, bletari, pylltari, punësim, infrastrukturë, elektrifikim, gazifikim, infrastrukturë rrugore, liri fetare dhe ndërtim të xhamive.

Ne po ashtu garantojmë se të gjitha ato që i premtojmë edhe do t´i realizojmë. Që të mos ketë keqkuptime dhe për ta shtuar besimin, ne po ashtu si personalitet garantues e propozojmë zotin Rama, si person i besueshëm dhe neutral mes nesh, i cili më së miri i kupton hallet dhe problemet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat