Kosova e pasluftës nga liria e fjalës ose mendimit të lirë në përmbysje vlerash, kaos dhe anarki totale!

Opinione

Kosova e pasluftës nga liria e fjalës ose mendimit të lirë në përmbysje vlerash, kaos dhe anarki totale!

Nga: Agron Shabani Më: 21 korrik 2022 Në ora: 13:31
Agron Shabani

Sipas filozofisë së përgjithshme, njeriu është segment ose fragment i natyrës, i lindur ose krijuar nga dashuria dhe vullneti i lartë hyjnor ose profetik. 

Duke i përfshirë dhe nënkuptuar edhe qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën.

Ndërkohë që me shfaqjen e intelegjencës ose intelektit të lartë njerëzorë, kanë ndryshuar edhe rendët, sistemët, situatat e ndryshme kognitive, normative ose ekulibruese së bashku me koekzistencën dhe harmoninë e njohur në mes njeriut, Zotit dhe natyrës.

U mor vesh se njeriu është simbiozë ose një sintezë e përkryer e tre (3) botërave të ndryshme: Botës trupore ose fizike, botës shpirtërore ose metafizike, si dhe botës mendore (intelegjente) ose logjike.

Shtoja këtu edhe botën (intelegjencën) e brendshme shpirtërore ose emocionale, sipas të së cilës: Njerëzit e zemruar dhe në tension, në mungësë të intelegjencës së tyre të brendshme dhe të jashtme, nga goja dhe hunda e tyre nxjerrin frymë ose ajër të aciduar ose toksik që arrinë shpejtësinë e madhe nga 16O-deri në 2OO kilometra në orë.

Ndërsa, temperatura e trurit të tyre shpeshherë shkon mbi maksimalen ose optimalen, duke tejkaluar shkallën e 4O ose 5O gradëve të celziusit.(ndezja ose kallja e trurit etj.)

Në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. 

Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomacia, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni,  inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mendor, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë. 

Për me tepër ndërkaq, sipas psikologjisë politike dhe asaj klinike ose analitike: Fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, skizofrenia (shizofrenia), idiopatia dhe të tjera se bashku me mendimet, bindjet ose paragjykimet e pashëruara, iracionale, violente, infantile, negative ose psikpatologjike, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomet e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, nervore, mentale ose psikopatologjike në atë menyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese, morbide etj.

Në anën tjetër, është mëse interesant fakti i njohur sipas të të cilit: Personat ose individët e ndryshëm violent, infantil, psikopatologjik, mizantrop, skizofren (shizofren) ose paranoid, në fillim shpeshherë bartin maska ose "fytyra të bukura" në atë menyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, miqve, kolegeve, popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive.

Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme morbide, violente, infantile ose patologjike si Millosheviçi i Serbisë dhe plot të tjerë.

Prandaj, sociopsikologët ose antropologët e ndryshëm, në këtë prizëm janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjejve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikpat ose maniak të rrezikshëm depresiv, violent, infantil dhe patologjik.

Shkenctari ose dijetari i shquar-Herman Boerhaave, ne kuadër të veprës së njohur me titll "Aforizma mbi njohjen (zbulimin), diagnozen dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme", pos tjerash thekson faktin se :Ilaçe ose medikamente ka mfjaftë, por të sëmurë ose pacient të ndryshëm, gjithëmonë ka dhe do ketë me shumë.

Ardhja e Albin Kurtit dhe Vetvendosjes në pushtet, ashtu sikurse edhe ardhmja e mehershme e "diktaturës së butë" të Avdullah Hotit & Company, pos tjerash sikur i ka trimëruar ose u ka dhënë zemër "forcave" kuislinge, mercenare, kolaboratore, linçuese dhe komplotiste në Kosovë dhe gjithandej.

Kështuqë në emër të emër të lirisë së fjalës, lirisë së shtypit, lirisë së kombit dhe atdheut, çobanët, matrapazët, spiunët (udbashët), mercenarët, kuislingët dhe kolaboratorët e ndryshëm stupid, nebuloz, demagog dhe hipokrit, vazhdojnë të bëjnë

kërdinë nën parulla, recidive, pamflete ose slogane të ndryshme "shtetformuese" ose "patriotike" që i shpartallon ose davarisë mengjesi.

Me fjalë tjera, në Kosovë dhe Shqipëri (me përjashtime të vogla kualitative, suplementare, komplementare, komprehensive, kontemplative ose superlative)-informimin (mediat e shkruara dhe elektronike), artin, kulturën, letërsinë, politikën, diplomacinë, analizën e njohur shkencore, politike ose diplomatike dhe kështu me radhë: I bëjnë rruga, klani, tarafi, nëntoka, parapolitika ose qarqët e errëta stupide, nebuloze, mediokrite, reaksionare, paradoksale, anakronike, përvesrse, diabolike etj.

Populli ka thënë dikur se kiameti ose fundi i njerëzimit vjen atë ditë kur e merr i ligu pushkën në krah, i padituri ose analfabeti lapsin dhe pushtetin në dorë dhe gabeli ose fuakreu kuletën ose portofolin në xhep.

E vërteta, diskrecioni, konfidencialiteti, relevanca dhe serioziteti i objektit, janë bazat ose themelët kryesore të njohjes, identifikimit dhe kuptimit të funksionit dhe rëndësisë së subjektit dhe jo neorealizmi disfunksional ose anarkoteorik. 

Kosova është e mbushur ose stërngarkuar me particentrizëm, egocentrizëm, hedonizëm, sektashizëm, bajraktarizëm, klanizëm, lokalizëm, provincializëm, epigonizëm, recidivizëm, anarkoindividualizëm, anarkoliberalizëm, autarkizëm, nihilizëm, joprofesionalizëm, kolaboracionizëm, mercenarizëm, makiavelizëm, kaos dhe anarki të përgjithshme nga poshtë-lartë dhe lartë-poshtë!

Ndërkaq, Albin Kurti dhe qeveria e tij, nuk janë më zgjedhja as zgjidhja e problemit, por problemi vet! ( ....)

Ndryshe nga kjo, duke iu referuar teorisë dhe praktikës së përditshme institucionale, funksionale, politike, diplomatike, kulturore ose informative në Kosovë: Sikur kriojehet bindja ose përshtypja e pashmangshme se atje në emër të lirisë së fjalës, gjegjësisht në emër të demokracisë, parlamentarizmit ose pluralizmit të njohur politik, kemi përmbysje vlerash, parimësh dhe postulimësh të njohura intelektuale, profesionale, shkencore ose humaniste.

Është pra një "stuhi infernale dhe interaktive që nuk pushon asnjëherë", ku qeniet njerëzore, ose sociokulturore, sociopolitike ose socioekonomike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të vetvetës dhe nevojave të jetës, të shkëputur nga materia, arsya, nderi, morali, edukata, kultura, emancipimi ..., të lëkundur nga nevoja tek mërzia dhe nga mërzia tek nevojat e njohura ekzistencialiste,, pa arritur ndonjëherë një qëllim të limituar, final ose përfundimtar.

Vullneti për të jetuar, sunduar, fituar, dominuar dhe ekzistuar, na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë, do thoshte dikur Immanuel Kanti. 
Kjo sidomos atëherë kur vullneti bëhet sindromë, sëmundje ose pavetëdije e përgjithshme individuale dhe kolektive.

S'do mend se sipas Pièrrè Clastrèsit dhe Miguel Abensourit, vetëm komunitetët ose "shoqëritë primitive" ose parapolitike, mund të kenë natyrë ose karakter bashkimi, organizmi ose mbijetese latente ose permanente me anë të një "barazie, drejtësie ose ligjshmërie natyrore ose ordinare, në bazë të një 'kontrate' të pashkruar shoqërore, sociale, politike ose parapolitike etj. 

Arti, muzika, kultura, letërsia, politika, diplomacia, gazetaria ose publicistika dhe kështu me radhë, pos edukatës (shkollimit) dhe përvojes paraprake, gjithashtu kërkojnë mjeshtëri (talent) dhe traditë familjare, gjenetike ose gjenealogjike.

Si për shëmbull: Familjet ose "Dinastitë" e njohura Bush ose Kenedi në SHBA-së, kanë traditë të gjatë politike dhe diplomatike....Rojalistët e Britanisë së Madhe, gjithashtu.

Familja ose "Dinastia Zrinski" e Frankopanëve të Kroacisë, poashtu, dhe kështu me radhë...Ka shumë shëmbuj ose apologji të ngjajshme ose analogjike në sfond.

Ndaj, mu për këtë, siç e kemi cekur shpesh së jetën ose skenën e përgjithshme shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale dhe politike të Kosovë, gjithëmonë ose vazhdimisht e kanë dominuar ose karakterizuar tensionet dhe ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. 

Mbase, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se janë shaqur, reflektuar ose interferuar drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit, me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë ose vazhdimisht në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për Kosovën dhe shqiptarët.

Kështu që jeta ose bota e gjithëmbarëshme institucionale dhe politike në Kosovën e paraluftës dhe pasluftës, shpeshherë ose vazhdimisht i kanë ngjarë (ngjasuar) një klinike ose spitali ku çdo pacient sikur ka qenë i udhëhequr ose zotëruar nga ideja përverse, amoroze dhe bizantine për të ndërruar shtratin (krevatin), karrigën (fotelën) dhe personelin e klinikës me një shtrat, karrikë (fotele) dhe personel tjetër, të përkthyer në aleat ose partner shteti dhe pushteti.

Ndërkohë që ajo situatë e rëndë dhe tepër deprimuese, sikur i ka bërë të vuajnë ose lëngojnë nga e njëjta sëmundje ose diagnozë, edhe pacientët, edhe personelin mjeksor të klinikës.

Në atë vetmi, mjerim ose izolim të madh, liderët ose politikanët kosovar, shpesherë e kanë ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer popullin (elektoratin), shtetin, dhe në fund njëri tjetrin ose vetëvetën e tyre! 

Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve kosovar, kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) i ndësjellë ose reciprok, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, indolenca, animoziteti, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kleptomania, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente nga hakmarrja, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë...Dhe, jo aspiratat ose interesat e njohura të kombit dhe atdheut.

Në "pejsazhin" ose "mozaikun" e rrënimit (shkatërrimit) të përgjithshëm, nderi, morali, virtyti, dhe saktësia, sipas Samuel Beketit dhe Anatoli Francit, janë vetëm sinonim ose "psedonim hyjnorë" ose "profetikë" të cilin Zoti (Hyji) nuk deshti të nënshkruajë.

"Nderi, morali, deali dhe virtyti kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena dhe tradhëtia, kanë shumë fytyra dhe shumë maska." (Viktor Hygo)

U morr vesh se edhe të të ashtuquajturat "elitat" ose "par-exelèncat" e ndryshme pushtetmbajtëse ose politike në Kosovë, në pjesën esenciale ose substanciale të tyre ishin ose janë të ngritura dhe promovuara nga "brumi", "materia" ose "derivatët" e proviniencave ose reminishencave të ndryshme politike ose parapolitike. Gjegjësisht, nga mentaliteti, recidivet, fiksionet ose trashëgimia e njohur autoritare dhe totalitariste e"sistemit"(regjimit) të meherëshëm autoritar, diktatorial, despotik, feudal, skllavopronar  dhe kështu me radhë...Duke i përvetësuar, kopjuar, zbatuar ose aplikuar në këtë vorbullë edhe metodat e njohura udbiste, komplotiste, konspirative, dekonspirativiste, borxheze, kullake, skllavopronare, fuedaliste, imperiale ose kolonialiste të regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit etj...)))

Sidoqoftë, njerëzit normal dhe racional, më në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralën e dhunës, terrorit, komplotit, shantazhit dhe terrorit psikologjik, subverziv dhe propagadistik!

Në të kundërten, në një shtet, pushtet ose sistem jo të lirë, joqytetar ose pseudodemokratik, ti mund të linçohesh, izolohësh, qortohësh, vritësh ose denohësh edhe përmes humorit, hostenit, sarkazmës ose ironisë.

Por, ia që ligji, shpata, paraja (kapitali), pushteti dhe polici, na qenkan kthiza (kërthiza) ose boshti i globit dhe fuqia e tyre qenka (qenkësh) absolute!

Ndaj, në menyrë që shkëlqimet e dritave, ngjyrave, simbolëve, parullave ose sloganëve të subjektit ose pushteti tuaj, të jenë sa me të pranishme, dehëse ose impresive para popullit ose elektoratit tuaj, minxyra ose shtëllunga e territ ose errësirës së përgjithshme në taborrin rival ose kundështar, duhet me qenë sa me të dendura, të trasha, dhe gjithëmonë të pranishme ose efektive në kuptimin afektivë. (Parullat e njohura borxheze, skllavopronare ose feudaliste.)

U mor vesh se aty dhe atëherë kur historia, shkenca, kultura, informimi, politika, diplomacia etj., bëhen punë, mision ose obligim i gjithëkujt, atëherë ato nuk janë më në dorën ose kompetencën e askujt. E sidomos aty ku ka konfuzion, kaos ose anarki mendimësh ose opinionësh të ndryshme 'pro & contra'!

Ndonëse, në Kosovë dhe Shqipëri, ligjin, policin, informacionin, pushtetin, politikën dhe diplomacinë,hëpërhë e bëjnë nentoka dubioze, politike ose parapolitike, gjegjësisht, strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etj., të afërta, kolportiste, insubordiniste ose kolaboracioniste me " etërit" ose "baballarë" e ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë. 

Forcat" e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale ose parapolitike si "degë" ose"nëndegë" të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj.

Qarqët, gjegjësisht, proviniencat ose reminishecat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me "njerëzit e fortë" të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqët ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj.

Rrjetët ose rrethet e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët etj.

Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe uzurpimin, klanizimin, fosilizimin, monopolizimin, privatizimin, instrumentalizimin, personalizimin, absolutizimim dhe relativizimin e shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), religjionit dhe moralit të gjithëmbarëshëm shtetërorë, nacional, fetarë dhe kulturorë nga ana e demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm nebuloz, stupid, debil, bedel, reaksionar, dogmatikë dhe diabolik, të cilët janë edhe pënguesit ose sfiduesit kryesor të ndarjes së domosdoshme të fesë (religjionit) nga shteti dhe nga kombi për qëllime të ndryshme klanore, profiteriste, karieriste dhe të tjera.

Paradoksi tjetër (shqiptar ose kosovar) i radhës është ai se "borxhezët, feudalistët, skllavopronarët ose aristokratët e ri" pushtetmbajtës ose pollitik, vazhdimisht i kërkojnë votat e tyre. Votat e njerëzve të varfër ose shtresave me të ulëta dhe me skmanore që duhet të votojnë dhe punojnë për ta!!!

Në të kundërten, bëmat dhe gjëmat e tyre ndaj shqiptarëve, gjithëmonë janë kobzeza ose ugurzeza.

Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe patologjisë individuale dhe kolektive të një shteti, populli ose kombi të tërë. 

Ç'është e vërteta, të gjithë ata që për vite ose dekada të tëra i kanë vjelur frytët (mjetët) dhe gëzuar të gjitha privilegjet dhe benificionet më të larta në kuader të sistemit ose regjimit udbist, monist ose jugokomunist nën ish Jugosllavi, sot prap janë të involvuar, karrabythur ose inkorporuar në të gjitha hallkat dhe zinxhirët kryesor të shtetit dhe pushtetit kosovar, tani e me tepër se 2O ose 3O vjet rrjesht.

Bile, shumë prej tyre i keni edhe në ballë të rrjeshtit ose kolonës "çlirimtare, shtetformuese, patriotike, kulturore, informative, politike ose diplomatike" në Kosovë dhe gjithandej.

Ky mbase është edhe problemi kryesor i Kosovës për çastin ose momentin.

U mor vesh se në Kosovë (dhe Shqipëri) ekstremet e njërës dhe palës tjetër, ngelën të pranueshme, miqsore dhe analogjike mes veti, pasiqë ato vazhdimisht aplikojnë ose praktikojnë mjetët ose metodat e njejta komplotiste, mashtruese ose jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre. 

Kështu që e majta dhe e djathta "ekstreme, radikale, revolucionare" ose neokomuniste, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, janë shëndoshë e mirë dhe në këmbë (paterica) të forta.

Falë atij morali te dyfishtë: "shtresa e lartë e aristrokracisë ose borgjezisë së re shqiptare ose kosovare" janë shpërngulur ose kanë emigruar në politikë, qeveri, parlament ose në parti politike, kurse, pjesa më e madhe është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël, ordiner ose ambulant.

Përderisa, ajo "pjesa tjetër" e mbiquajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët), pushtetin dhe shoqërinè, përbëhet nga shtresa e mesme që përbëhet nga tregtarë të mesëm, nga administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, profesorët univerzitar, policia, ushtria, deri diku dhe arsimtarët etj. 

Në këtë vorbullë Kosova së bashku me paradokset, anomalitë dhe patologjitë e saj reaksionare dhe anakronike, ka shumë kohë që është shndërruar në bisnes, eldorado, apo në "tokë të premtuar" ose, të askujt, për shpërlarje parashë, bisnesësh dhe llogarishë të panjohura (misterioze) për publikun ose auditorin e gjërë.

Me fjalë tjera, politikanë e ndryshëm ditor ose periodik në Kosovë dhe Shqipëri, janë arketip ose prototip politikanësh jokurrizor ose të pa dinjitet dhe integritet, që i zhvaten, imponohen dhe nënshtrohen vazhdimisht llupës, diktatit dhe monopolit të jashtëm adminitrativ, juridik, politik, ushtarak, policor, finansiar, tregtar, ekonomik etj. E sidomos "aristokracisë" ose "borxhezisë së lartë" të Beogradit, Moskës, Stambollit, Brukselit ose Washingtonit. 

Në vazhdimi disa shëmbuj, paralele ose digresione të ndryshme diskursive, ekskursive ose analogjike:

Eudaimonia ose eudaimonizmi është një fjalë greke, tepër e veçantë dhe interesante, por shumë e vështirë për t´u përkthyer ose deshifruar. 

Eudamonia e ka kuptimin e 'lumturisë në plotësim ose vetpërmbushje'.

Kjo për faktin se jeta ose kariera jonë intelektuale, shkencore, profesionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhë, shpeshherë shkojnë keq për shkak të asaj

se ne pothuajse kurrë nuk i japim vetës sonë kohë për të menduar, reflektuar dhe logjikuar me kujdes të mjaftueshëm optimal ose maksimal për planet ose ambiciet tona. E sidomos për shëndetin, potencialin, kapacitetin ose vetvetën tonë (interspektiva ose interspekcioni)

Kështu ne përfundojmë duke i pranuar dhe përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar, artin e gabuar gazetaresk, publicistik, letrar, poetik, politik ose diplomatik, marrëdhëniet e gabuara, idealet e gabuara, konceptët, përceptimet, vizionet e gabuara etj.


Ndaj, Platoni atëbotë (në Antikë) deshironte të sillte rregull, qetësi dhe qartësi në shpirtin, mendimet ose mendjet tona...

Ai vurin në dukje se shumë prej ideve tona janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre "ideve" që i mendon masa ose turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën "doxa", dhe ne do e quajmë "gjykim i shëndoshë" ose "racional" i cili sipas Platonit dhe Aristotelit, si dhe shumë filozofëve të tjerë, sikur janë  "bërë shoshë"ose hi e pluhur prej gabimëve ose mendimëve të ndryshme iracionale dhe negative ndaj grupit, personit ose individit. 

Me ç'rast, idetë ose teoritë e njohura racionale, elitare, shkencore ose metodologjike mbi popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, famën, karierën, profesionin, botën, jetën, edukatën, kulturën, nderin, moralin apo mirësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë logjikës ose aryes. 

Kjo për faktin se njerëzit kaerierist, ambicioz, supersticioz, kompleksivë ose malicioz, udhëhiqen ose stimulohen shpesh ose vazhdimisht nga instinktet, emocionet apo pasionet e çastit ose momentit. Nga fobia, paranoja dhe sinergia e tepruar emocionale. Duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në mendime dhe vendime iracionale ose negative mbi bazën e asgjësë për asgjë. 

Kjo sipas Siegmund Freudit, të ngjason në ngarendjen e tufës së harlisur të mushkave ose gomarëve pas një gurupi kuajsh me të egër me sy të lidhur (mbyllur).

Ndaj, mëqe fjala mbi Platonin, ai parasegjithash dëshironte që ne të hyjmë në marrëdhënie ose raporte tè ndryshme në një mënyrë sa më pak "luftarake" dhe krenare me njëri tjetrin. Duke pranuar gjithashtu se nuk jemi të plotë ose të kompletuar pa ndihmën, përvojën dhe këshillat e të tjerëve.

Kjo sipas tij, do thotë se ne duhet pë përpiçëmi ose përkushtohemi për t’i ndryshuar ose determinuar gjërat në një version tjetër sa me të mirë, duke i përballuar ose duruar edhe "stuhitë" e pashmangshme që i sjellin këto ndryshime. 

Në anë tjetër ndërkaq, nuk duhet t’iu rezistojmë përpjekjeve të dikujt tjetër për të na përmirësuar ose korigjuar.

Se këndejmi, të gjithë neve na pëlqejnë gjërat e bukura, të famshme, të dashura, të çmuara ose me vlera të larta.

Nuk janë pa rëndësi primare ose ambivalente ato gjëra se çfarë lloji shtëpie apo pallati keni, çfarë fame, kariere, pozite, funksioni ose profesioni keni, çfarë talenti, arti ose skulpturash keni përreth vetës, çfarë edukate, kulture ose arsimimi keni, çfarë femre ose gruaje keni pranë vetës etj.

Askush para Platonit s´e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë gjërat e bukura dhe të famshme?

Ai gjeti tek to një arsye interesante, duke pohuar ose konstatuar se ne shohim tek to një pjesë të mirësisë dhe lumturisë sonë objektive dhe subjektive. 

Bukuria, fama, kariera, pasuria, edukata, kultura, intelegjenca ose mençuria, mund të na i edukojnë mendjet, zemrat dhe shpirtërat tonë, thoshte Platoni.

Se këndejmi, Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale.

Ai ndoshta ishte edhe mendimtari i parë utopik i kësaj bote...?!

Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar nga rivali i madh i Athinës: Sparta. Sparta (Arta) ishte një qytet-shtet me aftësinë për të nxjerrë luftëtarë, komandant dhe strateg të mëdhënjë ushtarak dhe politik, për dallim të Athinë e cila atëbotë (lëxo: 24OO vjet para Krishtit) i kishte me tepër se 25O. OOO banor, kishte tempuj dhe pallate të shkëlqyera, banjo dhe pishina të përkryera, vepra të shumëta të artit, shkencës dhe filozofisë etj...Por, nuk e kishte fuiqinë ushtarake dhe politike të Spartës. 

Çdo gjë që bënin spartanët, si i rrisnin dhe edukonin fëmijët, si e organizonin ekonominë, si kryenin marrëdhënie seksuale, çfarë hanin dhe pinin ata, si ushtrohëshin ose kalitëshin për luftë dhe kështu me radhë, ia përshtasnin dhe kushtonin një ideali dhe qëllimi të vetëm...Forcimit ushtarak dhe politik të Spartës. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme, nga pikëpamja ushtarake, politike, sociale dhe ekonomike.

Spartanët ishin "ius sangunis" ose "ius autoctonis", ndërsa athinasit ishin "ius solis" ose "ius polis" (....).

Në librin e tij, “Republika": Platoni identifikon një numër ndryshimësh që duhen bërë, duke u shprehur se: ne kemi nevojë për politikan dhe heronj të rinjë, ne kemi nevojë për autocensurën, etikën, moralin dhe disiplinën, ne kemi nevojë për edukatën, kulturën, emancipimin dhe arsimin e mirë ose cilësor, theksonte asokohe Platoni i cili ishte i shqetësuar për mendimin dhe konceptin e gabuar të lirisë. 

Athina ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionbërësit dhe opinionshitësit më të këqinjë...

Nocione të çmendura fetare, kulturore, politike dhe ushtarake, në dukje të ëmbla, por të rrezikshme, reaksionare dhe anakronike si ide dhe teori që thithën entuziazmmin e masës dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike, si dhe në luftëra të gabuara, si për shembull në sulmin fatal ose katastrofal ndaj Spartës etj.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të hutuar dhe vetmuar, është një gjë shumë e keqe, e rrezikshme dhe ndjellakeqe, mendonte Platoni.

 

 Kështu që ai kërkonte kufizimin e aktiviteteve të oratorëve publikë dhe predikruesve të rrezikshëm dogmatik, demagog dhe hipokrit. 

Ai gjithashtu besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën. 

Gjëja kryesore që ne duhet t'i mësojmë dhe ushtrojmë, nuk janë vetëm matematika, retorika ose oratoria patetike, apo drejtshkrimi ose bukurshkrimi, por si të jemi të mirë, normal dhe racional. Ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, guximin, vetëkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, edukatën, kulturën, pavarësinë, qetësinë dhe lumturinë. 

Për të vënë këtë në praktikë, Platoni themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet.

Athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më shumë, pos asaj se si të jetonin, punonin dhe vdisnin si njerëz.

Idetë e Platonit mbeten thellësisht sfiduese, provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon ato është ambicia dhe idealizmi i tyre. 

 

Platoni donte ose deshironte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën dhe vetvetën tonë... Njeriun që vazhdon të frymojë, dhe frymëzojë. 

Para se t'i ndryshoni të tjerët, duhet ndryshuar ose përmirësuar egon, antiegon, superegon, libidon ose vetvetën tuaj objektive dhe subjektive, thoshte Platoni.

2. Aristoteli ishte mendimtari dhe filozofi më i madh dhe më i shquar në Antikë dhe njeri prej filozofëve më të mëdhenj të njerëzimit ose civilizimit tonë.

Aristoteli se këndejmi u bë i shquar ( i famshëm) dhe i pavdekshëm me veprat e tij në fushën e politikës, metafizikës, skolastikës, retorikës, logjikës, psikologjisë etj. 

Tek vepra e tij " Politika", Aristoteli trajton çështjet, aspektët dhe pikëpamjet e njohura mbi shtetin dhe familjen. Ai mbështet formën e regjimit aristokratik dhe jo format ose metodat e njohura demokratike  si ato në "shtetin" ose "polisin" e Athinës, që Aristoteli do i quante formë të keqia të qeverisjes.

Ai ka shkruar kushtetutat e158 vendeve, midis të cilave edhe ato të Epidamnit (Epidariumit), Apolonisë dhe molosëve, por që kanë humbur, përveç asaj të Athinës që ka mbijetuar deri sot. 

Ai është autor i veprës “Mbi historinë e kafshëve” dhe “Mbi mrekullitë e dëgjuara” dhe kështu me radhë. 

Gjithashtu Aristoteli na mëson mbi "njeriun si kafshë politike"(" zoon politicon") , si "qenie të logjikshme" ose "homo sapiente"; mbi "Etikën e Nikomahut" etj.

Ndërkohë që Aristoteli u shqua edhe për kritikën e tij subjektive ndaj idealizmit objektiv të Platonit ish-mësuesit të tij etj. 

Aristoteli ishte pra një filozof materialisto-idealist, sepse  e pranonte idenë e materies jashtë ndërgjegjes dhe logjikës së nje,riut dhe e merrte atë si një lëndë dytësore ose sporadike ku mund të ndërtohen dhe ndryshohe  gjërat. Dhe,  kjo sipas Aristotelit bëhet e mundur vetëm me anë të logjikës dhe intelektit të njohur njerëzor i cili është burimi dhe fillimi i çdo gjëje që lëvizë duke u transformuar në formë evolutive ose empirike, qëllimi i gjithçkaje ose çdo gjëje që ekziston. 

Aftësia dhe madhështia jonë si krijesa njerëzore ose qenie intelegjente, nuk mbështetët në ribërjen e tokës ose planetës sonë sipas mitit të njohur të epokës nukleare ose atomike, por në ringjalljen ose ribërjen e jetës, shpirtit dhe vetvetës sonë sipas mësimëve ose predikimëve të njohura të Platonit, Aristotelit etj.

Ndryshe nga kjo, Aristoteli i cili lindi në vitn 384-para Krishtit, ishte me origjinë ilire ose jogreke, si i biri (djali) i Nikomahut (Nikomanit) që ishte pedagog dhe mjek personal i mbretit të Maqedonisë, Amintit dhe një intelektual i respektuar në kohën dhe vendin e tij: I inspiruar nga nderi, morali ose etika e babait dhe birit (djalit) të tij, Nikomanit (Nikomahut), dikur me vonë shkroi veprën e njohur "Etika e Nikomahut (Nikomanit)" etj. Ndonëse, i inspiruar dhe stimuluar edhe nga humanizmi, solidariteti dhe etika e njohur e popullit grek...Sigurisht.

Ndërkaq, dikur me vonë, mbreti Filip i Maqedonisë, do e luste Aristotelin për t'ia mësuar, edukuar dhe përgatitur të birin ose djalin e tij, Aleksandrin (Lekën) e Madh, i cili asokohe ishte 13 vjeçarë.

Kështu që Aristoteli kthehët në Maqedoni me lutjen ose kërkesën paraprake të mbretit Filip...ku fillon me mësimët, edukatën, kulturën dhe përgatitjet e përgjithshme intelektuale, politike dhe ushtarake (luftarake) të Aleksandrit (Lekës) të Madh, i cili falë përvojave, aftësive ose shkathtësive të mësuara nga Aristoteli, dikur me vonë do bëhej komandanti dhe strategu më i madh ushtarak dhe politik i kohës ose epokës së tij.

Aristoteli i cili në moshën 18 vjeçare i kishte ndjekur studimët në Akademinë e lartëpërmendur të Platonit në Athinë, ku kishte punuar edhe si pedagog ose profesor: Me rastin e vdekjës së mësuesit ose pedagogut të tij të dashur dhe të çmuar-Platonit, të cilin Aristoteli e kishte idhull ose idol jete, Aristoreli do largohëj përfundimisht nga Akademia e Athinës e cila kishte rënë në duart e Speusipit, një kundërshtari të njohur të Platonit dhe Aristotelit.

Ndërkohë që Aristoteli, dikund në vitin 335-para Krishtit, ishte kthyer prap në Athinë, ku i kishte ngritur ose themeluar edhe liceun ose shkollën politike "Stoa" së bashku me shumë shkolla ose akademi të tjera ku studiohëshin dhe ligjërohëshin filozofia, politika, etika, retorika, oratoria, skolastika dhe disciplina tjera shkencore ose akademike. 

Aristoteli, pos tjerash njihet edhe si arkitekti ose instruktori i parë i bashkëpunimit, konvergjencës ose komunikimit të njohur në mes kulturës greke ose europerëndimore me kulturat dhe civilizimët lindore ose orijentale të Babilonisë, Egjiptit, Asirisë, Mesopotamisë, Medisë (Persisë) etj.

Ndonëse, pas vdekjës së papritur të Aleksandrit (Lekës) të Madh në vitin 323-para Krishtit, në Athinë kishin filluar levizjet ose manifestimët e ndryshme antiilire ose antimaqedone, të cilat nuk e kishin kursyer as Aristotelin etj.

P.S.

Meqë sipas Shën Augustinit, që nga themelimi ose gjeneza e tyre dhe deri me sot, ka patur përplasje, kolizione, antagonizma, divergjenca, kontraverza ose diskrepanca tè ndryshme në mes "civitas terrenit" ose "fushës qytetare dhe politike" dhe "civitas Deit": Toma Akuinski i dallonte (veçonte) metodat politike dhe jopolitike të shtetit dhe pushtetit, duke u shprehur se politika është art i përvojes, zgjuarsisë ose mençurisë qeverisësëse të atyre që janë me të zgjuar ose më të fortë mbi të paaftit ose despocistët.

Makiaveli, në stilin dhe cilësinë e filozofit ose mendimtarit kryesor të periudhës së Humanizmit dhe Renesansës, ishte i mendimit mbi divorcin (ndarjen) ose dihotominë e domosdoshme në mes etikës (moralit), religjionit dhe politikës.

Përderisa në epokën e re (moderne ose bashkèkohore) politika me ndihmën e politologjisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, antropologjisë, ontologjisë, epistemologjisë dhe shkencave tjera shoqërore ose humaniste, si dhe në bashkëpunim me shkencat natyrore ose teknike: U bë "Virtus Politique"  ose Virtyt Politik.

Ndonëse, sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut: Me kalimin e kohës do e kemi transorfimin ose renesansën e njohur të shtetit, pushtetit dhe politikës nga "Civitas (Dei) në "Res (publika) etj. 

E tërë kjo falë evolucionit, progresit, emancipimit dhe intelegjencës së njeriut etj. 

Dhe, mëqe fjala ose termi (nocioni) kulturë, etimologjinën ose origjinën e vet e ka nga latinishtja "volere" që donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual,  profesional ose intelegjent për t'i njohur, studiuar, analizuar dhe kuptuar gjërat ose obligimet e njohura shkencore ,intelektuale, kulturore, profesionale, politike, diplomatike dhe të tjera: Në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, drejtshkrimore ose kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. 

Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomacia, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni,  inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë. 

Edhe fjala, termi ose nocioni 'politikë' ose 'politika': origjinën ose etimologjinë e tyre

e kanë nga greiqishtja që do thotë aftësi ose afinitet i njohur shkencor, intelektual dhe profesional për të udhëhequr ose drejtuar me shtetin, popullin (kombin), pushtetin ose organizatat e caktuara shoqërore, qytetare ose politike etj. 

Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke 'tä politika' ( pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe 'hè politik' (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur).

 

 Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme ('tä politka' dhe 'hè politik') -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik "politikos" ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe "politiès" (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).

Ndërkaq, me kalimin e kohës, termi ose nocioni 'politik' ose 'politika' në domenin e njohur modern ose bashkëkohorë, ka njohur dhe pësuar ndryshime ose transformime të shumëta ekskursive dhe diskursive. 

Në gjuhën angleze si për shëmbull, me termin ose nocionin "polity" ose "policy" nënkuptojmë dimenzionin formal dhe tradicional të politikës, gjegjësisht, procesin e rregullimin të njohur institucional dhe konstitucional të shtetit dhe pushtetit me të gjitha parimet, premisat, kontraditat ose kundërthëniet e njohura politike, partiake, parlamentare, konceptuale, ideologjike dhe të tjera që iu shërbejnë ose kontribuojnë procesëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarëshme individuale dhe kolektive në të mirën e popullit dhe shtetit. 

Edhe në gjermanisht, frengjisht, italisht etj., gjithashtu.

Se këndejmi, ndarja (divorci) ose diferencimi i 'anës politike' nga 'sfera' e interesave të njohura shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike dhe të tjera, pos tjerash, e kanë sjellur ndryshimin ose transofmimin e shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare nga fazat e hershme të organizmit ordinar ose parapolitik në fazat e reja të organizmit shtetror, qytetar, kulturor, politik etj.


Ndërkohë që mendimi i njohur politik, do zhvillohët dhe afirmohët gradualisht dhe sistematikisht së bashku me ngritjen, zhvillimin, evolucionin, transformimin dhe përparimin e pojuve dhe shtetëve të ndryshme (të Lindjes kryesisht) nga sistemët ose organizimet e hershme teokratike, ordinare ose parapolitike në shtetin e organizuar qytetar ose politik, të lindur ose projektuar në "polisin" e Athinës në Greqinë Antike, në Romën Antike etj.

Ndaj, sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Ndryshe nga kjo, vendin e Shkollës (Akademisë) së njohur të Platonit dhe Aristotelit, e zuri "Stoa" një shkollë e njohur politike, sipas tër së cilës: "aktivitetèt e njohura njerèzore, qytetare ose politike, duhet ngritur dhe rregulluar sipas ligjëve të natyrshme (natyrale) të vullnetit hyjnor ose profetik. 

Retorika, oratoria, skolastike, etika ose traditat e njohura shkencore ose filozofike  

të Platonit dhe Aristotelit, u bartën dhe interpretuan (transmetuan) fuqishëm dhe multicipërisht edhe në "Republikën" e Romës së Lashtë-Antike nga ana e Polibiut, Ciceronit, Tacitit etj. 

Ndërkaq, duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të 'kopshti të madh' kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga "polisi", "politia"(politeia) dhe "polietika" në "civitas" (qyteti-shteti), "civis" (qytetari) , "civilis" ( i hapur ose qytetar) dhe "res publica" ( republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).

Në mesjetë problemi qëndrorë ose kryesorë i politikës së shtetit dhe shoqërisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare, ishte bindja dhe mendimi disolutiv mbi prejardhjen ose origjinën e dyfishte të sojit ose specieve njerëzore ose politike. Respektivisht nga organizmi ose bashkësia e tyre familjare ose politike si dhe nga vullneti ose dërshira e Zotit (Hyjit). 

Ndërkohë që sipas konceptëve ose definicionëve të njohura shkencore ose metodologjike, sekularizimi dhe singularizimi i mendimit politik, e kanë sjellur ose shkaktuar ndarjen (divorcin) e shtetit, pushtetit dhe politikës nga postulatët ose postulimët e ndryshme religjioze ose teologjike. 

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat