Tu ka ҫkye tupani, askush nuk po të dëgjon

Opinione

Tu ka ҫkye tupani, askush nuk po të dëgjon

Nga: Hafiz Shala Më: 1 gusht 2022 Në ora: 08:22
Hafiz Shala

Thaҫi është i akuzuar për krime ndaj shqiptarëve e jo për Raportin e Dick Martit i përpiluar nga prokuroria e Serbisë të cilin e hodhi poshtë prokurori amerikan Jack Ëilliamson të pa argumentuar dhe të pabazë.

Si nuk turpërohesh ta poshtrosh shtetin Amerikan duke dalë në anën e Vuqiqit( nuk e dijm për ҫfarë kostoje)dhe të Putinit, të dytë nën akuza për gjenocid, i pari ndaj shqiptarëve të Dardanisë ndërsa i dyti ndaj popullit ukrainas, duke ua djege dhe grurin nepër ara, veprim të cilin as bishat e tërbuara nuk do ta bënin, t’u shurdhue pipi rreth këtyre veprimeve monstruoze e gjenocidale.

Unë, po ta them këtë si shtetas amerikan qe nuk ua preferojë as popullit e as udhëheqjës politike sepse, administrate ndërrohën ndërsa, Amerika dhe populli i saj mbetet në nivelin e demokracisë dhe humanitetit ndaj njerzëve nën thundrat e diktatorëve.

Përkrahu Qeverinë e Dardanisë e cila, në koordinim me SHBA-t, mori vendimin e duhur në momentin e duhur që edhe njëhere e vërtetonë përkrahjen e Qeverisë Amerikane ndaj udhëheqjes dardane e zgjedhur me votën shumicë të popullit, duke i hedhur poshtë të gjithë zërat gojëkëqinjë, se janë antiamerikanë.

Takimi i fundit i cili vërtetë ishte madhështor më protokolin shtetëtor, ishte edhe rezultat i përkrahjës dhe bashkpunimit si shpresë për ardhmërinë e Reoublikës së Dardanisë.

Njëherit, përshendesë opozitën e cila i doli krah Qeverisë në interes të shtetit, ndërsa, Amerikën e cila u kujdesë për fëmiun e saj në rastet e vështira kurse, pérshendetjet të sinqerta dhe falenderim për angazhimin e Ambasadorit Hanovier ( Amerikës, sepse foli Amerika), duke u kujdesur si prindi për fëmiun e vetë i cili, duke ia ruajt autoritetin e Qeverisë së Dardanisë, nuk e mohoj të drejtën e veprimit por, qe ky vendim të shtyhet për një muaj, deri me 1 shtator.

Definitivisht, Serbia, nuk do të mundet që në njëjtën kohë të ulet në dy karrika: në atë të Evropës dhe të Rusisë. Populli thotë, dy shalqine të njëjtën kohë, nuk mund t’i mbash në duar.

Në këtë rast, Vuҫiqi është humbës.

 

Hafiz Shala

Neë York

31 gusht 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat