Cirku i politikës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë!

Opinione

Cirku i politikës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 22 korrik 2022 Në ora: 20:38
Sherif Ramabaja

Cirku i politikës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë !

 

Sherif Ramabaja

 

Ishte zgjedhur dhe caktuar dita dhe data e tubimit parlamentar për ta rrëzuar pretendimin e Dick Marty, për transplantim të organeve shtazore.

Kjo dihej botërisht se ishte një gënjeshtër, po gënjeshtrën e tillë Serbia me ndihmën e Rusisë, arritën ta ngritnin deri në organizmat ndërkombëtar dhe ta shisnin si të vërtetë.

EU dhe SHBA kishin pranuar të fillonin hetimet dhe ishin pajtuar për Gjykatën Speciale që do të merrej me pretendimet e zotit Dick Marty (që supozohej se ishte sponzoruar - paguar nga Serbia), për hetimet e transplantimeve të organeve, që nuk dihej se të kujt ishin dhe nga vinin.

Dick Marty kishte zhvilluar hetime. Ato ishin të thella, konstruktive dhe shkencore. Në fund ai kishte bërë senzacion. Kishte ftuar mediat, gazetarët, reporterët, mediat sociale duke filluar nga Facebook, Twitter, Tik –Tok, Instagram, Xing etj. duke ua prezentuar godinën më të përfolur në botë, Shtëpinë e Verdhë. Sipas tij aty ishin kryer operacionet më delikate që njeh historia njerëzore, me një përgaditje të lartë të aparaturës teknologjike. Këtë operacion botëror, e kishte udhëhequr UÇK dhe shqiptarët.

Bota kishte hapur veshët dhe ishte irrituar kur kanë dëgjuar për këtë gjë, sepse mbrojtja ndaj shtazëve në perëndim është e garantuar. Pra ata nuk mund ta merrnin me mend, se në atë mënyrë ishte vepruar ndaj qenjeve të gjalla.

Serbia si shtet demokratik kishte reaguar e para dhe për këtë kërkonte përgjegjësi. Nuk mund të heshtnin që një shtet fqinj si Shqipëria, të merret me gjëra të tilla.

Ndoshta nuk do të kishin reaguar ndaj Shqipërisë, kur është në pyetje kryeministri shqiptar Rama, si mik i popullit serb dhe i cili qëndron në të njejtën linë me kryetarin e Serbisë Vuçiq, po në këtë çështje ishte involvuar UÇK edhe Kosova, që Serbia ndaj tyre nuk mund të bënte lëshime.

Qudi mbi qudira ishte se në Parlament shqiptarët për Serbinë, Rusinë dhe Dick Martyn desh e thyen kokën shqiptarët mes vete.

Rama me këmbëngulje akuzonte opozitën se Kosovës po ia ngul pas shpine, Berisha e akuzonte Ramën se, ti je zëdhënës i Beogradit. Paradite je me Serbinë, e pasditite e vajton Kosovën.

Folësit ndërroheshin, akuzat shtoheshin dhe vetëm ndërhyrja e sigurimit shtetëror e SHIK -ut e shpëtoi situatën.

Dikush u kujtua dhe u tha: ju nuk e keni as për Kosovën, as për Shqipërinë, as për Thaqin: ishte ai i UÇK apo pjesëtar i SHIK -ut, aq u bënë, por juve ju intereson vetëm vetëvetja.

Njëri po ashtu u propozoi që ta organizonin një meq mes Ramës dhe Berishës. Nëse fiton Berisha do t´ukërkohet SHBA që ta tërheqnin akuzën Non Grata, ndërsa nëse fiton Rama, të pushojnë akuzat ndaj tij si tradhtar i popullit.

Disa nuk u pajtuan që të organizohet meq, duke u nisur nga proporcionet trupore mes kandidatëve dhe moshës mes tyre.

Një grup tjetër propozuan që të organizohet një kuiz diturie me temat: familjarizmi, korrupcioni, droga, kriminaliteti, Ballkani i Hapur, EU, incineratorët, krimi i organizuar, pastrimi i parave, zbrazja e Shqipërisë, Teatri, Tenderizmi, lufta e bandave, mafia shqiptare, deti, etj. kurse temat atdhedashuria, përparimi dhe zhvillimi i atdheut, Çamëria, Lugina, bashkimi kombëtar mos të zihen në gojë, sepse kandidatët me tema të tilla do të mbingarkoheshin. Si në çdo seancë parlamentare, as kësaj here nuk u gjet dakordim, se si të veprohej. Seanca u mbyll pa marrëveshje, duke e mallkuar Dick Marty – in.

-Satirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat