Ti Ramzan Kadyrov i “biri” i madh i kryekriminelit botëror, tanimë të njohur Vladimir Putin dhe vëllai i kryekriminelit Vuçiq në Ballkan!

Opinione

Ti Ramzan Kadyrov i “biri” i madh i kryekriminelit botëror, tanimë të njohur Vladimir Putin dhe vëllai i kryekriminelit Vuçiq në Ballkan!

Nga: Petrit Dibrani Më: 1 gusht 2022 Në ora: 16:21
Petrit Dibrani

T’i Ramzan Kadyrov i “biri” i madh i kryekriminelit botëror, tanimë të njohur Vladimir Putin dhe vëllai i kryekriminelit Vuçiq në Ballkan!

Ne shqiptarët, apo ashtu si e thoni ju; se për umetin musliman, pasojat do jenë të mjerueshme....!!!!!

Fjalori i juaj me përmbajtje shpifëse ndaj NATO-s dhe me fjalë, t ‘cilat s’kanë të bëjnë asgjë me gjuhën shqipe, apo me fjalorin Shqip, t ‘cilin e përdorni ju janë; vetëm nxitje dhe shpërfaqje e islamit radikal, gjë që shqiptarët as nuk e kanë pasur dhe as nuk e kanë.

Organizata e Traktatit Atlantik të Veriut - NATO, ishte shpëtimtare e shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, po në mbarë trojet shqiptare në përgjithësi.

Gjenocidi i shkaktuar mbi shqiptar, nga aparati shtetëror serb, ku tani vëllai i juaj i vogël kryekriminel i Ballkanit është udhëheqës shtetëror në Serbi.

U ndalua nga intervenimi ushtarak human i NATO-s mbi caqet, ushtarake, policore, paramilitare serbe që; vranë, masakruan, madje edhe fëmijë, gra, pleq, dhunuan me qindra femra dhe meshkuj shqiptar, plaçkitën, dogjën gjithçka shqiptare dhe dëbuan mbi një milion shqiptar nga shtëpitë e tyre dhe ju KADYROV: një Organizatë që ndaloi GJENOCIDIN mbi shqiptar të shkaktuar nga Serbia dhe ftoni shqiptarët në zhargonin “Mysliman Radikal” ta largojnë “IBLISIN e NATO-s” është përpjekje e dështuar.

Mos harro!

Shqiptarët janë pjesë e NATO-s dhe NATO-n e kanë në shtëpi.

Pretendimet e juaja; se nga mbeturinat e radikalizuara islame, t ‘cilat fatkeqësisht janë të shpërndara në trojet shqiptare dhe pavarësisht kësaj, tentimi për t’i kthyer shqiptar kah radikalizmi islam është: vetëm dështimi i radhës i filluar, qysh pas mbarimit të Gjenocidit të shkaktuar nga Serbia!

Shqiptarët janë me NATO-n.

Shqiptarët, janë në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat