Nga këndvështrimi i njohur i psikologjisë politike

Opinione

Nga këndvështrimi i njohur i psikologjisë politike

Nga: Agron Shabani Më: 2 gusht 2022 Në ora: 12:42
Agron Shabani

1. Sipas psikologjisë politike, çështjet dhe problemët esenciale ose substanciale të sistemëve dhe regjimëve të korruptuara, autoritare, totalitare, despotike, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera, nuk janë vetëm liderët ose politikanët e korruptuar, autoritar, despotik, tiranik ose totalitarist, por edhe shoqëria e gjërë njerëzore ose qytetare në vëndet (shtetët) e ndryshme përkatëse ose respektive.

Kështu që liderët ose politikanët e korruptuar, autoritar, despotik, tiranik ose totalitarist si Vlladimir Putini i Rusisë, Shi Xhin Pin i Kinës, Kim Yon Uni i Koresë së Veriut,, Aleksandar Vuçiç i Serbisë dhe kështu me radhë, së bashku me regjimët e tyre kriminale, korruptive, stratifiaktive, gjakatare, kinfliktuoze, militariste, hegjemoniste ose ekspanzioniste, vazhdimisht mbijetojnë ose mbesin në pushtet për faktin se të të gjithë politikanët ose liderët tjerë rival ose opozitar së bashku me mediat e shkruara dhe elektronike, shtresat ose qarqët e ndryshme intelektuale dhe kulturore, shoqërinë civile dhe kështu me radhë: Nuk luftojnë ose nuk përpiçën kundër tyre dhe "sistemëve" ose regjimëve të tyre, por përpiçën ose luftojnë maksimalisht pë t'u bërë pjesë e tyre, gjegjësisht pjesë e aparatit skllavopronar, konzervativ dhe burokratik, apo pjesë e sistemëve dhe regjimëve të korruptuara, kriminale, stratifikative, autoritare, totalitariste, ushtarako-policore ose despotike.

Me fjalë tjera, Kinës si për shëmbull, i mungojnë lider ose politikan të guximshëm, liberator dhe vizionar si Çang Kai Sheku, i cili duke e parë ose hetuar rrezikun latent ose permanent nga Mao Ce Duni dhe regjimi i tij autoritar, totalitar, despotik, tiranik, militarist, hegjemonist dhe ekspanzionist: Atëbotë iku ose u largua nga Pekini dhe u kthye në atdheun ose vendlindjen e tij në Taipei (Tajvan) ku dikur me vonë e shpalli republikën e pavarur, liberale dhe demokratike të Tajvanit në miqësi të përhershme me SHBA-së, Britaninë e Madhe ose Perëndimin.

Bile, Çang Kai Shek, i cituar nga analet ose kronikat e ndryshme diskrete ose konfidenciale, në një rast do shprehët se: "Nëse doni me i mbrojtur dhe shpëtuar njerëzit, popujt dhe vëndet tjera nga rreziku i pushtimit ose invazionit ruso-kinez: Kinën dhe Rusinë duhet ndarë ose pjesëtuar në shtete, provinca ose dinasti të ndryshme mesjetare, siç kanë qenë dikur. Në të kundërten, kur bëhen shumë, ose kur bëhen bashkë: kinezët dhe rusët, ose e luftojnë dhe e vrasin njërit tjetrin, ose njerëzit dhe popujt tjerë."(fund i citatit)

Përderisa Trockin, Buharinin, Plehanovin dhe kundërshtarët tjerë të Stalinit dhe sistemit (regjimit) të tij kriminal, gjakatar, autoritar, totalitar, militarist, hegjemonist dhe ekspanzionist, i kishte pritur ose përcjellur një "fat" tjetër....I ngjajshëm ose analog me "fatin" e hidhur (tragjik) të Stjepan Radiçit dhe bashkombasit të tij kroat, në kuvendin dhe qeverinë serbe të Pashiçit, Karagjorgjeviçit ose Stojadinoviçit në Beograd!

Ndërkohë që jetën ose skenën e përgjithshme shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale dhe politike të Serbisë, gjithëmonë ose vazhdimisht e kanë dominuar ose karakterizuar tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën.

Mbase, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme rajonale, krahinore, provincialiste, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se janë shaqur, reflektuar ose interferuar drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit, me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë ose vazhdimisht në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për vet Serbinë dhe rajonin e Ballkanit. 

Ndryshe nga kjo, vrasja e mistershme ose enigmatike e Zoran Gjingjiçit, eliminimi i parakohëshem nga skena politike e Ivan Stamboliçit, Tihomir Vllashkaliqit etj. nga ana e Millosheviçit, Vuçiçit, Sheshelit ose nëntokës politike! ( Serbi)

Eliminimet, burgosjet ose zhdukjet misterioze dhe enigmatike të rivalëve ose kundërshtarëve politik nga ana e Vlladimir Putinit dhe aparatit të tij ushtarako-policor ( Rusi)! Lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë etj....!

Zhdukjet, burgosjet, internimet ose varjet në litar të kundërshtarëve të tyre nga ana e Shi Xhin Pinit (Kinë) ose Kim Yon Unit ( Kore e Veriut) dhe kështu me radhë...!!!

No Comment!

2. Ndërkaq, skena, jeta ose bota e gjithëmbarëshme institucionale dhe politike në Kosovën e paraluftës dhe pasluftës, shpeshherë ose vazhdimisht i kanë ngjarë (ngjasuar) një klinike ose spitali ku çdo pacient sikur ka qenë i udhëhequr ose zotëruar nga ideja përverse, amoroze dhe bizantine për të ndërruar shtratin (krevatin), karrigën (fotelën) dhe personelin e klinikës me një shtrat, karrikë (fotele) dhe personel tjetër, të përkthyer në aleat ose partner shteti dhe pushteti.

Ndërkohë që ajo situatë e rëndë dhe tepër deprimuese, sikur i ka bërë të vuajnë ose lëngojnë nga e njëjta sëmundje ose diagnozë, edhe pacientët, edhe personelin mjeksor të klinikës.

Në atë vetmi, mjerim ose izolim të madh, liderët ose politikanët kosovar, shpesherë e kanë ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer popullin (elektoratin), shtetin, dhe në fund njëri tjetrin dhe vetëvetën e tyre! 

Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të politikanëve kosovar, kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) i ndësjellë ose reciprok, kretenizmi, padituria, skizofrenia, hipokrizia, demahogjia, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, indolenca, animoziteti, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë...Dhe, jo aspiratat ose interesat e njohura të kombit dhe atdheut.

Mos të flasim këtu për Shqipërinë!!!

Kjo zatën është edhe pasqyra ose fytyra e vërtetë e politikanëve dhe sistemëve (regjimëve) të korruptuara, autoritare, totalitare, despotike, neoliberaliste ose anarkoliberaliste në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme poroze, fraxhile, heterogjene, inkompakte, tranzitore ose postkomuniste.

U mor vesh se sipas Viktor Hygoit: "Nderi, morali, deali dhe virtyti kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena ose gënjeshtra, kanë shumë fytyra dhe shumë maska."

Ndonëse, lideri ose politikani i ditur, intelektual, profesional dhe intelegjent, pos tjerash,  i njeh dhe zbaton me përkushtim, përpikëshmëri dhe devocion të plotë 'zgjedhjen e vet' dhe 'zgjedhjen e tjetrit', gjegjësisht, 'zgjedhjen e tij dhe 'zgjedhjen e të tjerëve' në funksion të zgjidhjes optimale ose maksimale për të gjitha palët sipas asaj se : në çdo moment, ne kemi dy zgjidhje politike për të zgjedhur dhe për t´u zgjedhur: 'zgjedhjen time' dhe 'zgjedhjen tënde' ose 'zgjedhjen tonë' dhe 'zgjedhjen tuaj'.

Se këndejmi, në kontestin e asaj "të bëjmë një hap përpara drejt rritjes, zgjërimit dhe pèrsosjes, apo të bëjmë një hap prapa drejt tkurrjes dhe sigurisë": Deri me sot, asnjë lider ose politikan kosovar, nuk janë treguar të shkathtë dhe profesional. Sidomos në kontrollin dhe menaxhimin e situatave të ndryshme të tensionuara, dramatike ose eskalative në Kosovë, me reflektime ose interferime të ndryshme esksterne ose eksplikative edhe në marëdhëniet ose raportet e gjithëmbarshme të popullit (kombit) dhe vendit tonë me miqtë ose aleatët e njohur botëror ose ndërkombtar. E aq me pak me njëri tjetrin.

Në këtë kontekst të përgjithshëm të psikologjisë politikë dhe analitike, sipas Alfred Adlerit dhe homologëve të tij, të vetmit njerëz të përsosur, ekskluziv ose karismatik, janë ata që nuk i njohim mirë dhe nuk i kemi studiuar dhe kuptuar kurrë si duhet dhe sa duhet . 

Duke menduar dhe reflektuar në figurat ose personalitetët e forta, komplekse, intelegjente dhe tepër ekskluzive ose karismatike që iu bëjnë ballë edhe sprovave më tè rënda si lufta dhe rënia ose humbja e bashkëfamiljarëve, miqve, shokëve ose bashkëluftëtarëve të njohur në fushën e nderit, tribunalin ose burgun e njohur në Den Hagë dhe të ngjajshme.

Ndryshe nga kjo, në politikë të lartë dhe diplomaci, nuk mund të bëhet fjalë mbi ndjesinë e të të qenit i gjallë, dinamik, enërgjik, i njohur, i pranueshëm, i sukseshëm, i rëndësishëm, kontemolativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, kognitiv, navigativ, koniuktiv, lucid, akribik dhe karasmatik pa sensin dhe kuptimin e njohur të materies, substancës, esencës, identitetit, individualitetit, ekskluzivitetit, dinjitetit, dignitetit dhe integritetit të njohur intelektual, profesional, moral, politik, ushtarak (luftarak) ose patriotik të personit ose individit.

Ndaj, me rëndësi primare ose ambivalente është edhe ajo që individi dhe kolektiviteti të mos qëndrojne gjithëmonë të lumtur, të kënaqur ose ekzaltuar mbi "siperfaqen e mahisur" të gjërave ose suksesëve të ndryshme ditore ose periodike.  Duke i valorizuar ose glorifikuar arritjet, suksesët ose disfatat dhe mossukseset e ndryshme ditore ose periodike.

Psikologjia si disiplinë shkencore, e cila për objekt dhe subjekt studimi dhe analize i ka njeriun dhe shpirtin ose kultin e tij, është mjaftë e re. Apo, siç thotë psikologu i njohur gjerman Ebinghaus, psikologjia e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër.

Psikologjia politike si shkencë, apo si disiplinë e posaçme shkencore ose metodologjike, nga pikëpamjet e veçanta, i pasqyron dhe ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve, duke na bërë të mundur t’i njohim dhe kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet, veprimet dhe reagimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë: në qeveri, parlament, radio, televizion, gazeta, në teatro, kinema, salone, rrugë, në shkollë, në punë, në shtëpi etj.

Psikologjia politike i studion dhe analizon realitetin dhe aktivitetin psiçik ose psikologjik së bashku me jetën dhe botën psiçike ose psikologjike të liderit politik, politikanit, deputetit, diplomatit etj.

Ndryshe nga kjo, me veçoritë pozitive ose pozitiviste të liderit të lartë shtetror, nacional, qeveritar ose institucional, i nënkuptojmë cilësitë e qëndrueshme të individit, siç janë: shprehitë, aftësitë, temperamenti, vendosmëria, konsekuenca, pariteti, nevojat, kërkesat, interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen ose manifestohen në reagimet dhe sjelljet e tij ndaj njerëzve ose qytetarëve të vendit ose popullit (kombit)të tij përkatës ose respektivë, si dhe ndaj faktorëve ndërkombëtar.

Detyra praktike e psikologjisë politike qëndron në të zbatuarit e rezultateve të hulumtiimëve teorike, me qëllim të kryerjes ose përmbushjes sa më me të suksesshme ose praktike të veprimtarive ose aktivitetëve të njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, industeriale, ekonomike etj.

Kështu si p.sh., rezultatet e studimëve ose hulumtimëve të lartëpërmendura të psikologjisë politike, sociale ose analitike, zbatohen dhe reflektohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës në industri, ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, qeveri, parlament, politikë të jashtme ose diplomaci dhe kështu me radhë... Duke i evituar, sanuar dhe larguar pengesat ose vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të personave ose individëve të ndryshëm me probleme ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike dhe të tjera, të cilët e pengojnë ose vështirësojnë kryerjen e punëve apo obligimëve të ndryshme shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike, diplomatike, admnistrative, juridike etj.

Psikologjia na bënë të mundur t’i njohim njerëzit, jetën, botën, natyrën dhe vetvetën tonë në përgjithësi...Duke na treguar rrugën se si të veprojmë ose reagojmë në situata të ndryshme negative ose pozitive, që t’i evitojmë të metat ose dobësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, dhe t’i zbatojmë të mirat dhe cilësitë e njohura pozitive. Na tregon rrugën e formimit të vetive psiçike ose psikologjike të 'kultit të individit ose personalitetit' etj. 

U mor vesh se fjala “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (psyche) - shpirtë dhe “logos” - shkencë. 

Kjo fjalë gjithashtu lidhet me mitin e vjetër mbi Psikën dhe Erosin të cilin e bëri të njohur historiografia romake. Sipas atij miti, kishte jetuar një vajzë shumë e bukur, e quajtur Psiha, e në të cilën ishte dashuruar Erosi. Mirëpo, e ëma ( nëna) e Erosit, zonja e dashurisë, Venera (Afërdia) dhe motrat e Psihës, e xhelozonin aq shumë këtë dashuri dhe me çdo kusht mundoheshin të prishnin ose shkatërronin, duke proklamuar se një djalë nga familja e Zotërave të lartë, nuk mund të martohej më një vajzë nga shtresat e ulëta njerëzore ose qytetare. Mirëpo, edhe pas këtyre peripecive dhe pengesave të shumëta nga ana Venerës (Afërditës) dhe bijave të saj: Kryezoti (Zeusi) kishte vendosur që edhe Psika të pranohej në Olimp, në mesin e Zotërave (Perëndive) të tjerë të Olimpit. Duke e bërë të mundur martesën e Psikës me Erosin. Dashuria, bukuria dhe mençuria, atëbotë triumfuan mbi të gjithat.

Ç’është e vërteta, është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion i qartë dhe përfundimtarë që do i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më sot.   

U mor vesh se motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë në një botë të sunduar ose dominuar nga "dishepujt" ose "apostujtë"e  ndryshëm diabolik të "mbretërisë së të keqës", sipas Arthur Schoppenahauerit, janë faktorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njeriut të ditur, të guximshëm dhe liberatorë.

Se këndejmi, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm ose total, të lavdëruar nga Tolstoi dhe të admiruar nga Niçeja si një "alternativë solomonike" ndaj Hegelit dhe të tjerëve, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur ekstrem ose radikal sipas të të cilit: "të lirët, të diturit, të mençurit, të urtët, të pavarurit ose njerëzit sovran, integral;, intelekgtual, intelegjent ose ekselent, e kanë idealin e jetës dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të marrët, të robëruarit, të shiturit, korruptuarit, horrat dhe  maskarënjtë e ndryshëm, e kanë "motivin" dhe"idealin" e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrmit. (Filozofia politike e estabilishmentit ose lidershipit shqiptar ose kosovar.)

Në politikë të lartë ose diplomaci, me kalimin e vitëve ose me "ndërrimin e epokave", njerëzit i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, idealet, konceptët e ndryshme ose vizionet e tyre, më një  "epokë tjetër" më të re ose aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re dhe anasjelltas. Kjo është ajo që mëse tepërmi i intereson filozofisë së përgjithshme. Antropofilozofisë dhe epistemologjisë politike-sidomos.

Kjo për faktin se i forti (i fuqishmi) i pushtetshmi, i pasuri dhe i dituri, në shtetët ose "shoqëritë e larta" industriale dhe kapitaliste të Perëndimit, gjithëmonë kanë të drejtë.

Përveç asaj, ne si qenie ose krijesa njerëzore, jemi të prirur të jetojmë dhe penetrojmë si të thuash në mes tre (3) botërave të ndryshme: botës shpirtërore ose materiale, botës trupore ose fizike si dhe botës mendore (koshiente) ose logjike. Njeriu pra është 'sintezë' e tre (3) botërave të ndryshme që vazhdimisht e mbushin ose plotësojnë njera tjetrën.

 Së fundmi, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të triat ose nga të gjithat bashk. Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia e natyrës.

Apo....!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat