A u “trodh” Albin Kurti siç u “trodh” nga francezët Ramush Haradinaj?

Opinione

A u “trodh” Albin Kurti siç u “trodh” nga francezët Ramush Haradinaj?

Nga: Xhavit Kryeziu Më: 28 gusht 2022 Në ora: 15:25
Albin Kurti

Më 4.1.2017 u publikua lajmi se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,“është ndaluar nga autoritetet franceze në Aeroportin e Basel/Mulhouse në Francë si rrjedhojë e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004”. Më tej, sipas informacionit në fjalë, u tha se një Gjykatë në qytetin francez Colmar kishte vendosur ta mbante në paraburgim z. Ramush Haradinaj “derisa Beogradi ta bëjë kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij në Serbi”.

Informacionet e atyre ditëve shtonin se “sipas vendimit të Gjykatës së Colmarit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk do të mbahet në paraburgim, por as nuk do të lejohet të largohet nga qyteti Colmar derisa Gjykata e sipërpërmendur të vendosë për çështjen e tij”.

Bazuar në ngjarjet që rrodhën më pas, Ramush Haradinaj do të qëndrojë në Francë nën “arrest” për katër muaj të plotë, gjegjësisht deri më 27.4.2017, në ditën kur më në fund “Gjykata Franceze e Colmarit “vendosi” për lirimin e tij”.

Gjatë katër muajve sa zgjati “arresti” i z. Haradinaj në Francë, ai u vërshua nga vizitat e panumërta të shumë mërgimtarëve tanë jo vetëm nga Franca, por edhe nga vendet tjera të Evropës e më gjerë. Përveç përkrahjes morale, mërgimtarët tanë si gjithmonë ishin shumë dorëlirë kur është pyetje çështja e atdheut, dhe kështu ata e mbështetën z.Haradinaj bukur mirë edhe me mjete të majme financiare.

Të kujtojmë se në atë kohë, Ramush Haradinaj kishte simpatinë dhe mbështetjen e fuqishme të popullit të Kosovës, për shkak të “kundërshtimit të ashpër” të tij sa i përket demarkacionit me Malin e Zi. Ata që kujtojnë më shumë mbajnë mend një episod të veçantë derisa Ramush Haradinaj ia kishte përplasur hartën në fytyrë dhe e kishte fyer rëndë me fjalë denigruese (si “peder”(homoseksual) Murat Mehën, kryetarin e komisionit për shënimin e demarkacionit me Malin e Zi,! Si rrjedhojë e kundërshtimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj, si dhe të deputetëve të “Vetëvendosjes”, e mbi të gjitha si pasojë e protestave të ashpra të masave të gjëra popullore, Kuvendi i Kosovës e kishte të pamundur ta miratonte marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, sa do që një gjë e tillë u arrit më vonë pas thyerjes së lehtë të deputetëve të shitur të Kuvendit të Kosovës, si dhe presionit të padrejtë faktorit ndërkombëtar, të cilin si gjithmonë e brengosnin interesat e tyre, e jo ato të Kosovës dhe të popullit të saj shumicë Shqiptar.

Si rrodhën gjërat më vonë?

Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në Kosovë kah fundi i vitit 2017 (pra, në kohën kur u votua demarkacioni me Malin e Zi) dëshmuan se sa “i vendosur” kishte qenë Ramush Haradinaj për ta mbrojtur tokën e Kosovës. E dimë se menjëherë pas zgjedhjeve, Ramush Haradinaj dpo të rizgjidhet kryeministër i Kosovës ndonëse partia e tij, AAK, edhe kësaj radhe si asnjëherë më parë nuk kishte fituar shumicën e nevojshme të vota tave për ta kandiduar kryeministrin nga radhët e tyre. Karrigia e kryeministrit e “ndryshoi” z. Haradinaj për 360 shkallë: si “kundërshtar” i fuqishëm i deridjeshëm i demarkacionit me Malin e zi, ai menjëherë vulosi me dorën t’ia falë Malit të Zi Çakorrin dhe Kullën përfshirë mbi 8300 hektarë të tokës shqiptare të Kosovës.

Si ndodhi që kryeministri Ramush Haradinaj të heq dorë aq kollaj nga Kulla e Çakorri, apo nga “toka e varreve të të parëve tanë”, siç thoshte vetë ai, përpara se të bëhej kryeministër?

Tani, cili është Ramush Haradinaj i vëretë: ai që kundërshtonte ashpër demarkacionin apo ai sapo hipi në pushtet ia fali tokë shqiptare Malit të Zi? Një gjë duket të jetë e vërtetë. Gjatë tre muajve “nën arrest” në Colmar të Francës, rezultoi se autoritetet franceze e kishin “tredhur” atë për t’ia “ndërruar mendjen” për demarkacionin me Malin e Zi. Më e rëndësishmja ishte se z.Haradinaj e kishte pranuar me vetëdëshirë “tredhjen” e tij për t’u shpërblyer më vonë me postin e kryeministrit të Kosovës, të cilin ai e ka lakmuar gjithmonë.

Mirëpo, çfarë kanë të ngjashme mbajtja “nën arrest” në Francë për katër muaj e z. Ramush Haradinaj me vizitën e para pak kohësh të kryeministrit aktual Albin Kurti në SHBA?

Vetë “simptomat” e zbutjes së Albin Kurtit më bëjnë të besoj në atë që e thashë si më sipër.

Se edhe Albin Kurti po ecën rrugës së Ramush Hrardinajt dhe të paraardhësve të tij, mjaftojnë të përmenden vetëm disa fakte. Se karrigia dhe pushteti janë shumë të ëmbla këtë e vërtetuan të gjithë pushtetarët e Kosovës. Albin Kurti sapo bë kryeministër ai menjëherë ia ktheu shpinën flamurit kombëtar për ta pranuar atë “lara-lara”, siç e quante dikur flamurin e Kosovës. Gjithashtu, filloi t’i rrijë gatitu himnit të Kosovës për të cilin sa ishte në pushtet as nuk ngrihej në këmbë. Sapo u bë kryeministër, Albin Kurti shkeli “betimin” e tij më kryesor: “e “harroi” bashkimin kombëtar për të cilin “luftoi” edhe kundër policëve të cilët sot i komandon. Sapo u bë kryeministër, Albin Albin Kurti e “harroi” reciprocitetin me Serbinë për të cilin mori vota nga populli. Albin Kurti e formoi qeverinë me serbët e Lista “Sërpskës” ndonëse derisa nuk kishte pushtet ishte i “vendosur” të mos e formonte qeverinë me serbët e Listës “Sërpska” të Aleksandar Vuçiqiti, por vetëm me serbët e Kosovës. Mbi të gjitha, Albin Kurti e “theu” qëndrimin e tij për të mos bërë negociata me Serbinë për çështjet e brendshme të Kosovës, por që siç po e shohin edhe fëmijët, ai po ulet me Aleksandër Vuçiqin njësoj siç janë ulur edhe të gjithë paraarardhësit e tij, me të cilin po bën lëshime në dëm të Kosovës.

Faktet si këto më lartë, dhe ky i fundit ti nënshkrimit të marrëveshjes për dokumente me Aleksandër Vuçiqin dëshmojnë se Albin Kurti me të vërtetë është “tredhur” si pararendësi i tij Ramush Haradinaj.

Zbatimi i reciprocitetit ndaj Serbisë i cili nuk do të fillojë së zbatuari as pas 1 Shtatorit, përkundër “këmbëngulësisë” së Albin Kurtit, dëshmon qartë se politikanët shqiptarë që të gjithë me rend janë “patriotë” derisa nuk kanë pushtet, dhe “antikombëtarë” derisa janë në pushtet. Marrëveshja e paradokohshme me “Elektrosever”-in e Serbisë për energjinë në veriun e Kosovës është dëshmia më e mirë se Albin Kurti do të bëhet “ramush” “hashim” e “isa” dhe ai do ta pranojë edhe Asociacionin (apo “Zajednicën”, siç e quante dikur) e Komunave me shumicë Serbe sepse për këtë është e vendosur Serbia, dhe në krahë të Serbisë janë ndërkombëtarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat