Pika e ujit e shpon gurin

Opinione

Pika e ujit e shpon gurin

Nga: Arben Kurteshi Më: 10 korrik 2022 Në ora: 15:23
Arben Kurteshi

Sa me vend është kjo thënie.

 „Nuk kam frikë nga njeriu që ushtroi dhjetmijë goditje të ndryshme nga njëherë; por tmerrohem nga njeriu që ushtroi një goditje dhjetmijëherë ”, ka thënë njeriu më i shkathët në botë Bruce Lee

Dhe, që të dya thëniet kanë një gjë të pêrbashkët FOKUSIN

Kur ne me dekada u fokusuam pika, pika në pavarësi e arritëm.

Pas çdo shtegu që arritëm duke lundruar nëpër vështirësi, të gjitha barkat me të cilat kishim lundruar deri në atë shteg i fundosëm; që mos të ketë asnjë mundësi për kthim mbrapa; dhe vazhduam drejt triumfit.

Edhe sot, vendi është fokusuar drejt Bashkimit Evropian dhe ky është caku ynë i vetëm.

Ne nuk guxojmë të hamendemi me: 

Mini Shengen e Ballkan të Hapur e me thashethëme; por sikur drejt pavarësis çdo shteg që arrimë drejt BE-së, barkat me të cilat arrimë deri në atë shteg të fundosen; që mos të lejohet kthimi mbrapa

Vetëm me këtë strategji mund të lundrohet dhe arrihet Bashkimi Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat