Ideali dhe vizioni ynë i përbashkët

Opinione

Ideali dhe vizioni ynë i përbashkët

Nga: Arben Kurteshi Më: 2 shtator 2022 Në ora: 17:51
Arben Kurteshi

Kurrë nuk do të krijohen kushtet dhe rrethanat për bashkim kombëtare Shqipëri-Kosovë derisa ne mendojmë dhe besojmë se ato kushte dhe rrethana do të krijohen nga jashtë.

Në të kundërtën ato kushte dhe rrethana do të na shtynë dhe valëvitin në drejtimin që duan, sikur që na shtynë drejt „Mini Shengenit“ e „Ballkani i hapur“.

Në momentin kur ne mbjellim „Bashkimin Kombëtarë“ në mendjet tona dhe kultivojmë atë, aty veçse fillon bashkimi.

Vërtet realisht ne nuk mund ta bëjmë bashkimin përnjëherë; por duke e bërë atë ideal zemre dhe vizion mendje, ne vet i krijomë kushtet dhe rrethanat deri në arritje.

Nëse caku ynë „Bashkimi Kombëtare“ është në harmoni me synimin, përpjekjet, sakrificat, vendosshmërin e këmbënguljen tonë, dhe nëse bëhet projekti e ideali kryesorë i zemrave tona dhe vozioni kryesorë kombëtare i mendjeve tona, atëherë bashkimi jo vetëm se është i arritshëm por edhe i pa shmangshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat