Shkarkimi i Abazoviqit: Kështu e pëson kur bën pazare me Serbinë!

Opinione

Shkarkimi i Abazoviqit: Kështu e pëson kur bën pazare me Serbinë!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 gusht 2022 Në ora: 13:41
Dritan Abazoviq

Ashtu siç e kemi thënë se do të ndodh edhe ndodhi, Dritan Abazoviq me nënshkrimin e marrëveshjes me kishën serbe bëri vetëvrasje politike; duke i dhënë fund jetës së tij politike.

Abavoviq u rrëzuar nga posti i shefit të qeverisë së Malit të Zi pas tre muaj e gjysmë në krye të saj, rekord i zi deri më tani për jetën e shkurtër të saj.

Që nga nënshkrimi kësaj marrëveshje ishte e ditur se Dritan Abazoviq ka bërë gabimin e madh të jetës me çka e pagoi, hije që do e ndjek deri në fund të jetës së tij.

Ndërgjegja e shqiptarit, nëse vërtet e ndjen vetën të tillë, Abazoviqin do e përndjek thellë në gjakun, në venat e të gjithë atyre grave, fëmijēve dhe çdo shqiptari të ndjekur, rrahur dhe vrarë nga regjimi të cilit po kisha serbe i qëndronte pas.

Jo vetëm në anën morale dhe përligjes së krimeve të Millosheviqit, për më tepër duke qenë edhe projektuese, frymëzuese dhe fashiste.

Nuk flitet për kishën si institucion fetar, prapavija e saj ka gjenezën tek hegjemonia ndaj të tjerëve, kryesisht shqiptarëve, vetëm tani iu kujtu Dritan Abozoviqit se qenka i tillë. Maskime të tilla nën emrin e patriotizmit nuk i "ha" askush, asnjë njeri që e ndjen veten shqiptar sdo e bënte veprimin e Abazoviqit, me marrëveshjen famkeqe me kishën serbe.

Me dhënien e autonomisë pa kufi të kishës serbe me barazimin e insitucioneve të shtetit malaz, Abazoviqi ra viktimë e paktiti Rama-Vuçiqi fillimisht për "Open Ballkan", pastaj edhe për marrëveshjen në fjalë.

Gabimin e parë të madh e bëri me bashkangjitjen e "Open Ballkan", projektit serbo-rus për shtypjen e shqiptarëve nën diktatin serb.

Kulmi ishte marrëveshja me kishën serbe, hartuese e të gjitha projekteve për shfarosje të shiotarëve me Kosovēn e cilësuar "djepi i Serbisë" pikërisht nga kisha të cilës Abazoviqi i bëri nderin, favorin më të madh, veç një shqiptar s'duhet kurrë ta bënte.

Nuk është grotesk largimi i Abazoviqit, të gjithë politikanët një ditë do të ikin, dallimi qëndron në mënyrën si ik dhe pse, ky është dallimi.Ka ikje dhe nder dhe me turp, kjo e dyta i  medalja e tradhtarit të Abazoviqit sot e përgjithmonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat