Krimi i organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe fillimi i ndëshkimit!

Opinione

Krimi i organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe fillimi i ndëshkimit!

Nga: Petrit Dibrani Më: 21 korrik 2022 Në ora: 23:09
Petrit Dibrani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë i kanë shpallur persona „non grata“ dhe futur në listën e „zezë“, disa politikan të rëndësishëm në Ballkan, t‘cilët e kanë minuar demokracinë në vendet e tyre, gjithashtu edhe Mbretëria e Bashkuar njoftoi nga i Dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, z. Stuart Peach për vendiminin e qeverisë lidhur me sanksionet për të ndëshkuar, politikanët, bisnesmenët dhe zyrtarët e korruptuar.

Britania, duke u mbështetur mbi regjimin e sanksioneve Globale Antikorrupsion ka listuar 27 individë në mbarë botën për korrupsion serioz të disa personazheve publike, t’cilët mbështeten nga kriminelët.

Forma apo mënyra më e rrezikshme e veprimtarisë kriminale, trajtohet s‘i kriminalitet i organizuar.

Krimi i organizuar, karakterizohet nga disa 

veçori:

• Bashkëpunimi i përhershëm, midis shumë personave në kryerjen e aktiviteteve kriminale.

• Ekzistimi i një strukture, shumë mirë të organizuar me hierarki dhe pushtet të plotëfuqishëm të udhëheqësit.

• Dominimi i rregullt dhe i rreptë i rendit, disiplinës dhe përgjegjësisë së t‘gjithë anëtarëve.

• Solidariteti i imponuar, ruajtja e fshehtësisė së veprimit, moszbulimi i organizatës dhe besnikëria ndaj udhëheqësit.....

Mosrespektimi i t‘gjitha këtyre rregullave të organizatës, pason me ndëshkime brutale, zakonisht likuidime fizike të secilit anëtar!

Ndërrmarja e veprimtarive kriminale nga organizatat, gjë që mund të jenë më shumë se një organizatë kriminale, përkatësisht anëtarėve të tyre, bëhet me plan të detajuar dhe në bazë të ndarjes së veprimtarive.

Këto organizata, veprimet e tyre kriminale ç’doherë i arsyetojnë kinse me veprimtari politike për të drejtat dhe liritë e një komuniteti të caktuar etnik e kështu me radhë....

Për dy vendet e fuqishme Amerikën dhe Anglinë, format dhe mënyrat e korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë të njohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat