Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2022/2023

Opinione

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2022/2023

Nga: Prof.Dr.Kadri Bicaj Më: 28 gusht 2022 Në ora: 10:57
Prof.Dr.Kadri Bicaj

Për edukimin e fëmijëve nxenës, për studentët, shkollat dhe fakultetet kan qendrimin e arenës së parë pedagogjike të tyre për një edukim të drejtë. Shkollat të hapen me 01.shtator e ketij viti që nga ora 8(tetë). Jemi në prag të vitit të ri shkollore. Me fillimin e vitit të ri shkollor me datën e lartë theksuar, në mundësit-kuptohet ekonomike edhe pagat të fillojnë me një rritje të dinjitetshme aq sa lejojnë kushtet ekonomike nga 01.shtator 2022 e andej për mësusit, arsimtaret dhe profesore që shquhen në një fushë të caktuar të dijës.

Që nga shkollat fillore, sidomos ato të mesme dhe fakultetet si të vetmet institucione arsimore të cilat në mënyrë të organizuar mësojnë dhe edukojnë brezat e rinj, janë në kontakt me nxënësit e moshës më delikate, ku përveç familjes, që ka ndikim të madh në strukturën emocionale dhe në formimin e tyre, të supëregos dhe të moralit, shkolla në aktivitetin e saj edukativ, gjithmon ka qenë e prirur kah dituritë dhe strukturat edukative të nxënësve.

Viti i ri shkollor të filloj me kohë të caktuar për fitimin e njohurive të reja mësimore. Programet mësimore nëpër shkolla aty këtu tepër vuliminoze që vuajnë nga deformacionet dhe idet e së kaluarës nga filozofia tepër e thatë që nuk terëheqin që nuk terëheqin vemendjen e nxënësve,duhet hequr nga programet shkollore dhe në vend të tyre të futet ndonjë lendë e re diçka terëheqëse me një lexim të kuptueshëm për mësim të avansuar për nxënësit duke e kuptuar me mësim të miren dhe të keqën.

Mos vijimi apo humbja dhe shtyrja për një ditë, muaj apo vit e studimeve për një nxënës apo studentë – neser është e pakompensuar, kohë e humbur që nuk ka pagesë që mund ta paguaj në arritjën e suksesit të individit në mësime e mbetja mbrapa me sjellje, është më shumë humbje se sa fitim. Shkalla e arsimit dhe përgatitjes shkollore ka rëndësi themelore e dorës së parë në luftë kundër të këqijave,bëhet ma keq se sa ishte me një jetë ma të rendë pasi që arsimimi sensibilizon njeriun për të dalluar se çka është e mirë dhe çka është e keqe. Me ngritjen e arsimimit, shumë sjellje devijante e asociale në forma të ndryshme zvogëlohet. Janë të rrallë personat me arsimim të lartë që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe trupit, kundër lirive dhe të drejtave të njeriut, kundër nderit dhe autoritetit, integritetit seksual, kundër martesës dhe familjes, shëndetit publik, kundër ekonomisë, sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë, mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore e fetare, sigurisë së trafikut publik e tjera, i cili konstatim është vërtetuar dhe hulumtuar nga kërkimet empirike që janë kryer nga teoricienët e ndryshëm të shkencave juridike dhe të punëtorëve gjyqësor – gjykatësve. Kësisoj theksohet se, edhe në Kosovë, numrin më të madh të veprave penale e kryejnë personat me shkollim të ulët dhe në anën tjetër janë të rrallë personat me arsimim të lartë që kryejnë vepra penale dhe në përgjithësi të prirë për kriminalitet. Tashti në mileniumin e ri, në kryerjen e kriminalitetit të organizuar me forma të ndryshme tipike të kriminalitetit, flet edhe fakti se në kushtet bashkëkohore që po e karakterizon rritja e arsimimit të përgjithshëm publik dhe të atij privat me shkallë kulturore, nuk e zvogëlon përqindjen e sjelljeve devijante dhe asociale të disa persona të korruptuar nga arritja e lartë e kulturës materiale dhe të prirë në spekulime, mallverzime dhe makinacionet e ndryshme afariste jashtëligjore që konsiderohen organizator të kriminalitetit kolektiv – kriminel të jakës së bardh e që gjenden kryesisht në radhët e qarqeve të arsimuar më parë në sistemin komunist nga të cilët po ngulfatën reformat e reja demokratike bashkëkohore në Republikën e Kosovës.

Nga thëniet e cekura më lartë del se shoqëria kosovare po investon aq sa ka mundësi, njiherit çmos duhet të bëjë që sa ma shumë një armatë të tërë e të rinjve që i ka, të ju mundësoi në forma të ndryshme mësimin, shkollimin e arsimimin e lartë të cilët mësimi i mëson dhe krijon personalitete si të sillen në familje e në shoqëri me ato aftësi mendore për të dalluar të mirën dhe të keqën, kur dihet që arsimimi i mirëfilltë ata i krijon në personalitet të sinqertë, të çiltër, me aftësi të përgjithshme mentale, zgjuarsi, mendje-mprehtësi, fuqi mendore me qëndrime realiste ndaj jetës pa simptome neurotike, çiltëri, me sjellje të mira ndaj të tjerëve, të gëzuar me optimizëm e dëshira për shoqërim, me karakter pozitiv të qëndrimi i kujdesshëm dhe me prirje ndaj të tjerëve të cilët i karakterizon interesimi i dukshëm ndaj gjinisë së kundërt, pjekuria, edukatën, urtësinë, të kuptuarit e të tjerëve, mendjehollë të logjikshëm dhe të sjellshëm, në të kundërtën personat jo bash të shkolluar karakterizohen me vrazhdësi, qëndrimin e ftohtë ndaj të tjerëve, cektësia, papjekuria, gatishmëria për t’u nënshtruar të tjerëve, pasiguri në vetvete, të prirë kah depresioni dhe pesimizmi, largim nga shoqëria, qëndrim të pakujdesshëm ndaj rrethit shoqëror, brutalitet, mosbesim dhe xhelozi dhe të gatshëm që të kyçen në forma të ndryshme të kriminalitetit të organizuar.

Prandaj pa dallime dhe ndryshime të mëdha (por jo me modele përsëritëse e burokratike) më planë programe mësimor të kapshme për studime, për një ikje të keqes, institucionet e larta arsimore duhet sa ma parë të pajisen me kërkesat e tyre pune, mos të ketë dallime me emërtime publike dhe private, në veçanti të ndihmohen më mendjen dhe personelin arsimor të Universitetit të Prishtinës, sepse ata janë kapitali arsimor i këtij populli.

Nga;

Prof.Dr.Kadri BICAJ

Prishtinë,Gusht 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat