Bullgaria i mohon e neve shqiptarëve na sulmojnë maqedonasit

Opinione

Bullgaria i mohon e neve shqiptarëve na sulmojnë maqedonasit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 15 korrik 2022 Në ora: 18:06
Sulejman Mehazi

- Gjatë krijimi të Maqedonisë maqedonasit na pyetën, se a do të na pranoni kombin tonë?, ne shqiptarët ju thamë, po;

- Gjatë luftës sê 2001 maqedonasve ju thamë, a e doni marrëveshjen e Ohtit që ju të jeni shumicë e ne shqiptarët pakicë?, thanë po;

-Pastaj ju thamë maqedonasve, se a doni që gjuha shqipe të jetë 20%-she e gjuha maqedonase 80%-she, thanë po;

- Pastaj me marrëveshjen e Prespës ju thamë maqedonasve, se a doni deputetët shqiptarë ta zgjidhin problemin e emrit tuaj me Greqinë nga Maqedonia në Maqedoni Veriore?, thanë po;

- Pastaj shqiptarët ju thanë maqedonasve, se a doni që me ndihmën e partive shqiptare t'ua sigurojmë shtetin e RMV-së me anëtarësimin në NATO?, thanë po;

- Tani ju themi maqedonasve se a doni me ndihmën e shqiptarëve ta zgjidhni problemin e kombit e gjuhës suaj me Bullgarinë me propozimin e Makronit pë t'u anëtarësuar  RMV-ja e juaj në BE?, për fat të keq të gjitha të mirat tona shtetërore maqedonasit i kanë harruar e në vend që të pajtohen me shqiptarët e me propozimin francez ata na shajnë, ofendojnë e na urrejnë neve shqiptarëve. Bullgaria i mohon e neve na sulmojnë maqedonasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat